Kapitujt

1 i Mbretėrve: 21. Naboti s’dėgjon ta lėshojė vreshtin e vet

21

1 Pas kėtyre ngjarjeve ja se ēfarė ndodhi: Naboti prej Jezrahelit kishte njė vresht nė Jezrahel afėr pallatit tė Akabit, mbretit tė Samarisė. 2 Akabi i tha Nabotit: “Ma jep vreshtin tėnd, se dua ta bėj kopsht perimesh pasi e kam afėr e pranė shtėpisė sime. Unė do tė tė jap pėr tė njė vresht mė tė mirė ose, nė qoftė se ty tė pėlqen mė tepėr, vlerėn e tij ta jap nė tė holla”. 3 Naboti iu pėrgjigj: “Zoti mos e thėntė qė unė tė ta jap trashėgimin e tė parėve tė mi”!

Akabi dhe Jezabela

4 Akabi u kthye nė shtėpinė e vet i zymtė dhe i vranėt pėr shkak tė fjalės qė ia tha Naboti Jezrahelas: “Nuk do tė ta jap trashėgimin e tė parėve tė mi”. Ra nė shtrojėn e vet, u kthye me fytyrė nga muri dhe nuk dėgjoi tė hajė bukė. 5 Hyri tek ai Jezabela, gruaja e tij, dhe e pyeti: “Pse je prishur kėshtu? Pse s’ afrohesh pėr tė ngrėnė bukė”? 6 Ai u pėrgjigj: “Sepse bisedova me Nabotin Jezrahelas e i thashė: Ma jep vreshtin tėnd e merri paratė; ose, nėse ti do, tė tė jap njė vresht tjetėr pėr tė. Por ai m’u pėrgjigj: ‘Nuk ta jap vreshtin tim’”. 7Atėherė Jezabela, gruaja e tij, i tha: “Hajt, o njeri! Po a s’ je ti mbreti i Izraelit? Ēohu dhe ha e mos e vra mendjen, sepse unė do tė ta jap vreshtin e Nabotit jezrahelas”!

Vrasja e Nabotit

8 Jezabela mori e shkroi disa letra nė emėr tė Akabit, i vulosi me unazėn e tij dhe ua dėrgoi krerėve dhe njerėzve me rėndėsi qė ishin nė qytetin e tij dhe banonin me Nabotin. 9 Nė letra ajo shkruante kėshtu: “Shpallni agjėrim dhe caktoni qė nė krye tė vendit nė mbledhje tė rrijė Naboti. 10 Vini pėrballė tij dy vetė, njerėz tė poshtėr, qė tė dėshmojnė kundėr tij e tė thonė: ‘Ti e ke mallkuar Hyjin dhe mbretin!’; atėherė nxirreni jashtė e vriteni me gurė qė tė vdesė”.

11 Qytetarėt e Nabotit, pleqtė e krerėt e tij, qė banonin me tė nė qytet, bėnė siē u kishte urdhėruar Jezabela dhe si ishte e shkruar nė letrat qė u kishte dėrguar. 12 Shpallėn agjėrimin, e vunė Nabotin nė krye tė mbledhjes, 13 dolėn dy njerėz tė poshtėr, u ulėn pėrballė tij dhe kėta, si njerėz tė pashpirt qė ishin, bėnė dėshmi kundėr tij para bashkėsisė: “Naboti e ka mallkuar Hyjin dhe mbretin”. Pėr kėtė arsye e nxorėn jashtė qytetit dhe e mbytėn me gurė. 14 Pastaj i ēuan lajmin Jezabelės: “Naboti u vra me gurė dhe vdiq”.

15 Kur e mori Jezabela lajmin se Naboti ishte vrarė me gurė dhe se kishte vdekur, i tha Akabit: “Ēohu e zotėroje vreshtin e Nabotit jezrahelas qė nuk deshi ta shiste; Naboti nuk ėshtė mė gjallė, na e mori tė keqen!” 16 Kur e mori vesh Akabi se kishte vdekur Naboti, u ēua e zbriti nė vreshtin e Nabotit jezrahelas pėr ta marrė nė zotėrim.

Elia kumton dėnimin e Hyjit

17 Atėherė i qe drejtuar fjala e Zotit Elisė prej Tesbiut. I tha: 18 “Ēohu dhe zbrit pėr t’u takuar me Akabin, mbretin e Izraelit, qė ėshtė nė Samari. Ja, do ta gjesh nė vreshtin e Nabotit, ku ka zbritur pėr ta marrė nė zotėrim. 19 Fol me tė e thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Vrave dhe tani po plaēkit! Pastaj shto: Kėshtu thotė Zoti: Nė atė vend ku qentė lėpinė gjakun e Nabotit, do tė llapin edhe gjakun tėnd”! 20 Akabi i tha Elisė: “A mė zure nė faj, o armiku im”? Ai iu pėrgjigj: “Tė gjeta, po, sepse je shitur pėr tė bėrė tė keqen para syve tė Zotit. 21 Ja, veēse ende nuk ta kam ngjeshur tė keqen mbi ty, sepse do tė fshij me tė parė e tė mbramė tė Akabit gjithsa janė meshkuj, tė madh e tė vogėl nė Izrael! 22 Dhe do tė bėj me familjen tėnde siē kam bėrė me shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nabatit, dhe siē bėra me shtėpinė e Baasės, birit tė Ahisė, sepse ke vepruar pėr tė mė nxitur qė tė hidhėrohem dhe sepse e bėre Izraelin tė mėkatojė. 23 Po edhe pėr Jezabelėn Zoti ka thėnė: ‘Qentė do ta hanė Jezabelėn nė fushėn e Jezrahelit. 24 Kush tė vdesė nė qytet prej shtėpisė sė Akabit, qentė do ta hanė, e kush tė vdesė nė fushė, shpendėt e ajrit do ta hanė”.

25 Me tė vėrtetė nuk pati njė tjetėr tė tillė si Akabi qė e shiti veten pėr tė bėrė tė keqen para syve tė Zotit. Sepse e ngashnjeu gruaja e tij Jezabela, 26 u bė aq tmerrėsisht i pėrbuzshėm, saqė i ndoqi idhujt sipas tė gjitha poshtėrsive qė kishin bėrė amorrenjtė, tė cilėt Zoti i shfarosi para fytyrės sė bijve tė Izraelit.

Pendimi i Akabit

27 Kur i dėgjoi Akabi kėto fjalė, i shqeu petkat e veta, trupin e vet e ngjeshi me grathore, agjėroi, flinte nė grathore dhe ecte kokulur. 28 Atėherė fjala e Zotit i qe drejtuar Elisė Tesbit. I tha: 29 “A ke parė se si ėshtė pėrulur Akabi para meje? Pasi e ka pėrulur vetveten pėr shkakun tim, nuk do t’ia ēoj tė keqen sa tė jetė gjallė, por familjes se tij do t’ ia ēoj tė keqen gjatė ditėve tė birit tė tij”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Naboti s’dėgjon ta lėshojė vreshtin e ve...