Kapitujt

1 i Mbretėrve: 22. Akabi ndėrmerr njė fushatė kundėr Ramotit tė Galaadit

22

1 Kaluan tre vjet pa luftė ndėrmjet Sirisė e Izraelit. 2 Tė tretin vit zbriti Jozafati, mbreti i Judės, te mbreti i Izraelit. 3 Mbreti i Izraelit u tha shėrbėtorėve tė vet: “A nuk e dini se Ramoti i Galaadit ėshtė yni? E ne nuk bėmė asgjė pėr ta marrė prej dorės sė mbretit tė Sirisė”. 4 Atėherė i tha Jozafatit: “A do tė vish me mua pėr tė luftuar nė Ramotin e Galaadit”? Jozafati iu pėrgjigj mbretit tė Izraelit: 5 “Ē’do tė ndodhė me mua, do tė ndodhė me ty: populli im e populli yt janė njė, kuajt e mi janė kuajt e tu”!

Profetėt e rrejshėm parakallėzojnė sukses

Jozafati i tha mbretit tė Izraelit: “Kėrkoje mu sot fjalėn e Zotit”!

6 Prandaj edhe i bashkoi mbreti i Izraelit profetėt, rreth katėrqind, e u tha: “A mund tė shkoj tė bėj luftė nė Ramotin e Galaadit, apo tė mos shkoj”? Ata iu pėrgjigjėn: “Shko! Zoti e lėshon nė dorėn e mbretit”! 7 Por Jozafati pyeti: “A mos ka kėtu edhe ndonjė profet tjetėr tė Zotit qė ta pyesim”? 8 Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj Jozafatit: “Ėshtė vetėm edhe njė njeri, me anėn e tė cilit do tė mund ta pyesnim Zotin, por unė atė nuk e duroj, sepse ai nuk mė parakallėzon tė mirėn, por tė keqen: ėshtė Mikeja, biri i Jemlės”. E Jozafati i tha: “Mos fol ashtu, o mbret”! 9 Kėshtu, pra, mbreti i Izraelit thirri njė nėpunės e i tha: “Shpejto e bjere kėtu Mikenė, birin e Jemlės”.

10 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judės, rrinin secili nė fronin e vet, tė veshur me veshje mbretėrore, nė shesh afėr hyrjes sė qytetit tė Samarisė dhe tė gjithė profetėt profetizonin para tyre. 11 Sedecia, biri i Kanaanės, punoi pėr vete brirė hekuri e tha: “Kėshtu thotė Zoti: Me kėta brirė do ta shporosh Sirinė derisa ta qesėsh fare”. 12 Po nė kėtė mėnyrė profetizonin edhe tė gjithė profetėt e tjerė e thoshin: “Ngjitu nė Ramotin e Galaadit e t’u priftė e mbara! Zoti do ta lėshojė nė dorė tė mbretit”.

Mikeja profet parakallėzon dėshtim

13 Lajmėtari qė shkoi ta ftojė Mikenė, i tha: “Ja, fjalėt e profetėve: tė gjithė njėzėri i parakallėzojnė mbretit mirė. Tashti edhe fjala jote le tė jetė e mirė dhe parakallėzo sukses”! 14 Por Mikeja iu pėrgjigj: “Pasha Zotin e gjallė, do tė flas vetėm gjithēka tė mė thotė Zoti”!

15 Erdhi, pra, te mbreti e mbreti i tha: “Mikč, a tė shkojmė, a tė mos shkojmė nė Ramotin e Galaadit pėr tė luftuar”? Ai iu pėrgjigj: “Shko e t’u priftė e mbara! Zoti do ta lėshojė nė dorė tė mbretit”! 16 Porse mbreti i tha: “Prapė e prapė po tė pėrbej tė mos mė folėsh tjetėr pėrveē sė vėrtetės nė emėr tė Zotit”.

17 Atėherė ai i tha:

“Po e shoh mbarė Izraelin

tė shpėrndarė nėpėr male

porsi delet qė s’kanė bari.

E Zoti thotė: ‘Kėta njerėz nuk kanė prijės; secili le tė kthehet nė paqe nė shtėpinė e vet”!

18 Prandaj edhe mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “A nuk tė thashė se ky nuk ma parakallėzon tė mirėn, por gjithmonė tė keqen”?

19 Mikeja shtoi: “Pėr kėtė arsye dėgjo fjalėn e Zotit: E kam parė Zotin ndenjur mbi fronin e vet dhe mbarė ushtria qiellore qėndronte nė kėmbė nė tė djathtė e nė tė majtė tė tij. 20 E Zoti foli: ‘Kush do ta ngashnjejė Akabin qė tė shkojė e tė mbesė i vrarė nė Ramotin e Galaadit’? Dikush fliste nė njė mėnyrė e dikush nė njė tjetėr. 21 Atėherė hyri njė shpirt, qėndroi para Zotit e tha: ‘Unė do ta gėnjej!’ E Zoti e pyeti: ‘Nė ē’mėnyrė’? 22 Ai tha: ‘Do tė shkoj e do tė bėhem shpirt gėnjeshtari nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tij.’ E Zoti i tha: ‘Do ta gėnjesh e do t’ia dalėsh! Shko e bėj ashtu’!

23 Kėshtu, pra, Zoti e ka futur shpirtin rrenacak nė gojėn e tė gjithė kėtyre profetėve tė tu, qė janė kėtu; por Zoti lidhur me ty lajmėron kob”.

