Kapitujt

2 i Mbretėrve: 17. Mbretėrimi i Ozesė nė Izrael /732 724/

17

1 Nė vitin e dymbėdhjetė tė mbretit Akaz, nė Samari u bė mbret mbi Izraelin Ozeja, biri i Elės. Mbretėroi pėr nėntė vjet. 2 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, por jo si mbretėrit e Izraelit qė kishin qenė para tij.

3 Kundėr tij u ēua Salmanasari, mbreti i asirėve, dhe Ozeja iu nėnshtrua e i paguante telozna. 4 Kur e hetoi mbreti i Asirisė se Ozeja kishte pėr qėllim tė ēohej kundėr tij, sepse kishte dėrguar kasnecė tė mbreti i Egjiptit, Sua, dhe nuk i kishte paguar teloznat siē e kishte zakon t’i paguajė ēdo vit, e kapi Ozenė, e lidhi nė pranga dhe e qiti nė burg.

Pushtimi i Samarisė /721/

5 Mbreti i Asirisė e pushtoi mbarė vendin dhe u ngjit dhe e rrethoi Samarinė. E mbajti nė rrethim pėr tre vjet. 6 Nė vitin e nėntė tė mbretėrimit tė Ozesė, mbreti i Asirisė e pushtoi Samarinė, i shpuri izraelitėt nė Asur dhe i vendosi nė Halė, nė brigjet e Haborit, lumė i Gozanit dhe nė qytetet e medėve.

Pėrsiatje mbi shpartallimin e mbretėrisė sė Izraelit

7 E ndodhi kėshtu, sepse bijtė e Izraelit mėkatuan kundėr Zotit, Hyjit tė vet, i cili i kishte nxjerrė prej tokės sė Egjiptit, prej kthetrave tė faraonit, mbretit tė Egjiptit, e ata nderuan hyjnitė e huaja. 8 Jetuan sipas zakoneve tė kombeve qė i zhduku Zoti nė ardhjen e bijve tė Izraelit, e sipas ligjeve qė i vunė nė fuqi mbretėrit e Izraelit. 9 Bijtė e Izraelit e fyen me vepra jo tė drejta Zotin, Hyjin e vet. Ndėrtuan mogila nė tė gjitha qytetet e veta qė nga kullat e vėzhgimit deri nė qytete tė fortifikuara. 10 Punuan gurngulė dhe banirė nė majė tė ēdo kodre e nėn ēdo lėndė tė gjelbėr 11 dhe digjnin kem nė tė gjitha lartėsirat sikurse edhe kombet qė Zoti i kishte shpėrngulur para tyre. Bėnė vepra tmerrėsisht tė kėqija duke e hidhėruar Zotin 12 dhe adhuruan idhuj tė fėlliqėt, qė u kishte urdhėruar Zoti tė mos e bėnin atė gjė. 13 E Zoti i kishte pėrkujtuar zyrtarisht izraelitėt e judenjtė me anė tė gjithė profetėve e tė gjithė veguesve duke u thėnė: “Kthehuni prej udhėve tuaja tė kėqija e mbani urdhėrimet e rregulloret e mia sipas ligjit qė ua urdhėrova etėrve tuaj dhe sipas tė gjithave qė jua kam zbuluar me anė tė profetėve, shėrbėtorėve tė mi. ”. 14 Por ata nuk dėgjuan. E ngurruan zverkun e vet nė gjasim tė zverkut tė etėrve tė tyre, qė nuk deshėn tė besonin nė Zotin, Hyjin e vet. 15 E pėrbuzėn Ligjin dhe Besėlidhjen e tij, qė e lidhi me etėrit e tij, kėrkesat qė ai ua kishte bėrė: shkuan pas gjėrave tė kota dhe u bėnė asgjė.

I ndoqėn kombet qė ishin pėrreth tyre, kurse Zoti u kishte urdhėruar tė mos bėjnė siē bėnin ato. 16 I lanė tė gjitha urdhėrimet e Zotit, Hyjit tė vet, dhe punuan idhuj tė metaltė: dy viēa e banirin, adhuruan mbarė ushtrinė qiellore, i shėrbyen Baalit, 17 i kushtuan bijtė e bijat e veta duke i kaluar nėpėr zjarr; pyetnin shortarėt e ushtronin magjinė e kėshtu u dhanė tė bėnin ēka ėshtė e keqe ndėr sy tė Zotit me qėllim qė ta ngacmonin.

18 Atėherė Zoti u hidhėrua nė Izraelin pėr sė tepėrmi dhe e flaku larg syve tė vet. Mbeti vetėm fisi i Judės. 19 Por mjerisht as ata tė fisit tė Judės nuk i ruanin urdhėrimet e Zotit, Hyjit tė vet, por ecnin nė gabimet qė kishte bėrė Izraeli.

