Kapitujt

2 i Mbretėrve: 21. Mbretėrimi i Manaseut nė Judė /687 642/

21

1 Manaseu kishte dymbėdhjetė vjet kur filloi tė mbretėronte dhe mbretėroi nė Jerusalem pesėdhjet e pesė vjet. Nėna i quhej Hafsibė. 2 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit sipas kobėsive tė popujve qė Zoti i zhduku nė ardhjen e bijve tė Izraelit. 3 I pėrtėriti lartėsirat qė kishte rrėzuar i ati, Ezekia. Ndėrtoi lterė pėr nder tė Baalit, e punoi banirin siē e kishte punuar Akabi, mbreti i Izraelit. I adhuroi tė gjitha ushtritė qiellore dhe u shėrbeu. 4 Ndėrtoi lterė nė Shtėpinė e Zotit, pėr tė cilėn ka thėnė Zoti: “Nė Jerusalem do tė banojė Emri im”. 5 I ndėrtoi lterė mbarė ushtrisė qiellore nė dy tremet e Tempullit tė Zotit. 6 E kaloi djalin e vet nėpėr zjarr, ushtroi shorti e magji, themeloi thirrės tė vdekurish e dijetar me qėllim qė tė bėnte tė keqen para Zotit e ta bėnte tė hidhėrohej. 7 E vendosi edhe banirin e Aserės dhe madje nė Tempull, pėr tė cilin i ka thėnė Zoti Davidit e Salomonit, birit tė tij: “Nė kėtė Tempull e nė Jerusalem, tė cilin e zgjodha prej tė gjitha fiseve tė Izraelit do tė banojė pėrgjithmonė Emri im. 8 Sepse s’do tė lejoj qė kėmba e Izraelit tė luajė nga kjo tokė, qė ua dhurova etėrve tė tyre me kusht qė t’i zbatojnė tė gjitha urdhėrimet qė i kam dhėnė e ta mbajnė krejt Ligjin qė u urdhėroi shėrbėtori im Moisiu.” 9 Ata nuk dėgjuan, por i ngashnjeu Manaseu tė bėjnė ēka ėshtė e keqe edhe mė tepėr se kombet qė Zoti i ndrydhi para bijve tė Izraelit.

10 Atėherė foli Zoti me anė tė profetėve, sherbėtorėve tė vet, e tha: 11 “Pasi Manaseu, mbreti i Judės, i bėri kėto kobėsi tepėr tė tmerrshme, madje edhe mė tė mėdha se ato qė i bėnė amorrenjtė para tij dhe bėri tė mėkatojė Juda me idhujt e tij, 12 pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Ja, unė do tė lėshoj tė kėqija mbi Jerusalem e mbi Judė, kėshtu qė kushdo t’i dėgjojė, tė dy veshėt do t’i tingėllojnė. 13 Unė do ta ngreh mbi Jerusalem litarin e Samarisė dhe peshėn e shtėpisė sė Akabit, do ta fshij Jerusalemin sikurse kur fshihet kupa, e fshin dhe e kthen pėrmbys. 14 Do ta hedh larg meje Tepricėn e trashėgimit tim e do ta lėshoj nė dorė tė armiqve tė saj dhe do tė bėhet pre e plaēkė pėr tė gjithė armiqtė e saj, 15 sepse bėnė ēka ėshtė e keqe para meje dhe vazhduan tė mė hidhėrojnė prej ditės qė etėrit e tyre dolėn prej Egjiptit deri nė ditėn e sotme”.

16 Manaseu pėr mė tepėr derdhi edhe gjak tė pafajshėm me aq shumicė, saqė e mbushi Jerusalemin deri nė buzė, pa marrė parasysh mėkatet e tjera me tė cilat e bėri Judėn tė bėjė atė qė ėshtė e keqe para syve tė Zotit.

17 Veprat e tjera tė Manaseut dhe gjithēka bėri, si dhe mėkati i tij qė e mėkatoi, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 18 Edhe Manaseu pushoi pranė etėrve tė vet dhe qe varrosur nė kopshtin e shtėpisė sė vet, nė kopshtin Ozė. Nė vend tė tij u bė mbret Amoni, djali i tij.

Mbretėrimi i Amonit nė Judė /642‑640/

19 Amoni kishte njėzet e dy vjet kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem dy vjet. Nėna e tij quhej Mesalemet. Ishte bija e Harusit prej Jetebės. 20 Bėri ē’ėshtė e keqe para Zotit, gjithė si kishte bėrė Manaseu, baba i tij. 21 Ai e ndoqi pikė pėr pikė udhėn nėpėr tė cilėn kishte ecur baba i tij. U shėrbeu idhujve, tė cilėve u kishte shėrbyer i ati dhe i adhuroi ata. 22 E la Zotin, Hyjin e tė parėve tė vet, dhe nuk eci udhės sė Zotit. 23 I vunė prita oborrtarėt e tij dhe e vranė mbretin nė shtėpinė e tij. 24 Populli i thjeshtė i vrau tė gjithė ata qė bėnė pėrbetim kundėr Amonit mbret dhe, nė vend tė tij, e bėnė mbret tė vetin Jozinė, djalin e tij.

25 Veprat e tjera tė Amonit, gjithēka bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 26 E varrosėn nė varrin e tij, nė kopshtin Ozė. Nė vend tė tij u bė mbret Jozia, djali i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėrimi i Manaseut nė Judė /687 642/