Kapitujt

2 i Mbretėrve: 11. Historia e Ataljes

11

1 Atalja, nėna e Okozisė, kur pa se i kishte vdekur i biri, u ēua dhe i vrau tė gjithė pasardhėsit mbretėrorė. 2 Porse Josaba, bija e mbretit Joram, e motra e Okozisė, e mori Joasin, djalin e Okozisė, e vodhi prej djemve tė mbretit qė po i vrisnin, si dhe nanshoren e tij dhe i fshehu nė dhomėn e fjetjes prej syve tė Ataljes, qė tė mos e vritnin. 3 Qėndroi i fshehur bashkė me nanshoren nė Shtėpinė e Zotit pėr gjashtė vjet, gjatė kohės sa sundoi Atalja nė vend.

4 Tė shtatin vit Jojada i bashkoi urdhėr‑ qindėsit e harėve dhe tė rojės trupore tė mbretit, i futi te vetja nė Shtėpinė e Zotit, lidhi me ta besėlidhje dhe i bėri tė pėrbetoheshin nė Shtėpinė e Zotit. Atėherė ua dėftoi tė birin e mbretit 5 dhe u urdhėroi: “Ja ē’duhet tė bėni: e treta juaj qė hyn nė shėrbim tė shtunėn, le tė ruajė te pallati mbretėror. 6 E dyta e tretė te dera Sur, kurse e treta e tretė, ajo qė ėshtė te dera e sprasme e rojtarėve, le tė bėjė roje tė dera mbretėrore. 7 Ndėrsa dy njėsitė e tjera qė janė, ata qė tė shtunėn dalin prej shėrbimit, le tė bėjnė roje nė Shtėpinė e Zotit rreth mbretit. 8 Rrini rreth e rreth mbretit me armė nė dorė. Kush tė provojė tė depėrtojė rrethin tuaj nė Tempull, le tė vritet. Ngado qė tė shkojė mbreti, ju do tė jeni me tė.

9 Centurionėt bėnė ashtu si u kishte urdhėruar Jojada prift. Secili prej tyre mori njerėzit e vet, ata qė tė shtunėn hynin nė shėrbim me ata qė tė shtunėn dilnin nga shėrbimi, dhe erdhėn te Jojada prift. 10 Jojada ua dha centurionėve heshtat e shqytat e Davidit mbret qė ishin nė Shtėpinė e Zotit. 11 Rojet, me armė nė dorė, qėndruan prej kėndit tė djathtė tė Tempullit e nė kėndin e majtė tė Tempullit, prej lterit e Tempullit, nė mėnyrė qė tė rrethonin mbretin. 12 E solli birin e mbretit, ia vuri kurorėn e i dha Dėshminė. E bėnė mbret dhe e shuguruan e, duke rrahur shuplakė, bėrtitnin: “Rroftė mbreti”!

13 Atalja, kur e dėgjoi zhurmėn e popullit, erdhi te populli nė Tempullin e Zotit, 14 e pa mbretin: qėndronte nė vendin e rėndomtė mbi palk e, pėrreth tij, prijėsit e borizanėt, kurse mbarė populli i vendit brohoriste e u binte trumbetave. Atalja i shqeu petkat e veta e bėrtiti: “Tradhti, tradhti”!

15 Jojada prift u urdhėroi prijėsve tė ushtrisė e u tha: “Qiteni jashtė rrethit tė Tempullit, e kushdo qė tė shkojė pas saj, le tė pritet shpatė”. Sepse prifti kishte pasė dhėnė urdhėr: “Mos e vritni nė Shtėpinė e Zotit”. 16 E kapėn e, kur ajo arriti te pallati mbretėror rrugės sė Hyrjes sė Kuajve, e vranė.

17 Atėherė Jojada lidhi besėlidhje ndėrmjet Zotit, mbretit e popullit qė populli tė jetė popull i Zotit. Edhe njė besėlidhje ndėrmjet mbretit e popullit. 18 Pastaj mbarė populli i vendit hyri nė tempullin e Baalit dhe e rrėnuan. I shpartalluan lterėt e truporet e tija plotėsisht. Po edhe Matanin, priftin e Baalit, e vranė pėrbri lterėve.

Jojada prift vuri pėrsėri rojat pėrreth Shtėpisė sė Zotit.

19 Mori pastaj centurionėt, harėt, rojat dhe mbarė popullin e vendit dhe e pėrcollėn mbretin prej Shtėpisė sė Zotit dhe, rrugės sė derės sė Rojave, arritėn nė pallatin mbretėror. Mbreti u ul mbi fronin e mbretėrve. 20 Mbarė populli i vendit u gėzua dhe mbarė qyteti ra nė fashė kur qe vrarė me shpatė Atalja.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Historia e Ataljes