Kapitujt

2 i Mbretėrve: 23. Leximi kremtor i Ligjit

23

1 Atėherė mbreti dėrgoi tė mblidheshin tek ai tė gjithė krerėt e Judės e tė Jeru‑ salemit. 2 Atėherė mbreti shkoi nė Tempullin e Zotit e me tė edhe tė gjithė njerėzit e Judės e tė gjithė banorėt e Jerusalemit: priftėrinj, profetė dhe mbarė populli, i madh e i vogėl. Dhe ua lexoi tė gjitha fjalėt e librit tė Besėlidhjes qė u gjet nė Shtėpinė e Zotit. 3 Mbreti, nė kėmbė nė podin e vet, lidhi para Zotit Besėlidhjen, qė detyron tė ecet pas Zotit, tė mbahen tė gjitha urdhėrimet e tija, dėshmitė e ligjet me gjithė zemėr e me gjithė shpirt, duke i plotėsuar tė gjitha fjalėt e kėsaj Besėlidhjeje, qė ishin tė shkruara nė kėtė libėr. Mbarė populli e pranoi Besėlidhjen.

Ripėrtėritja religjioze nė Judė

4 Atėherė mbreti i urdhėroi Helcisė kryeprift, priftėrinjve tė rendit tė dytė dhe derėtarėve qė t’i nxjerrin jashtė Shtėpisė sė Zotit tė gjitha gjėrat e punuara pėr nder tė Baalit, tė Aserės e tė mbarė ushtrisė qiellore. Tė gjitha i dogji jashtė Jerusalemit, nė luginėn e Cedronit e hirin e tyre e shpuri nė Betel. 5 I zhduki rojtarėt qė mbretėrit e Judės i kishin emėruar pėr tė flijuar nė lartėsira nėpėr qytetet e Judės e nė rrethinėn e Jerusalemit dhe tė gjithė ata qė u kushtonin kem Baalit, Aserės, diellit, hėnės, yjeve dhe mbarė ushtrisė qiellore. 6 Urdhėroi tė nxirret baniri nga Shtėpia e Zotit, jashtė Jerusalemit, nė luginėn e Cedronit dhe aty e dogji dhe e bėri hi dhe e hodhi mbi varrin e pėrbashkėt. 7 I rrėnoi edhe ndėrtesat e lavireve tė kushtuara, qė ishin nė Shtėpinė e Zotit, nė tė cilat gratė qėndisnin petka pėr Aserėn.

8 Mblodhi tė gjithė priftėrinjtė prej qyteteve tė Judės dhe i pėrdhunoi tė gjitha lartėsirat ku kėta priftėrinj kishin flijuar prej Gaasė e deri nė Bersabejė. I rrėnoi edhe lartėsirat e kėmbėpra‑ pshtėve nė hyrje tė derės sė Jozuehit, kryetarit tė qytetit, nė krahun e majtė tė atij qė hyn nėpėr derėn e qytetit. 9 Megjithatė priftėrinjtė e lartėsirave nuk guxonin tė ngjiteshin nė lter tė Zotit nė Jerusalem, por mund tė hanin bukėn e pabrumė nė mes tė vėllezėrve tė vet.

10 Ai e pėrdhunoi gjithashtu edhe Tofetin, qė ėshtė nė fushėn Benenom, qė tė mos i flijojė mė askush djalin ose vajzėn e vet nė zjarr Molokut. 11 I zhduki kuajt qė i kishin kushtuar mbretėrit e Judės diellit nė hyrje tė Tempullit tė Zotit pranė dhomės sė oborrtarit Natanmelek, qė ishte nė Farurim, kurse qerren e diellit e dogji nė zjarr. 12 Po ashtu edhe lterėt qė ishin mbi tarracė tė dhomės sė lartė tė Akazit, qė i kishin ndėrtuar mbretėrit e Judės si dhe lterėt qė i kishte ndėrtuar Manaseu nė dy tremet e Tempullit tė Zotit, Jozia mbret i rrėnoi dhe i bėri grimė aty, kurse pluhurin e tyre e treti nė pėrruan Cedron. 13 Po ashtu edhe lartėsirat qė gjendeshin pėrballė Jerusalemit, nė krahun e djathtė tė malit tė Humbjes, tė cilat i kishte ndėrtuar Salomoni, mbreti i Izraelit, pėr nder tė Astarotit, idhullit tė sidonėve, Kamosit, idhullit tė moabitėve dhe Melkomit, idhullit tė bijve tė Amonit, mbreti i pėrdhunoi.

14 Pastaj i copėtoi gurngulėt, i preu banirėt dhe gropat e tyre i mbushi me eshtra njerėzish.

Shtrihet pėrtėritja edhe nė Mbretėrinė e vjetėr tė Veriut

15 Jozia e rrėnoi gjithashtu edhe lterin qė ishte nė Betel, lartėsirė tė cilėn e kishte ndėrtuar Jeroboami, biri i Nabatit, qė e bėri Izraelin tė mėkatojė; e rrėnoi kėtė lter dhe lartėsirėn, e dogji dhe e bėri pluhur. E dogji edhe banirin.

