Kapitujt

2 i Mbretėrve: 8. Pėrfundim lidhur me Sunamiten

8

1 Elizeu foli me gruan, djalin e sė cilės e kishte kthyer nė jetė, e i tha: “Ēohu e shko ti dhe familja jote kudo nė ndonjė vend tė huaj e bėj vend pėr vete, sepse Zoti e ka thirrur urinė e do tė vijė mbi kėtė vend pėr shtatė vjet rresht”. 2 Kjo u ēua e bėri si i tha njeriu i Hyjit. Me mbarė familjen e vet emigroi nė tokėn e filistenjve pėr shtatė vjet. 3 Kur kaluan shtatė vjet, gruaja u kthye prej dheut tė filistenjve. Ajo shkoi te mbreti pėr t’iu lutur qė t’i kthehej shtėpia dhe toka.

4 Po atėherė mbreti po bisedonte me Gjiezin, shėrbėtorin e njeriut tė Hyjit e i thoshte: “M’i trego tė gjitha punėt e mėdha qė i ka bėrė Elizeu”. 5 Ndėrkohė qė ai po i tregonte mbretit se si e kishte ngjallur tė vdekurin, ia behu gruaja, sė cilės ia kishte ngallur djalin, pėr t’iu ankuar mbretit lidhur me shtėpinė dhe tokėn e saj. Gjiezi tha: “Imzot, mbret! Qe gruaja dhe qe djali, tė cilin e ngjalli Elizeu”! 6 Mbreti e pyeti gruan dhe ajo ia tregoi ngjarjen. Mbreti nisi me tė njė zyrtar dhe i urdhėroi: “Ktheji gjithēka ėshtė e saja si dhe tė gjitha tė ardhurat e tokave tė saja qė prej ditės kur e lėshoi vendin e deri mė sot”.

Elizeu dhe Hazaeli nė Damask

7 Elizeu shkoi nė Damask. Benadadi, mbreti i Sirisė, ishte sėmurur. E lajmėruan e i thanė: “Njeriu i Hyjit ka ardhur kėtu”. 8 Mbreti i tha Hazaelit: “Merr me vete dhurata dhe dili nė takim njeriut tė Hyjit. Pyete pėrmes tij Zotin e thuaji: A do tė mund tė shpėtoj prej kėsaj sėmundjeje”?

9 Shkoi, pra, Hazaeli nė takim me tė e i solli dhurata prej gjithė tė mirave tė Damaskut: dyzet gamile tė ngarkuara. Kur qėndroi para tij, i tha: “Yt bir Benadadi, mbreti i Sirisė, mė dėrgoi tek ti. Ai tė pyet: ‘A do tė mund tė shpėtoj prej kėso sėmundjeje’”? 10 Elizeu iu pėrgjigj: “Shko e thuaji: Do tė shėrohesh! Porse Zoti mė ka treguar se me siguri do tė vdesė”. 11 Atėherė Elizeu u ngri nė fytyrė, u skuq, mbeti i hutuar e dikur njeriu i Hyjit ia plasi vajit. 12 Hazaeli e pyeti: “Pse, imzot, po qan”? Ai iu pėrgjigj: “Sepse i di tė gjitha tė kėqijat qė do t’ua bėsh ti bijve tė Izraelit! Ti do t’i djegėsh qytetet e tyre tė fortifikuara, tė rinjtė e tyre do t’i presėsh me shpatė, foshjave tė tyre do t’ua pėrdredhėsh arrēin, e gratė shtatzėna me thika do t’i shporosh”! 13 Hazaeli i tha: “Po kush jam unė, shėrbėtori yt, njė qen, qė t’i bėj tė gjitha kėto”? Elizeu iu pėrgjigj: “Zoti mė dėftoi se ti do tė bėhesh mbret i Sirisė”.

14 Ky u nda nga Elizeu e shkoi te zotėria i vet. Ai e pyeti: “Ē’tė tha Elizeu”? Ai iu pėrgjigj: “Mė tha: Do tė shėrohesh”. 15 Por tė nesėrmen mori njė mbulesė, e lagu nė ujė, ia qiti mbi kokė dhe mbreti vdiq. Nė vend tė tij u bė mbret Hazaeli.

Mbretėrimi i Joramit nė Judė /848‑841/

16 Nė tė pestin vit tė mbretėrimit tė Joramit, birit tė Akabit, mbretit tė Izraelit ‑ mbret i Judės ishte ende Jozafati ‑ Jorami, biri i Jozafatit, mbretit tė Judės, u bė mbret. 17 Kishte tridhjetė e dy vjet kur nisi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem tetė vjet. 18 Eci udhėve tė mbretėrve tė Izraelit, po ashtu siē kishte ecur shtėpia e Akabit; sepse bija e Akabit ishte gruaja e tij. 19 Megjithatė, Zoti nuk deshi ta shkatėrronte Judėn pėr shkak tė Davidit, shėrbėtorit tė vet, siē i ishte zotuar se do t’i jepte njė dritėz atij dhe bijve tė tij pėrgjithmonė.

20 Nė ditėt e tij Edomi u ēua nė kryengritje pėr tė mos qenė nėn pushtetin e Judės dhe zgjodhi mbretin e vet. 21 Jorami shkoi nė Seirė dhe me tė mbarė karrocat e luftės. Natėn u ēua dhe i vrau edomasit qė kishin rrethuar atė dhe prijėsit e karrocave tė luftės. Populli iku nė ēadrat e veta. 22 Prapėseprapė Edomi u shkėput nga pushteti i Judės deri nė ditėn e sotme. Po nė kėtė kohė u shkėput edhe Lobna.

23 Veprat e tjera tė Joramit si dhe gjithēka bėri, vallė a nuk janė tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 24 Jorami pushoi me etėrit e vet dhe qe varrosur me ta nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret Okozia, i biri.

Mbretėrimi i Okozisė nė Judė /841/

25 Nė vitin e dymbėdhjetė tė sundimit tė Joramit, birit tė Akabit, mbretit tė Izraelit, u bė mbret Okozia, biri i Joramit, mbretit tė Judės. 26 Okozia kishte njėzet e dy vjet kur filloi tė mbretėrojė. Mbretėroi vetėm njė vit nė Jerusalem. Emri i nėnės sė tij ishte Atalķ. Ishte bija e Amriut, mbretit tė Izraelit. 27 Eci udhėve tė shtėpisė sė Akabit dhe bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, gjithė si shtėpia e Akabit. Pai, ishtė gjak me tė.

28 Ky shkoi me Joramin, birin e Akabit, pėr tė luftuar kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė, nė Ramot Galaad. Sirianėt e plagosėn Joramin. 29 Ky u kthye nė Jezrahel pėr t’u shėruar nga plagėt qė i bėnė sirianėt nė Ramė kur po luftonte kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė. Atėherė Okozia, biri i Joramit, mbret i Judės, zbriti nė Jezrahel pėr ta parė Joramin, birin e Akabit, sepse ishte i sėmurė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Pėrfundim lidhur me Sunamiten