Kapitujt

1 i Mbretėrve: 18. Takimi i Elisė me Abdinė

18

1 Pas shumė kohe, fjala e Zotit i qe drejtuar Elisė nė vitin e tretė me kėto fjalė: “Shko e paraqitu tek Akabi, sepse dua tė lėshoj shi mbi sipėrfaqen e tokės”. 2 U nis pra, Elia pėr t’u takuar me Akabin.

Nė Samari mbretėronte njė uri e madhe fort. 3 Atėherė Akabi e thirri drejtorin e shtėpisė sė vet, Abdinė. Abdia e dronte shumė Zotin. 4 E njėmend, kur Jezabela i vriste profetėt e Zotit, Adbia i mori njėqind profetė dhe i fshehu nga pesėdhjetė nė shpellė dhe i mbante me bukė e me ujė. 5 Kėshtu, pra, Akabi i tha Abdisė: “Dil nėpėr vend e shko gjithkund ku ka burime tė gjalla uji e nė tė gjitha luginat, nė mos gjejmė ndokund bar qė tė mund t’i shpėtojmė gjallė kuaj e mushq e tė mos na duhet tė presim ndonjė prej bagėtive.” 6 I ndanė krahinat, tė cilat do t’i kalonin njėri edhe tjetri: Akabi shkonte veēmas nė njėrėn anė, e Abdia veēmas nė anėn tjetėr.

7 Ndėrkohė qė Abdia ishte nė udhėtim, dhe ja, pėrpara nė takim i doli Elia. Abdia, pasi e njohu, ra me fytyrė pėrdhe e tha: “Po a mos je ti, imzot, Elia?” 8 Elia iu pėrgjigj: “Unė vetė! Por shko e i thuaj zotėrisė tėnd: ‘Ėshtė kėtu Elia’”! 9 Kurse ai i tha: “Po ē’mėkat kam bėrė qė po mė dorėzon shėrbėtorin tėnd nė dorė tė Akabit pėr tė mė vrarė? 10 Pasha jetėn e Zotit, Hyjit tėnd, s’ka popull as mbretėri, ku nuk ka dėrguar zotėria im njerėz pėr tė tė kėrkuar dhe, pasi tė gjithė iu pėrgjigjėn: ‘Nuk ėshtė kėtu’, i ka bėrė tė pėrbetohen popuj e mbretėri se nuk tė kanė gjetur askund. 11 E tani po mė thua: ‘Shko e i thuaj zotėrisė tėnd: Ja, Elia’! 12 Posa tė largohem prej teje, shpirti i Zotit do tė tė ēojė nė njė vend qė unė nuk e di, kurse unė do tė shkoj e do ta lajmėroj Akabin dhe kur nuk do tė tė gjejė ai, do tė mė vrasė. E pra, shėrbėtori yt e dron Zotin qė prej fėmijėrisė sė vet! 13 Vallė, a nuk do ta kenė vėnė nė dijeni imzotin ēfarė kam bėrė kur Jezabela i vriste profetėt e Zotit: se i fsheha prej profetėve tė Zotit njėqind vetė, pesėdhjetė nė njė shpellė e pesėdhjetė nė njė tjetėr dhe se i kam mbajtur me bukė e me ujė? 14 E tani po mė urdhėron: ‘Shko e thuaj zotėrisė tėnd: ‘Ja, ku ėshtė Elia’!, qė tė mė vrasė”! 15 Elia i tha: “Pasha jetėn e Zotit tė gjithėpushtetshėm, nė shėrbimin e tė cilit jam unė: sot do tė dal para tij”!

Elia dhe Akabi

16 Shkoi, pra, Abdia nė takim me Akabin dhe i tregoi.

Akabi erdhi tė takohej me Elinė. 17Posa e pa, i tha: “Kėtu qenke a, o ogurziu i Izraelit”? 18 Ai iu pėrgjigj: “Unė nuk i sjell tė keqe Izraelit, por ti dhe shtėpia e tėt eti, qė i keni lėnė urdhėrimet e Zotit dhe po i ndjek baalėt! 19 Por tani mblidhe para meje mbarė Izraelin nė malin e Karmelit si dhe katėrqind e pesėdhjetė profetėt e Baalit, edhe katėrqind profetėt e Aserės qė ushqehen prej tryezės sė Jezabelės”.

Flia e Karmelit

20 Akabi ēoi e thirri tė gjithė bijtė e Izraelit e i bashkoi profetėt nė malin Karmel. 21 Atėherė Elia doli para mbarė popullit e tha: “Deri kur do tė ēaloni nė tė dyja anėt? Nėse Zoti ėshtė Hyj, ndiqeni atė, po nė qoftė se ėshtė Baali, ndiqeni atėherė atė”! Por populli nuk iu pėrgjigj asnjė fjalė. 22 Atėherė Elia vazhdoi: “I vetmi kam mbetur unė si profet i Zotit, kurse profetė tė Baalit janė katėrqind e pesėdhjetė vetė! 23 Le tė na jepen dy mėzetėr. Ata le ta zgjedhin njėrin mėzat, le ta ndajnė pjesė‑pjesė e le ta vėnė mbi dru, por tė mos i shtien zjarr. Edhe unė do ta pėrgatis mėzatin tjetėr dhe do ta vė mbi dru; zjarr s’do t’i shtie. 24 Thirreni nė ndihmė emrin e hyjit tuaj dhe unė do ta thėrras nė ndihmė Emrin e Zotit. Hyji qė do tė pėrgjigjet me anė tė zjarrit, ėshtė Hyji i vėrtetė”. Mbarė populli u pėrgjigj: “Mirė e ke”!

