Kapitujt

2 i Mbretėrve: 5. Shėrimi i Naamanit

5

1 Naamani, prijėsi i ushtrisė sė mbretit tė Sirisė, ishte njeri me rėndėsi tė madhe nė sytė e zotėrisė sė vet dhe i nderuar shumė, sepse me anė tė tij Zoti e kishte shpėtuar Sirinė; porse ky trim i mirė ishte i gėrbulur.

2 Nė njė ēetim qė bėnė disa prej Sirisė, grabitėn edhe njė vajzė tė re nga dheu i Izraelit dhe kėsaj i takoi tė bėhej shėrbėtore e gruas sė Naamanit. 3 Kjo po i thotė zonjės sė vet: “Oh, sikur t’i drejtohej imzot profetit qė ėshtė nė Samari! Me siguri do ta shėronte nga gėrbula e tij”!

4 Naamani shkoi dhe i tha zotėrisė sė vet: “Kėshtu e kėshtu ka thėnė njė vajzė prej Izraelit”. 5 Mbreti i tha: “Ti nisu pėr rrugė! Unė do t’i shkruaj mbretit tė Izraelit njė letėr.” Naamani u nis. Me vete mori dhjetė talenta argjend, gjashtė mijė sikla ari dhe dhjetė palė petka ndėrrimi. 6 Ia dorėzoi letrėn mbretit tė Izraelit. Nė tė thuhej: “Posa ta marrėsh kėtė letėr, dije se e kam dėrguar shėrbėtorin tim Naamanin qė ta shėrosh prej gėrbulės sė tij”.

7 Kur e lexoi letrėn mbreti i Izraelit, i shqeu petkat e veta dhe tha: “A mos jam unė Perėndi qė tė mund tė vras e tė ngjall, qė tė dėrgojė ky tek unė pėr t’ia shėruar njeriun prej gėrbulės? A po shihni se s’kėrkon tjetėr pos rast pėr tė m’u ngatėrruar”!

8 Por kur Elizeu, njeriu i Hyjit, mori vesh se mbreti i Izraelit i kishte shqyer petkat e veta, dėrgoi t’i thoshin mbretit: “Pse i shqeve petkat e tua? Le tė vijė tek unė e le ta dijė se ka profet nė Izrael”!

9 Naamani shkoi me kuaj e me karroca dhe zuri vend te dera e shtėpisė sė Elizeut. 10 Elizeu i dėrgoi njė lajmėtar me kėto fjalė: “Shko e lahu shtatė herė nė Jordan: trupi yt do tė shėrohet e do tė pastrohesh”. 11 Naamani u hidhėrua dhe u nis duke turfulluar: “Unė mendoja se do tė dilte tek unė, do tė qėndronte para meje e do ta thėrriste Emrin e Zotit, Hyjit tė tij, mbi mua, do tė ma prekte me dorėn e vet vendin e gėrbulės e do tė mė shėronte! 12 Pse a nuk janė mė tė mira Abana e Farfari, lumenjtė e Damaskut, se tė gjitha ujėrat e Izraelit pėr t’u larė nė to e pėr t’u shėruar”?, dhe u kthye duke shfryrė i hidhėruar. 13 Por iu afruan shėrbėtorėt e tij e i thanė: “Po tė tė kishte urdhėruar profeti njė punė tė vėshtirė, patjetėr se do ta kishe kryer; aq mė tepėr pasi tani tė tha: ‘Lahu e do tė pastrohesh’”.

14 Naamani zbriti dhe u la shtatė herė nė Jordan si i kishte urdhėruar njeriu i Hyjit, iu shėrua trupi i tij, iu bė si trupi i fėmijės sė njomė dhe u shėrua.

15 Atėherė me mbarė ndjekėsorinė e vet u kthye te njeriu i Hyjit, qėndroi pėrpara tij e i tha: “Tani po e di se s’ka Perėndi nė asnjė vend tjetėr, pėrveē nė Izrael! Po tė lutem, pra, prano njė dhuratė prej anės sė shėrbėtorit tėnd”. 16 Por ai iu pėrgjigj: “Pasha jetėn e Zotit, kujt i shėrbej, assesi s’i marr”. Megjithėse iu vu pėr sė tepėrmi, Elizeu nuk pranoi assesi.

17 I tha Naamani: “Mirė, pra, si tė duash. Por, po tė lutem, mė lejo tė marr unė, shėrbėtori yt, vetėm aq dhe sa mund tė bartin dy mushq, sepse shėrbėtori yt nuk do t’i kushtojė fli shkrumbimi ndonjė zoti tjetėr pėrveē Zotit. 18 Por Zoti le t’ia falė kėtė sjellje shėrbėtorit tėnd: kur do tė shkojė zotėria im nė tempullin e Remonit pėr tė adhuruar atje e do tė mbėshtetet nė dorėn time, edhe unė do tė bie nė adhurim nė tempullin e Remonit ndėrsa ai tė adhurojė; tė lutem pėr kėtė gjė le tė mė falė Zoti mua, shėrbėtorin tėnd.” 19 Elizeu iu pėrgjigj: “Shko nė paqe”!

Pasi Naamani qe larguar jo shumė larg Elizeut, 20 Gjiezi, shėrbėtori i njeriut tė Hyjit, tha me vete: “Imzoti e nisi Naamanin, kėtė sirian, e s’mori prej tij dhuratat qė i solli.

Pasha Zotin, po i vihem vetė prapa e s’po e lė pa i marrė ndonjė gjė”.

21 Gjiezi iu vu pas Naamanit. Ky, kur e vuri re se po vraponte pas tij, zbriti prej karroce dhe u kthye ta takojė. I tha: “A ėshtė gjithēka mirė”? 22 Gjiezi iu pėrgjigj: “Mirė! Por imzoti mė dėrgoi tė tė them:’ Posa mė erdhėn dy djelmosha prej malit tė Efraimit, dy prej bijve tė profetėve. Po tė lutem mė jep pėr ta njė talent argjendi dhe dy palė petka ndėrrimi’”.

23 Naamani i tha: “Mė mirė merri dy talenta”. Dhe iu vu t’i merrte. I lidhi nė dy qese dy telentat, dha dy palė petka dhe ua dha dy shėrbėtorėve tė vet e kėta i sollėn para tij. 24 Kur arritėn nė kodėr, Gjiezi i mori prej tyre dhe i vendosi nė shtėpi: djelmoshat i nisi dhe ata u kthyen.

25 Gjiezi hyri te zotėria i vet e qėndroi para tij. Elizeu e pyeti: “Gjiezi, prej nga po vjen?” Iu pėrgjigj: “Shėrbėtori yt nuk shkoi askund”. 26 Elizeu i tha: “Pse a nuk qeshė nė shpirt aty unė kur njė njeri zbriti nga karroca pėr tė ardhur nė takim me ty? A thua ishte koha tė merrje argjend, petka, ullishta, vreshta, dele, lopė, shėrbėtorė e shėrbėtore? 27 Ama edhe gėrbula e Naamanit do tė kalojė mbi ty e mbi farėn tėnde pėr amshim”! Dhe doli prej tij i gėrbulur bardhė si bora!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Shėrimi i Naamanit