16 Jozia u soll e pa aty varre qė ishin nė kodėr, dėrgoi e mori prej varresh eshtra, i dogji mbi lter dhe kėshtu e pėrdhunoi sipas fjalės sė Zotit qė e kishte shpallur njeriu i Hyjit, kur Jeroboami ditėn e festės ishte ngjitur nė lter. U soll dhe ia nguli sytė varrit tė njeriut tė Hyjit, qė i kishte thėnė kėto fjalė, 17 e tha: “Ē’ėshtė kjo pėrmendore qė po e shoh”? Banorėt e atij qyteti u pėrgjigjėn: “Ėshtė varreza e njeriut tė Hyjit, qė erdhi prej Judės e i tha fjalėt, tė cilat ti i ēove nė vend mbi lterin e Betelit”. 18 Jozia tha: “Mos e prekni! Askush tė mos ia luajė eshtrat”! Kėshtu s’u prekėn eshtrat e tij as eshtrat e profetit qė kishte ardhur prej Samarisė.

19 Jozia gjithashtu i zhduku tė gjithė tempujt e lartėsirave, qė ishin nė qytetet e Samarisė qė i kishin ndėrtuar mbretėrit e Izraelit pėr ta nxitur Zotin tė hidhėrohet. Bėri me ta po ashtu siē veproi nė Betel. 20 I flijoi tė gjithė priftėrinjtė e lartėsirave qė ishin aty mbi lterė, dhe mbi ta dogji eshtra njerėzish. Pastaj u kthye nė Jerusalem.

Kremtimi i Pashkėve

21 Mbreti i dha mbarė popullit kėtė urdhėr: “Kremtoni Pashkėt pėr nder tė Zotit, Hyjit tuaj, sipas mėnyrės qė ėshtė shkruar nė librin e kėsaj Besėlidhjeje”. 22 E nuk ishin kremtuar nė njė mėnyrė tė tillė Pashkėt qė nga koha e gjyqtarėve qė e gjykuan Izraelin dhe gjatė tėrė kohės sė mbretėrve tė Izraelit e tė Judės! 23 Pashkė tė tilla pėr nder tė Zotit nė Jerusalem u kremtuan vetėm tė tėtėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Jozisė!

Pėrfundim mbi reformėn fetare

24 Jozia zhduku gjithashtu tė gjithė magjistarėt, dijetarėt, terafimėt, idhujt e tė gjitha turpėsitė qė ishin nė tokėn e Judės e nė Jerusalem, me qėllim qė t’i ēonte nė vend fjalėt e Ligjit, qė janė tė shkruara nė librin qė gjeti nė Tempullin e Zotit kryeprifti Helci.

25 Nuk kishte para tij njė mbret tė tillė qė tė jetė kthyer prej Zotit sikur ai me gjithė zemrėn e vet, me gjithė shpirtin e vet me krejt qenien e vet pikė pėr pikė sipas Ligjit tė Moisiut. Po as pas tij nuk u ngirt njė tjetėr i ngjashėm me tė.

26 Megjithatė Zoti nuk e fiku zjarrin e madh tė zemėrimit tė vet qė kishte ndezur kundėr Judės pėr shkak tė tė gjitha fyerjeve, me tė cilat e kishte ngacmuar Manaseu. 27 Prandaj edhe vetė Zoti tha: “Larg do ta flak edhe Judėn prej pranisė sime siē e treta Izraelin, do ta pėrbuz edhe kėtė qytet qė vetė e zgjodha, Jerusalemin edhe Shtėpinė, pėr tė cilėn pata thėnė: ‘Nė tė do tė banojė Emri im. ’”

Fundi i mbretėrisė sė Jozisė

28 Veprat e tjera tė Jozisė e gjithēka bėri, vallė a nuk janė tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės?

29 Nė kohėn e tij faraoni Nekao, mbreti i Egjiptit, doli kundėr mbretit tė asirėve nė lumin Eufrat. Mbreti Jozi i doli pėrpara, por ai, kur pa, e vrau nė Magedo. 30 Tė vdekur e bartėn prej Magedos nė karrocėn e shėrbėtorit tė vet, e sollėn nė Jerusalem dhe e varrosėn nė varrin e tij. Popullsia e vendit morėn Joakazin, birin e Jozisė, e shuguruan dhe e bėnė mbret nė vend tė babait tė tij.

4. RRĖNIMI I JERUSALEMIT

Mbretėria e Joakazit nė Judė /609/

31 Joakazi kishte njėzet e tri vjet kur u bė mbret. Mbretėroi nė Jerusalem vetėm tre muaj. Nėna e tij quhej Amital. Ishte bija e Jeremisė, prej Lobnės. 32 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, krejtėsisht porsi tė parėt e tij. 33 Faraoni Nekao e lidhi nė hekura nė Reblė, qė ėshtė nė tokėn e Ematit, qė tė mos mbretėronte nė Jerusalem. Faraoni Nekao i vuri vendit tatim njėqind talenta argjend e njė talent ar 34 dhe e bėri mbret Eliacimin, birin e Jozisė, nė vend tė Jozisė, babait tė tij, dhe ia ndėrroi emrin dhe e quajti Joakim, kurse Joakazin e mori rob, e ēoi nė Egjipt dhe atje vdiq. 35 Joakimi ia dha faraonit argjendin dhe arin, por ngarkoi popullin me tatime pėr tė mbledhur shumėn qė kėrkonte faraoni. Secilin e ngarkoi tė paguajė sipas gjendjes sė tij argjend e ar pėr t’ia dhėnė faraonit Nekao.

Mbretėrimi i Joakimit nė Judė /609‑598/

36 Joakimi kishte njėzet e pesė vjet kur u bė mbret. Mbretėroi nė Jerusalem njėmbėdhjetė vjet. Nėna e tij quhej Zebidė. Ishte bija e Fadajės nga Ruma. 37 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, krejtėsisht siē vepruan edhe tė parėt e tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Leximi kremtor i Ligjit