Kapitujt

2 i Mbretėrve: 20. Sėmundja dhe shėrimi i Ezekisė

20

1 Ndėr ato ditė Ezekia u sėmur pėr vdekje. Erdhi tek ai Isaia profet, biri i Amosit, dhe i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Rregullo ē’ke pėr tė rregulluar nė familjen tėnde, sepse s’do tė shėrohesh, por do tė vdesėsh’” 2 Ezekia u kthye me fytyrė prej murit dhe iu lut kėshtu Zotit: 3 “Deh, o Zot, tė bie ndėr mend se si kam ecur para teje me besnikėri, me zemėr tė thjeshtė dhe se kam bėrė ē’ėshtė e pėlqyeshme para syve tė tu”. Dhe Ezekia ia plasi thekshėm vajit.

4 Ende nuk e kishte kaluar Isaia tremen kryesore, dhe ja, Isaisė i qe drejtuar fjala e Zotit: 5 “Kthehu e thuaji Ezekisė, prijėsit tė popullit tim: Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Davidit, babait tėnd: E dėgjova lutjen tėnde dhe i pashė lotėt e tu. Mirė, pra, unė po tė shėroj: brenda tri ditėsh ti do tė ngjitesh nė Shtėpinė e Zotit. 6 Ditėve tė tua po ua shtoi edhe pesėmbėdhjetė vjet. Gjithashtu do tė tė shpėtoj ty dhe kėtė qytet prej duarve tė mbretit tė Asirisė dhe do ta mbroj kėtė qytet pėr shkakun tim dhe pėr shkak tė Davidit, shėrbėtorit tim”.

7 Isaia tha: “Sillni njė bukėfike”. Ata e sollėn e ia vunė mbi ēibanin e tij dhe ai u shėrua.

8 Atėherė Ezekia i tha Isaisė: “Cila ėshtė shenja se Zoti do tė mė shėrojė dhe se do tė ngjitem tė tretėn ditė nė Tempullin e Zotit”? 9 Isaia iu pėrgjigj: “Kjo do tė jetė shenja prej Zotit pėr ty se Zoti do ta ēojė nė vend fjalėn qė ka thėnė: A do qė hija tė zgjatet dhjetė shkallė, apo tė kthehet prapazi po aq shkallė”? 10 Ezekia u pėrgjigj: “Lehtė e ka hija tė zbresė dhjetė shkallė, dhe nuk dua qė tė ndodhė kėshtu, por le tė kthehet prapazi dhjetė shkallė”. 11 Iu lut, pra, Isaia profet Zotit, dhe e ktheu hijen prapazi shkallėve tė Akazit nėpėr tė cilat kishte zbritur mė parė, u kthye prapa dhjetė shkallė.

Tė dėrguarit e Merodakbaladanit

12 Nė atė kohė Merodakbaladani, biri i Baladanit, mbreti i Babilonisė, i dėrgoi letėr dhe dhurata Ezekisė, sepse kishte dėgjuar se Ezekia ishte i sėmurė. 13 Ezekia u gėzua pėr ardhjen e tyre dhe ua dėftoi mbarė thesarėt e vet: argjend, ar, erėra tė mira, vajin e erėndshėm, armatoren dhe gjithēka gjendej nė magazinat e tija: nuk la asgjė pa u treguar Ezekia prej atyre qė kishte nė pallat e nė pronėsinė e vet.

14 Atėherė erdhi Isaia profet te Ezekia dhe e pyeti: “Ēka thanė kėta njerėz dhe nga erdhėn tek ti”? Ezekia iu pėrgjigj: “Erdhėn prej njė vendi tė largėt, nga Babilonia”. 15 Ai e

pyeti: “Ē’kanė parė nė shtėpinė tėnde”? Ezekia iu pėrgjigj: “Panė gjithēka ėshtė nė shtėpinė time. S’ka asgjė qė nuk ua dėftova nė thesaret e mi”.

16 Atėherė Isaia i tha Ezekisė: “Dėgjoje fjalėn e Zotit:

17’Ja, po vijnė ditėt e do tė tė merren tė gjitha qė janė nė shtėpinė tėnde, gjithēka kanė mbledhur etėrit e tu deri mė sot, e do tė ēohen nė Babiloni: s’do tė mbetet asgjė, thotė Zoti. 18 E prej djemve tė tu, qė do tė lindin prej teje, disa do tė merren e do t’i bėjnė eunukė nė pallatin e mbretit tė Babilonit’”. 19 Ezekia i tha Isaisė: “E mirė ėshtė fjala e Zotit qė the.” E mendonte: “A do tė ketė veē paqe e siguri gjatė ditėve tė mia”?

Pėrfundimi mbi mbretėrimin e Ezekisė

20 Veprat e tjera tė Ezekisė, tė gjitha trimėritė e tija, si e ndėrtoi peshkoren, ujėsjellėsin dhe si e solli ujėt nė qytet, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 21 Ezekia pushoi me etėrit e vet. Nė vend tė tij u bė mbret Manaseu, djali i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Sėmundja dhe shėrimi i Ezekisė