Kapitujt

2 i Mbretėrve: 2. Rrėmbimi i Elisė qė lė pėr pasardhės Elizeun

2

1 Ja ēfarė ndodhi kur Zoti e ngriti Elinė nė qiell nė vorbull. Elia e Elizeu e lėshuan Galgalėn. 2 Elia i tha Elizeut: “Rri ti kėtu, sepse mua Zoti po mė dėrgon deri nė Betel”. Por Elizeu iu pėrgjigj: “Pasha Zotin e gjallė e pasha jetėn tėnde, unė nuk do tė tė lė vetėm. ”. Kur zbritėn nė Betel, 3 bijtė e profetėve, qė ishin nė Betel, i dolėn para Elizeut e i thanė: “A e di se sot Zoti do ta marrė zotėrinė tėnd pėrmbi kokėn tėnde”? Ai u pėrgjigj: “Edhe vetė e di, po heshtni!” 4 Elia i tha: “Elize, qėndro kėtu, sepse Zoti po mė dėrgon nė Jerik ”. Ai iu pėrgjigj: “Pasha jetėn e Zotit e pasha jetėn tėnde, unė nuk do tė tė lė vetėm”. Kur arritėn nė Jerik, 5 iu afruan Elizeut bijtė e profetėve qė ishin nė Jerik, e i thanė: “A e di se sot Zoti do ta marrė zotėrinė tėnd pėrmbi kokėn tėnde”? Ai iu pėrgjigj: “Edhe vetė e di, po heshtni”! 6 Elia i tha Elizeut: “Rri kėtu se mua Zoti po mė dėrgon deri nė Jordan”. Ky iu pėrgjigj: “Pasha jetėn e Zotit e pasha jetėn tėnde, unė nuk do tė tė lė vetėm”. Kėshtu shkuan sė bashku.

7 Pesėdhjetė vetė nga bijtė e profetėve shkuan pas tyre.

Kėta zunė vend pėrballė tyre, pakėz mė larg, kurse ata tė dy shkuan te Jordani. 8 Elia e hoqi leshnikun, e mbėshtolli dhe me tė i ra ujit. Uji u nda nė dy pjesė dhe ata kaluan terikut. 9 Kur kaluan matanė, Elia i tha Elizeut: “Kėrko ēfarė do qė tė bėj pėr ty para se tė mė marrin prej teje”. Elizeu iu pėrgjigj: “Tė lutem tė vijnė mbi mua dy pjesė tė shpirtit tėnd”.

10 Ai u pėrgjigj: “Ti po kėrkon njė gjė tė vėshtirė. Megjithatė, nėse do tė mė shohėsh kur do tė mė marrin prej teje, do ta fitosh atė qė kėrkove, e nė qoftė se nuk do tė mė shohėsh, nuk do ta fitosh”. 11 Ndėrsa ata po vazhdonin rrugėn duke biseduar, dhe ja, njė karrocė e zjarrtė dhe kuaj tė zjarrtė i ndanė dhe Elia me anė tė vorbullės u ngjit nė qiell.

12 Elizeu e shikonte e bėrtiste: “Im atė, o im atė! Karroca e Izraelit e kalorėsi i tij”! Dhe mė nuk e pa; i kapi petkat e veta dhe i shqeu nė dy pjesė. 13 E mori leshnikun e Elisė, qė i kishte rėnė, u kthye dhe zuri vend nė bregun e Jordanit. 14 Me leshnikun e Elisė, qė i kishte rėnė, i ra ujit e tha: “Ku ėshtė tani Hyji i Elisė”? I ra ujit, uji u nda kėndej e andej dhe Elizeu kaloi.

15 Kur e panė bijtė e profetėve qė ishin pėrballė nė Jerik, thanė: “Shpirti i Elisė pushoi mbi Elizeun”. Ata i dolėn pėrpara nė takim, ranė me fytyrė pėrdhe para tij 16 dhe i thanė: “Ja kėtu me shėrbėtorėt e tu edhe pesėdhjetė burra qė janė tė gatshėm tė shkojnė e ta kėrkojnė zotėrinė tėnd ndoshta Shpirti i Zotit e ka marrė dhe e ka hedhur nė ndonjė mal ose nė ndonjė luginė”. Elizeu u tha: “Mos i nisni”! 17 Por ata iu vunė aq shumė, saqė pranoi dhe u tha: “Dėrgoni”! Ata i nisėn pesėdhjetė burrat. Pasi e kėrkuan pėr tri ditė e nuk e gjetėn, 18 u kthyen tek ai. Ai banonte nė Jerik e u tha: “Po a nuk ju pata thėnė: mos shkoni”!

Dy mrekulli tė Elizeut

19 Banorėt e qytetit i thanė Elizeut: “Ja, ėshtė bukur tė banohet nė qytet, siē po e sheh vetė, zotėri; porse mjerisht ujėt ėshtė shumė tė kėq dhe toka e papėlleshme”. 20 E ai u tha: “Mė sillni njė enė tė re dhe qitni nė tė kripė”! Kur ia sollėn ata, 21 shkoi te burimi i ujit, e qiti kripėn nė tė e tha: “Kėshtu thotė Zoti: Ja, e shėrova ujėt! Nė tė s’do tė ketė mė vdekje as shterpėsi”! 22 Dhe u shėrua uji deri mė sot sipas fjalės qė e tha Elizeu profet.

23 Prej andej Elizeu u ngjit nė Betel. Ndėrsa po ecte rrugės, i dolėn para disa fėmijė tė vegjėl prej qytetit dhe e shpotitnin duke thėnė: “Hajde, tullac! Hajde, tullac”! 24 Ky i shikoi e, kur i pa, i mallkoi nė emėr tė Zotit. Dhe ja, dolėn dy arinj nga pylli dhe i shqyen dyzet e dy fėmijė. 25 Prej andej shkoi nė malin e Karmelit dhe prej andej u kthye nė Samari.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Rrėmbimi i Elisė qė lė pėr pasardhės Eli...