25 Elia u tha profetėve tė Baalit: “Zgjidheni ju njėrin mėzat, e filloni ju, sepse jeni mė shumė. Thirreni nė ndihmė emrin e zotit tuaj, por mos shtini zjarr”.

26 Ata e morėn mėzatin qė u takoi, dhe e pėrgatitėn. E thirrnin emrin e Baalit prej mėngjesit e deri nė mesditė e thoshin: “Dėgjona ne, o Baal”! Por s’dėgjohej zė as s’kishte kush tė pėrgjigjej. E vazhdonin duke kėrcyer rreth lterit qė kishin ndėrtuar.

27 Kur u bė mesditė, Elia zuri t’i vėrė nė lojė e u thoshte: “Bėrtitni mė tė madhe, sepse ai ėshtė hyj: do tė jetė i zėnė me punė, do tė jetė ndokund pėr rrugė ose sigurisht e ka zėnė gjumi e zgjojeni”. 28 Ata zunė tė bėrtisnin me zė mė tė madh dhe, sipas ritit tė tyre, thereshin me thika e me shigjeta derisa i mbuloi gjaku.

29 Por, pasi kaloi mesdita e, ndėrsa ata ende po profetizonin, erdhi koha kur ėshtė zakon tė kushtohet flia, e nuk dėgjohej zė as s’ishte askush qė t’u pėrgjigjej e t’i dėgjonte kėta qė po luteshin, 30 Elia i tha popullit mbarė: “Afrohuni tek unė”! Mbarė populli iu afrua; Elia, si e ndreqi lterin e Zotit qė kishte qenė rrėnuar, 31 mori dymbėdhjetė gurė, sipas numrit tė dymbėdhjetė fiseve tė Jakobit, tė cilit i kishte qenė drejtuar fjala e Zotit: “Ti do tė quhesh Izrael”! 32 Me gurė ndreqi lterin nė Emėr tė Zotit, hapi pėrreth lterit njė kanal tė gjerė aq sa tė mund tė nxėrė dy masė grurė, 33 i vendosi drutė, e ndau gjymtyrė ‑ gjymtyrė mėzatin dhe e vuri mbi dru 34 e tha: “Mbushni me ujė katėr shtamba dhe derdhni mbi flinė e shkrumbimit e mbi dru”. Pėrsėri foli: “Bėni kėshtu edhe njė herė”! Kėta, pasi bėnė ashtu edhe herėn e dytė, ai u tha: “Bėni po ashtu edhe herėn e tretė”! Bėnė ashtu edhe tė tretėn herė 35 e ujėt rridhte rreth e rreth lterit, saqė u mbush kanali me ujė. 36 Pasi erdhi koha qė tė kushtohej flia, si u afrua Elia profet, tha: “O Zot, Hyji i Abrahamit, i Izakut dhe i Izraelit, dėftoje sot se ti je Hyji nė Izrael, se unė jam shėrbėtori yt dhe se tė gjitha kėto i kam bėrė me urdhrin tėnd. 37 Mė dėgjo, o Zot, mė dėgjo, qė ky popull ta kuptojė se ti, o Zot, je Hyj dhe se ti je ai qė e kthen nga vetja zemrėn e tyre pėrsėri”!

38 Dhe ra zjarri i Zotit dhe e pėrpiu flinė e shkrumbimit, drutė, gurėt, pluhurin, e thithi deri edhe ujin nė kanal.

39 Populli, posa e pa kėtė gjė, ra pėrmbys me fytyrė pėrdhe e tha: “Zoti ėshtė Hyj, Zoti ėshtė Hyj”! 40 Elia u tha: “Kapni profetėt e Baalit dhe asnjė tė mos ju shpėtojė”! Ata i kapėn tė gjithė e Elia i ēoi nė pėrruan Cison dhe aty i vrau tė gjithė.

Mbarimi i thatėsisė

41 Elia i tha Akabit: “Ngjitu lart, ha e pi, sepse dėgjohet ushtima e shiut tė madh”! 42 Ndėrsa Akabi po ngjitej lart pėr tė ngrėnė e pirė, Elia u ngjit nė majė tė Karmelit, u ul pėr tokė dhe e fshehu fytyrėn ndėrmjet gjunjėve, 43 e i tha djaloshit tė vet: “Ngjitu lart e shiko drejt detit”. Ky u ngjit, e hodhi shikimin e tha: “Asgjė nuk hetoj”. Pėrsėri i tha: “Kthehu shtatė herė”! 44 Tė shtatėn herė djaloshi tha: “Ja, njė re e vocėrr, pothuaj sa dora e njeriut, po ngrihet nga deti”. Atėherė Elia i tha: “Ngjitu e thuaj Akabit: Mbėrthe e zbrit qė tė tė mos zėrė shiu”!

45 Menjėherė u terratis qielli prej resh e prej duhmės dhe ra njė shi i rėndė. Akabi hipi nė karrocė dhe shkoi nė Jezrahel. Dora e Zotit ishte mbi Elinė, si i shtrėngoi ijėt, vraponte para Akabit derisa arriti nė Jezrahel.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Takimi i Elisė me Abdinė