Kapitujt

1 i Mbretėrve: 13. Dėnohet lteri nė Betel

13

1 Dhe, ja, njė njeri i Hyjit prej Judės, me urdhėr tė Zotit, erdhi nė Betel mu atėherė kur Jeroboami kishte hipur nė lter pėr ta djegur kemin. 2 Ai, me urdhėr tė Zotit bėrtiti kundėr lterit e tha: “Lter, o lter! Kėshtu thotė Zoti: ‘Ja, do tė lind njė djalė nė shtėpinė e Davidit me emrin Jozi! Ai do t’i flijojė mbi ty priftėrinjtė e lartėsive, qė kanė flijuar mbi ty kemin dhe do tė djegė mbi ty eshtra njerėzish”! 3 Njėkohėsisht dha kėtė shenjė duke thėnė: “Dhe, ja, shenja se janė fjalėt e Zotit: Ja, lteri do tė ēahet e hiri, qė ėshtė mbi tė, do tė derdhe”!

4 Mbreti, posa dėgjoi fjalėn e njeriut tė Hyjit, qė bėrtiti kundėr lterit nė Betel, e shtriu dorėn e vet qė kishte mbi lter e tha: “Kapeni”! Porse dora e tij qė e shtriu kundėr atij njeriu, iu ngri dhe s’mundi ta mbledhė mė. 5 Po edhe lteri u ēa dhe u derdh hiri qė ishte mbi tė, sipas shenjės qė njeriu i Hyjit e kishte dhėnė me urdhėr tė Zotit.

6 Atėherė mbreti mori fjalėn e i tha njeriut tė Hyjit: “Lute Zotin, Hyjin tėnd, e ndėrmjetėso pėr mua qė tė mund ta mbledh dorėn time”. Njeriu i Hyjit iu lut Zotit dhe dora e mbretit u kthye dhe u bė siē ishte mė parė.

7 Atėherė mbreti i tha njeriut tė Hyjit: “Eja me mua nė shtėpi pėr bukė e do tė tė jap edhe dhurata”. 8 Por njeriu i Hyjit iu pėrgjigj mbretit: “Po tė mė jepje edhe gjysmėn e shtėpisė sate, nuk do tė vija me ty as s’do tė haja bukė, as s’do tė pija ujė nė kėtė vend, 9 sepse kėshtu mė qe urdhėruar me fjalėn e Zotit: ‘As mos ha, as mos pi ujė, as mos u kthe rrugės nėpėr tė cilėn ke shkuar’”!

10 Shkoi, pra, njė rruge tjetėr e nuk u kthye nėpėr atė rrugė, nėpėr tė cilėn kishte shkuar nė Betel.

Njeriu i Hyjit dhe profeti

11 Nė Betel jetonte njė profet i moēėm. Bijtė e tij erdhėn dhe i treguan gjithēka kishte bėrė atė ditė nė Betel njeriu i Hyjit. Ia treguan t’et edhe fjalėt qė ia kishte thėnė mbretit. 12 I ati i pyeti: “Nga ia mbajti”? Tė bijtė ia treguan udhėn sė cilės shkoi njeriu i Hyjit qė kishte ardhur nga Juda. 13 U tha ky tė bijve: “Ma shiloni gomarin”! Pasi ia shiluan, hipi nė gomar, 14 u nis pas njeriut tė Hyjit dhe e gjeti duke ndenjur nėn njė terebentinė. I tha: “A mos je ti ai njeriu i Hyjit qė erdhi nga Juda”? Ai iu pėrgjigj: “ Unė jam”. 15 Ai i tha: “Eja me mua nė shtėpi pėr tė ngrėnė bukė. ”. 16 Ai iu pėrgjigj: “Nuk mund tė kthehem as tė vij me ty. Nuk do tė ha bukė, as nuk do tė pi ujė nė kėtė vend, 17 sepse kėshtu mė ėshtė thėnė me anė tė fjalės sė Zotit: ‘As mos ha bukė, as mos pi ujė aty; madje as mos u kthe rrugės, nėpėr tė cilėn tė kesh shkuar’”. 18 Por ai i tha: “Edhe unė jam profet si ti; tashti edhe mua njė engjėll me urdhėr tė Zotit mė tha : ‘Bėje tė kthejė ai njeri nė shtėpinė tėnde pėr tė ngrėnė bukė e pėr tė pirė ujė’”.