24 Atėherė u afrua Sedecia, biri i Kanaanės, dhe i ra Mikesė flakaresh e i tha: “Nga doli shpirti i Zotit prej meje pėr tė folur me ty”? 25 Mikeja iu pėrgjigj: “Do ta shohėsh atė ditė, kur do tė hysh nga njė dhomė nė tjetrėn pėr t’u fshehur”! 26 Foli mbreti i Izraelit: “Kape Mikenė dhe ēoje te Amoni, kryetari i qytetit, dhe te Joasi, djali i mbretit 27 dhe thuaju: ‘Kėshtu urdhėron mbreti: Futeni kėtė njeri nė burg dhe mbajeni vetėm me bukė e ujė sa t’i mbahet fryma derisa tė kthehem unė shėndoshė e mirė’”. 28 Mikeja tha: “Nėse ti do tė kthehesh shėndoshė e mirė, atėherė Zoti nuk ka folur pėrmes meje.” E shtoi: “Dėgjoni, o popuj, tė gjithė”!

Vdekja e Akabit nė Ramot tė Galaadit

29 Shkuan, pra, mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judės, nė Ramotin e Galaadit. 30 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “Pėr tė hyrė nė luftė vetė do t’i ndėrroj petkat, kurse ti mos i ndėrro petkat e tua”. Mbreti i Izraelit i ndėrroi petkat e ra nė luftė. 31 Mbreti i Sirisė u kishte dhėnė kėtė urdhėr tridhjetė e dy prijėsve tė karrocave tė luftės: “Mos sulmoni as tė voglin as tė madhin, por vetėm mbretin e Izraelit”. 32 Kur prijėsit e karrocave tė luftės e panė Jozafatin, e morėn pėr mbretin e Izraelit dhe u versulėn nė luftė kundėr tij. Jozafati bėrtiti. 33 Prijėsit e karrocave tė luftės e morėn vesh se s’ishte mbreti i Izraelit, dhe u tėrhoqėn prej tij.

34 Njė njeri e tendosi harkun dhe pa shėnuar e lėshoi shigjetėn dhe i ra mbretit tė Izraelit ndėrmjet brezit e pancirit. Ai atėherė i tha karrocėtarit tė vet: “Kthehu e mė nxirr nga lufta se jam i plagosur rėndė”. 35 Atė ditė lufta u ashpėrsua shumė; megjithatė mbreti qėndronte nė kėmbė nė karrocėn e tij ballė pėr ballė me sirianėt. Vdiq nė mbrėmje. Prej plagės gjaku i ishte derdhur nė karrocė. 36 Nė perėndimin e diellit nėpėr mbarė ushtrinė u hap zėri: “Secili le tė kthehet nė qytetin e vet e nė vendin e vet”!

37 Mbreti, pra, vdiq dhe qe bartur nė Samari. Mbretin e varrosėn nė Samari. 38 Karrocėn e tij e lanė nė peshkoren e Samarisė dhe qentė e llapėn gjakun e tij, po edhe laviret u lanė sipas fjalės sė Zotit, qė e kishte pasė thėnė.

6. PAS VDEKJES SĖ AKABIT

Pėrfundimi i mbretėrisė sė Akabit

39 Veprat e tjera tė Akabit dhe gjithēka bėri ai, si dhe shtėpia prej fildishit, tė gjitha qytetet qė i ndėrtoi, pse a nuk janė kėto tė gjitha tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 40 Akabi pushoi pranė tė parėve tė vet. Nė vend tė tij u bė mbret Ohozia, i biri.

Mbretėrimi i Jozafatit nė Jude /870‑848/

41 Kurse Jozafati, biri i Asės, u bė mbret i Judės nė vitin e katėrt tė Akabit, mbretit tė Izraelit. 42 Ishte tridhjetepesėvjeēar kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem njėzet e pesė vjet. Nėna e tij quhej Azubė. Ishte bija e Selahut. 43 Eci udhės sė babait tė vet, Asės, dhe nuk iu shmang asaj. Bėri ēka ishte e drejtė para syve tė Zotit. 44 Megjithatė lartėsirat nuk i zhduku; sepse populli gjithnjė flijonte dhe digjte kem nė lartėsira. 45 Porse Jozafati bėri paqe me mbretėrit e Izraelit.

46 Veprat e tjera tė Jozafatit dhe trimėritė si dhe luftėrat qė i bėri, a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės?

47 Ai i dėboi prej vendit edhe laviret e kushtuara qė kishin mbetur nė kohėn e Asės, babait tė tij. 48 Asohere nuk kishte mbret nė Edom, por qeveritar tė mbretit. 49 Mbreti Jozafat ndėrtoi edhe flotėn e Tarsit pėr tė lundruar nė Ofir e pėr tė sjellė ar; por nuk shkuan, sepse u thyen nė Asiongaber. 50 Atėherė Okozia, biri i Akabit, i tha Jozafatit: “Le tė shkojnė shėrbėtorėt e mi me shėrbėtorėt e tu nė anije”, por Jozafati nuk deshi.

51 Jozafati pushoi me tė parėt e vet dhe qe varrosur me ta nė Qytetin e Davidit, stėrgjyshit tė vet. Nė vend tė tij u bė mbret Jorami, i biri.

Mbreti Okozia i Izraelit /853‑852/ dhe Elia profet

52 Okozia, biri i Akabit, kishte filluar tė mbretėronte nė Samari mbi Izraelin nė vitin e shtatėmbėdhjet tė mbretėrimit tė Jozafatit, mbretit tė Judės. Mbretėroi mbi Izrael dy vjet. 53 Bėri tė keqen ndėr sytė e Zotit dhe eci udhės sė babait tė vet e tė nėnės sė vet dhe udhės sė Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e ngashnjeu Izraelin tė mėkatonte. 54 I shėrbeu Baalit dhe e adhuronte. Kėshtu e hidhėroi Zotin, Hyjin e Izraelit, pikėrisht siē kishte vepruar i ati i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Akabi ndėrmerr njė fushatė kundėr Ramoti...