Kapitujt

2 i Mbretėrve: 16. Mbretėria e Akazit nė Judė /736 716/

16

1 Nė vitin e shtatėmbėdhjetė tė Faceut, birit tė Romelisė, u bė mbret Akazi, biri i Joatamit, mbretit tė Judės. 2 Akazi ishte njėzetvjeēar kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem gjashtėmbėdhjetė vjet. Nuk bėri atė qė ishte e pėlqyeshme para syve tė Zotit, Hyjit tė vet, porsi Davidi, baba i tij, 3 por eci udhės sė mbretėrve tė Izraelit. Madje e kaloi deri edhe djalin e vet nėpėr zjarr sipas zakonit tė urryeshme tė paganėve qė Zoti i ērrėnjosi para bijve tė Izraelit. 4 Gjithashtu flijonte e ndizte kem nė lartėsira, nė majė kodrash dhe nėn ēdo lėndė tė gjelbėr.

5 Atėherė Rasini, mbreti i Sirisė, e Faceu, biri i Romelisė, mbreti i Izraelit, u ngjitėn pėr tė luftuar kundėr Jerusalemit. E rrethuan Akazin, por nuk e mundėn. 6 Asokohe Rasini, mbreti i Sirisė, ia riktheu Edomit Ailėn dhe i dėboi judenjtė nga Aila. Nė Ailė erdhėn idumeasit e banuan atje deri nė ditėn e sotme. 7 Por Akazi dėrgoi kasnecė te Teglatfalasari, mbreti i Asirisė me kėtė porosi: “Jam shėrbėtori yt dhe djali yt. Eja e mė ēliro nga kthetrat e mbretit tė Sirisė e tė mbretit tė Izraelit, qė janė ngritur kundėr meje”. 8 Akazi mori arin e argjendin qė gjeti nė Shtėpinė e Zotit e nė thesarin e pallatit mbretėror dhe ia ēoi dhuratė mbretit tė Asirisė. 9 Mbreti i Asirisė pranoi dhe ai vetė shkoi nė Damask dhe e rrafshoi, banorėt i treti nė Cir, kurse Rasinin e vrau.

10 Mbreti Akaz shkoi nė Damask pėr ta takuar Teglatfalasarin, mbretin e Asirisė. Pasi e pa lterin nė Damask, Akazi mbret ia dėrgoi Urisė prift gjedhen e lterit me pėrshkrim tė hollėsishėm tė krejt punimit tė tij. 11 Prifti Uri e ndėrtoi lterin, krejtėsisht ashtu sipas gjedhes qė Akazi i kishte dėrguar nga Damasku. Kėshtu qė Uria prift e ndėrtoi derisa arriti Akazi prej Damaskut. 12 Kur u kthye mbreti prej Damaskut, iu afrua, hipi nė tė, 13 i dogji flitė e shkrumbimit tė vetat, kushtimoret, kushtoi njomjet dhe derdhi gjakun e flive tė veta pajtimore. 14 Kurse lterin e bronztė qė ishte nė praninė e Zotit, e hoqi prej pėrpara Tempullit qė ishte ndėrmjet lterit tė ri dhe Shtėpisė sė Zotit dhe e qiti nė kėnd tė lterit, nė veri.

15 Atėherė mbreti Akaz i dha priftit Uri kėtė urdhėr: “Mbi lterin e madh kushto flinė e shkrumbimit mėngjesore dhe kushtimin e mbrėmjesores, flinė e shkrumbimit tė mbretit dhe kushtimoren e saj, flinė e shkrumbimit tė mbarė popullit tė vendit, kushtimoren e tyre dhe njomjet e tyre. Po ashtu edhe gjithė gjakun e flisė sė shkrumbimit si dhe gjithė gjakun e flive, derdhe mbi tė. Lidhur me lterin e bronztė, do tė vendos vetė”. 16 Prifti Uri bėri gjithė si i urdhėroi mbreti Akaz. 17 Mbreti Akaz i demontoi bazat: hoqi terthorcat, hoqi legenat. Edhe detin e bronztė e uli prej qeve, mbi tė cilėt pushonte, dhe e vendosi mbi truall tė kalldrėmuar. 18 Pėr shkak tė mbretit tė Asirisė ndryshoi nė Shtėpinė e Zotit edhe Musahun /d. m. th. Tremen/ e sė shtunės, qė ishte ndėrtuar nė Tempull, si dhe hyrjen e mbretit nga jashtė.

19 Veprat e tjera tė Akazit qė i bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 20 Akazi pushoi me tė parėt e vet dhe qe varrosur me ta nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret biri i tij, Ezekia.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėria e Akazit nė Judė /736 716/