20 Zoti e flaku mbarė farėn e Izraelit, i pėrvujtnoi ata dhe i lėshoi nė duar tė grabitqarėve derisa i flaku krejtėsisht prej fytyrės sė vet. 21 Qė prejkohės qė Izraeli u nda prej shtėpisė sė Davidit dhe vuri pėr mbret tė vetin Jeroboamin, birin e Nabatit, ‑ sepse Jeroboami e ndau Izraelin prej Zotit dhe e bėri tė bėjė mėkatin e madh, ‑ edhe Zoti e braktisi Izraelin. 22 Bijtė e Izraelit ecėn nė tė gjitha mėkatet qė i kishte bėrė Jeroboami. Nuk u larguan prej tyre 23 derisa e dėboi Zoti Izraelin prej fytyrės sė vet, siē u kishte thėnė me gojėn e tė gjithė profetėve, shėrbėtorėve tė vet. Kėshtu qe humbur me dhunė Izraeli prej tokės sė vet nė Asur deri nė ditėn e sotme.

Prejardhja e samarianėve

24 Mbreti i Asirisė atėherė solli popuj prej Babilonit, prej Kutės, prej Avahit, prej Ematit e prej Sefarvaimit dhe i vendosi nė vend tė bijve tė Izraelit nė qytetet e Samarisė. Kėta e bėnė pronė Samarinė e banuan nė qytetet e saja.

25 Tashti, qė nė fillim tė nguljes sė tyre nė tė, nuk e kishin frikė Zotin. Zoti dėrgoi kundėr tyre luanė qė mbytėn disa prej tyre. 26 Qe lajmėruar mbreti i asirėve: “Njerėzit qė ēove dhe i vendose tė banojnė nė qytetet e Samarisė, nuk e dinė mėnyrėn si duhet tė nderohet Hyji i vendit. Prandaj u ēoi luan dhe, ja, po i mbysin, sepse nuk e dinė mėnyrėn si duhet nderuar Hyji i vendit”. 27 Atėherė mbreti i Asirisė urdhėroi: “Ēojeni atje njė prej priftėrinjve qė sollet s’andejmi si skllevėr, le tė shkojė e le tė banojė ndėr ta e t’ua mėsojė mėnyrėn e nderimit tė Hyjit tė vendit”. 28 Kėshtu, kur erdhi njėri prej atyre priftėrinjve qė kishin qenė marrė skllevėr prej Samarisė, banoi nė Betel dhe i mėsonte se si duhej ta nderonin Zotin.

29 Megjithatė, secili popull punoi hyjin e vet. I vendosėn nė tempujt e lartėsirave qė i kishin ndėrtuar samarianėt, secili popull nė qytetin e vet ku banonte. 30 Kėshtu ata prej Babilonit punuan Sokotbenotin, kutenėt Nergelin, ata prej Ematit Asimėn, 31kurse hevenjtė punuan Nebahazin dhe Tartakun, kurse ata qė ishin prej Sefarvaimit i digjnin fėmijėt e vet nė zjarr pėr nder tė Adramelekut e tė Anamelekut, hyjnive tė Sefarvaimit. 32 E migjithatė nderonin edhe Zotin. Bėnė prej mesit tė vet priftėrinj tė lartėsirave dhe i vendosnin nė tempuj tė lartėsirave; 33 dhe, ndėrkohė qė nderonin Zotin, u shėrbenin edhe hyjnive tė veta sipas zakoneve tė popujve prej tė cilėve kishin ardhur nė Samari.

34 Deri mė sot e pėrfillin zakonin e vjetėr: nuk e druajnė Zotin, nuk e rregullojnė jetesėn e vet brenda hullive tė Ligjit as urdhėrimeve as rregulloreve qė ua urdhėroi Zoti bijve tė Jakobit, tė cilin e pat quajtur Izrael. 35 Zoti ka lidhur me ta njė besėlidhje dhe u kishte urdhėruar duke thėnė: “Mos i druani zotat e huaj, mos i nderoni, mos i adhuroni dhe mos u flijoni atyre, 36 por nderojeni vetėm Zotin qė ju nxori nga toka e Egjiptit me fuqi tė madhe e krah tė shtrirė. Vetėm atė druani, atė adhuroni dhe atij i flijoni! 37 Urdhėrimet e ritet, Ligjin e urdhrin, qė e ka shkruar pėr ju, kujdesohuni ta zbatoni nė tė gjitha ditėt e jetės suaj. Mos druani tė tjerė zota! 38Besėlidhjen qė e rraha me ju, mos e harroni dhe mos i druani zotat e huaj, 39 por druani vetėm Zotin, Hyjin tuaj, dhe ai do t’ju shpėtojė nga dora e tė gjithė armiqve tuaj.”

40 Por ata nuk dėgjuan e vazhduan tė veprojnė sipas zakonit tė tyre tė vjetėr. 41 Kėshtu, pra, kėta popuj e druanin Zotin, por megjithatė u shėrbenin edhe idhujve tė vet. Krejtėsisht siē vepruan etėrit e tyre, bijtė e bijtė e bijve tė tyre vazhdojnė tė veprojnė edhe sot si ata.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėrimi i Ozesė nė Izrael /732 724/