Kapitujt

1 i Mbretėrve: 15. Mbretėria e Abiamit nė Judė /913 911/

15

1 Nė tė tetėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Jeroboamit, tė birit tė Nabatit, Abiami u bė mbret i Judės. 2 Mbretėroi nė Jerusalem tre vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Maakė. Ishte e bija e Abesalomit. 3 Ai u dha pas tė gjitha mėkateve qė kishte bėrė i ati para tij. Zemra e tij nuk qe e ndershme ndaj Zotit, Hyjit tė vet, siē ishte zemra e Davidit, stėrgjyshit tė tij. 4 Por, pėr dashuri tė Davidit, Zoti, Hyji i tij ia dha njė dritėz nė Jerusalem duke e ngritur birin e tij pas tij pėr ta mbajtur gjallė Jerusalemin. 5 E kjo sepse Davidi kishte bėrė ē’ėshtė e drejtė para syve tė Zotit dhe gjatė krejt jetės sė tij nuk iu shmang asnjė urdhri, qė Zoti ia kishte dhėnė, pėrveē nė ēėshtjen e Uri Heteut. 7 Veprat e tjera tė Abiamit dhe gjithēka bėri, pse a nuk janė tė shkruara nė Librin e Analeve tė Judės? Ndėrmjet Abiamit e Jeroboamit u bė luftė e vazhdueshme. 8 Abiami fjeti me tė parėt e vet. Qe varrosur nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi Asa, i biri.

Mbretėria e Asės nė Judė /911‑870/

9 Nė tė njėzetin vit tė mbretėrimit tė Jeroboamit, mbretit tė Izraelit, mbret i Judės u bė Asa. 10 Ky mbretėroi nė Jerusalem dyzet e njė vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Maakė, bija e Abesalomit.

11 Asa bėri ē’ėshtė e drejtė para syve tė Zotit, si Davidi, stėrgjyshi i tij. 12 Ai i dėboi nga vendi laviret e kushtuara dhe i zhduki tė gjithė idhujt qė i punuan tė parėt e tij. 13 Pėr mė tepėr i hoqi tė drejtėn e Nėnės‑Mbretėreshė nėnės sė vet, Maakės, sepse ajo kishte punuar njė idhull tė turpshėm tė Aserės. Asa e copėtoi tė turpshmin idhull dhe e dogji nė pėrruan Cedron. 14 Porse lartėsirat nuk i zhduku, megjithėse zemra e Asės ishte e pėrsosur para syve tė Zotit gjatė gjithė jetės sė tij. 15 Ai i solli nė Shtėpinė e Zotit tė gjitha gjėrat e kushtuara prej t’et e prej tij: argjend, ar dhe enė.

16 Ndėrmjet Asės e Baasės, mbretit tė Izraelit, gjatė gjithė jetės sė tyre pati luftė. 17 Baasa, mbreti i Izraelit, e sulmoi Judėn dhe zuri ta forcojė Ramėn pėr t’ia penguar lėvizjet Asės, mbretit tė Judės. 18 Atėherė Asa mori tė gjithė argjendin dhe arin qė kishte mbetur nė thesarin e Shtėpisė sė Zotit dhe nė thesarin e pallatit mbretėror, ua dha shėrbėtorėve tė vet dhe i ēoi te Benadadi, biri i Tabremonit, tė birit tė Hezionit, mbretit tė Sirisė, i cili banonte nė Damask. I ēoi kėtė porosi: 19 “Mbetet nė fuqi besėlidhja ndėrmjet meje e teje sikurse ndėrmjet babait tėnd e babait tim. Prandaj tė dėrgova dhuratė argjend e ar. Tė lutem prishe besėlidhjen qė ke me Baasėn, mbretin e Izraelit, qė tė mė hiqet qafe”! 20 Benadadi e dėgjoi mbretin Asė. Kundėr qyteteve tė Izraelit i dėrgoi krerėt e ushtrisė sė vet dhe pushtuan Ahionin, Danin, Abelbetmaakėn dhe mbarė Keneretin me tėrė tokėn e Neftaliut. 21 Kur e mori vesh Baasa, e ndėrpreu fortifikimin e Ramės dhe u kthye nė Tersė. 22 Atėherė mbreti Asė, bashkoi mbarė Judenė pa pėrjashtuar askėnd; i mori gurėt e lėndėn e Ramės qė e kishte fortifikuar Baasa. Mbreti Asė me ta fortifikoi Gabanė e Beniaminit dhe Masfėn.

23 Tė gjitha veprat e tjera tė Asės, trimėritė e tija dhe gjithēka bėri tjetėr, si dhe qytetet qė i fortifikoi, pse a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? Nė tė vėrtetė nė pleqėrinė e tij vuajti nga njė sėmundje kėmbėsh. 24 Pushoi me tė parėt e vet dhe qe varrosur me ta nė Qytetin e Davidit, babait tė tij. Nė vend tė tij mbretėroi Jozafati, djali i tij.

Mbretėria e Nadabit nė Izrael /910‑909/

25 Nadabi, biri i Jeroboamit, mbretėroi mbi Izrael nė vitin e dytė tė Asės, mbretit tė Judės. Mbretėroi mbi Izrael dy vjet. 26 Bėri ē’ėshtė e keqe ndėr sy tė Zotit, eci udhės sė babait tė vet dhe nė mėkatin e tij, me tė cilin e bėri tė mėkatojė edhe Izraelin. 27 Baasa, biri i Ahisė, prej shtėpisė sė Isaharit, i vuri pritė dhe e vrau nė Gebeton, qė ėshtė qytet i filistenjve, kur Nadabi e mbarė Izraeli po mbanin nė rrethim Gebetonin. 28 Baasa e vrau nė tė tretin vit tė mbretėrimit tė Asės nė Judė dhe mbretėroi nė vend tė tij. 29 Pasi e mori mbretėrinė nė dorė, e vrau mbarė shtėpinė e Jeroboamit. S’la gjallė asnjė frymė tė vetme prej farės sė tij derisa ia shoi farėn sipas fjalės sė Zotit qė e kishte thėnė me anė tė shėrbėtorit tė vet Ahisė nga Siloja 30 pėr shkak tė mėkateve tė Jeroboamit qė i kishte bėrė vetė, dhe tė mėkateve qė e kishte bėrė Izraelin t’i bėnte, duke shkaktuar kėshtu zemėrimin e Zotit, Hyjit tė Izraelit.

31 Veprat e tjera tė Nadabit dhe tė gjitha trimėritė qė i ka bėrė, a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 32 Ndėrmjet Asės e Baasės, mbretit tė Izraelit, u bė luftė gjatė gjithė jetės sė tyre.

Mbretėrimi i Baasės nė Izrael /909‑886/

33 Tė tretin vit tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės, nė Tersė u bė mbret mbi mbarė Izraelin Baasa, biri i Ahisė e mbretėroi njėzet e katėr vjet. 34 Ai bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit dhe eci udhės sė Jeroboamit e nė mėkatin e tij me tė cilin e kishte bėrė Izraelin tė mėkatonte.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Mbretėria e Abiamit nė Judė /913 911/