Kapitujt

2 i Mbretėrve: 25. Rrethimi i Jerusalemit

25

1Tė nėntin vit tė mbretėrimit tė Sedecisė, nė muajin e dhjetė, tė dhjetėn ditė tė muajit, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisė, erdhi me tėrė ushtrinė e vet para Jerusalemit. E rrethuan nė ēdo anė dhe u fortifikuan nė rrethim. 2 Qyteti mbeti i rrethuar dhe i mbyllur deri nė tė njėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Sedecisė.

3 Tė nėntėn ditė tė muajit tė katėrt u bė uri e madhe, saqė populli i thjeshtė s’kishte as bukė tė thatė. 4 U hap njė vrimė nė qytet. Atėherė tė gjithė luftėtarėt ikėn e dolėn prej qytetit natėn nėpėr njė derė qė ėshtė nėn murin e dyfishtė te kopshti i mbretit, megjithėse kaldenjtė e mbanin rrethimin ngado pėrreth. Ikėn, pra, dhe morėn rrugėn drejt Arabės. 5 Ushtria e kaldenjve e ndoqi pas mbretin dhe e zunė nė fushėn e Jerikut, sepse mbarė ushtria e tij u thye e iku duke e lėnė mbretin vetėm. 6 Pasi e kapėn, pra, mbretin, e sollėn nė Reblė, te mbreti i Babilonisė. Ky edhe i caktoi dėnimin: 7 djemtė ia vrau ndėr sy tė tij, pastaj Sedecisė ia nxori sytė, e lidhi nė zinxhirė tė bronztė dhe e ēoi nė Babiloni.

Rrėnimi i Jerusalemit dhe shpėrngulja e dytė e popullit

8 Nė tė pestin muaj, tė shtatėn ditė tė muajit, tė tė nėntėmbėdhjetit vit tė mbretėrimit tė mbretit tė Babilonisė, Nabusardani, koman‑ danti i rojės trupore, shėrbėtori i mbretit tė Babilonisė, erdhi nė Jerusalem. 9 Dogji Shtė‑ pinė e Zotit, pallatin e mbretit dhe tė gjitha shtėpitė e Jerusalemit: me zjarr dogji ēdo shtėpi. 10 Mbarė ushtria e kaldenjve qė ishte me komandantin e rojės trupore, i rrėzoi muret rrethuese tė Jerusalemit. 11 Nabusardani, kryetari i rojės trupore, e shpėrnguli me dhunė pjesėn tjetėr tė popullit qė kishte mbetur ende nė qytet si dhe tradhtarėt qė kishin kaluar nė anėn e mbretit tė Babilonisė, dhe mbarė popullin tjetėr. 12 La vetėm disa prej popullit tė varfėr si vreshtarė e bujq.

13 Shtyllat e bronzta qė ishin nė Shtėpinė e Zotit, bazat, detin e bronztė, qė ishte nė Shtėpinė e Zotit, kaldenjtė i thyen dhe bronzin e tė gjithave e ēuan nė Babiloni. 14 Gjithashtu morėn edhe kusi, lopata, pirunj, thika, kupa, tė gjitha enėt e bronzta qė pėrdoreshin nė shėrbesė fetare; 15 po ashtu edhe kemoret e arta dhe spėrkatėset e argjendta: gjithēka ishte prej arit ose prej argjendit e mori kryetari i rojės trupore. 16 Lidhur me dy shtyllat, Detin ‑ qė ishte njė ‑ dhe me bazat, qė i kishte punuar Salomoni pėr Tempullin e Zotit: pesha e bronzit e tė gjitha kėtyre enėve nuk mund tė matej. 17 Njėra shtyllė ishte e lartė tetėmbė‑ dhjetė kute e mbi tė kishte kapitelin e lartė pesė kute. Pastaj kishte gėrshetin dhe shegat e bronzta mbi kapitel gjithkund pėrreth qė tė gjitha tė bronzta; tė njėjtat stoli i kishte edhe shtylla tjetėr.

18 Kryetari i rojės trupore i mori robėr Serajėn, priftin e parė, Sofoninė, priftin e dytė dhe tre rojtarėt e pragut tė Tempullit. 19 Prej qytetit mori edhe njė oborrtar tė mbretit, oficer ushtrie, pesė vetė prej atyre qė ishin nė shėrbimin e mbretit e qė i gjeti nė qytet, sekretarin e kryetarit tė ushtrisė qė rishtaronte pėr ushtri djemtė e popullit, si dhe gjashtėdhjetė vetė prej popullit. 20 Nabusardani, kryetari i rojės trupore tė mbretit, i ēoi kėta nė Reblė para mbretit tė Babilonisė. 21 Mbreti i Babilonisė i goditi dhe i vrau nė Reblė, nė tokėn Emat.

Kėshtu populli i Judės qe shpėrngulur me dhunė nga vendi i vet.

Godolia, qeveritar i Judės

22 Popullit qė mbeti nė Judė, e kishte lėnė nė vend, mbreti i Babilonisė Nabukodonosori i vuri pėr kryetar Godolinė, birin e Ahikamit, tė birit tė Safanit. 23 Kur morėn vesh kapedanėt e tė gjitha ēetave se Godolia ishte vėnė prej mbretit tė Babilonisė pėr qeveritar, shkuan tek ai nė Masfė, ata dhe tė gjithė njerėzit e tyre. Ishin: Ismaheli, biri i Natanisė, Johanani, biri i Kareesė, Saraja, biri i Tanehumetit netofatas, edhe Jezonia, biri i Mahakatitit, tė gjithė kėta me shokėt e tyre. 24 Godolia u dha atyre dhe shokėve tė tyre kėtė zotim me pėrbetim: “Mos kini frikė tė jeni nė numrin e shėrbėtorėve tė kaldenjve. Qėndroni nė vendin tuaj e shėrbejini mbretit tė Babilonisė! Do tė jeni mirė.”

25 Porse ndodhi qė tė shtatin muaj erdhi Ismaheli, biri i Natanisė sė Elisamės, prej shtėpisė mbretėrore, me dhjetė vetė, e goditėn Godolinė e ai vdiq, dhe judenjtė e kaldenjtė qė ishin me tė nė Masfė. 26 Atėherė mbarė populli, i vogėl e i madh, dhe kapedanėt e ēetave u ēuan e zbritėn nė Egjipt prej frikės sė kaldenjve.

 

Falje mbretit Joakin

27 Dhe ja, nė vitin e tridhjeteshtatė pasi mbreti i Judės, Joakini qe humbur rob, nė tė dymbėdhjetin muaj, tė njėzeteshtatėn ditė tė muajit, Evilmerodaku, mbreti i Babilonisė, atė vit qė u bė mbret, Joakinin, mbretin e Judės, e liroi prej burgut. 28 Bisedonte me butėsi me tė dhe i caktoi njė karrigė mė tė lartė se mbretėrve tė tjerė qė ishin me tė nė Babiloni. 29 I ndėrroi edhe petkat qė i kishte bajtur nė burg dhe hante bukė nė praninė e tij gjithmonė, nė tė gjitha ditėt e jetės sė tij. 30 I qenė caktuar edhe mjetet pėr jetesėn e pėrditshme dhe ato i jepeshin prej mbretit ēdo ditė pėr gjithė jetėn e tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Rrethimi i Jerusalemit