19 E gėnjeu dhe e bėri tė kthehej me tė. Kėshtu hėngri bukė nė shtėpinė e tij dhe piu ujė.

20 Ndėrsa ishin nė tryezė, profetit qė e bėri tė kthehej, i erdhi fjala e Zotit 21 e profeti i bėrtiti njeriut tė Hyjit, qė kishte ardhur nga Juda e i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Pasi nuk e dėgjove fjalėn e Zotit e nuk e zbatove urdhrin qė ta dha Zoti, Hyji yt, 22 dhe ktheve, hėngre bukė e pive ujė nė vendin qė Zoti tė kishte urdhėruar tė mos haje bukė as tė mos pije ujė, kufoma jote nuk do tė varroset nė varrezėn e tė parėve tė tu’”.

23 Pasi njeriu i Hyjit hėngri bukė e piu, e shiloi pėr vete gomarin e profetit qė e ktheu, 24 u nis e shkoi. Rrugės e takoi njė luan, i cili e mbyti. Kėshtu kufoma e tij rrinte shtrirė nė rrugė. Pranė tij qėndronte gomari, po edhe luani qėndronte pėrskaj kufomės. 25 Njerėzit qė kalonin, e panė kufomėn e shtrirė nė udhė edhe luanin qė rrinte pranė kufomės. Ata erdhėn dhe e pėrhapėn lajmin nė qytet ku jetonte profeti i moshuar. 26 Kur dėgjoi profeti qė e kishte bėrė tė kthehej nga udha, tha: “Ėshtė ai njeriu i Hyjit qė nuk e dėgjoi fjalėn e Zotit dhe Zoti e la ndėr kthetra tė luanit. Luani e copėtoi dhe e mbyti, sipas fjalės sė Zotit qė e ka thėnė pėr tė”. 27 Dhe u tha bijve tė vet: “Shilomani gomarin!” Ata ia shiluan. 28 Ai shkoi dhe e gjeti kufomėn e tij tė hedhur mes rrugės dhe gomarin e luanin qė po rrinin pėrbri kufomės. Luani s’kishte ngrėnė gjė prej kufomės as s’e kishte lėnduar gomarin.

29 Profeti e mori kufomėn e njeriut tė Hyjit, e vuri nė gomar. Profeti i moshuar u kthye nė qytetin ku banonte pėr t’i bėrė gjėmėn dhe pėr ta varrosur. 30 Kufomėn e tij e varrosi nė varrin e vet dhe e vajtuan: “I mjeri unė, vėlla”!

31 Kur e varrosėn, u tha bijve tė vet: “ Kur tė vdes unė, mė varrosni edhe mua nė varrin ku u varros njeriu i Hyjit: pėrbri eshtrave tė tij vini edhe eshtrat e mi. 32 Pa farė dyshimi do tė plotėsohet fjala qė e parafoli me urdhėr tė Zotit kundėr lterit qė ėshtė nė Betel dhe kundėr tė gjithė tempujve tė lartėsirave qė janė nė Samari”.

33 As pas kėtyre ngjarjeve Jeroboami nuk u kthye nga rruga e vet tepėr e keqe, por gjithnjė vazhdoi tė bėjė priftėrinj pėr tempujt e lartėsirave njerėz tė marrė thjesht prej popullit: kushdo qė donte, Jeroboami i jepte pushtetin e priftėrisė dhe e bėnte prift lartėsirash.

34 Kjo gjė e bėri shtėpinė e Jeroboamit tė bjerė nė mėkat dhe i shkaktoi rrėnimin e plotė dhe e zhduki nga faqja e dheut.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Dėnohet lteri nė Betel