Kapitujt

1 i Kronikave: 4. Juda. Sobali

4

1 Bijtė e Judės: Faresi, Hesroni, Karmiu, Huri, Sobali. 2 Reaja, biri i Sobalit, pati djalė Jahatin, prej tė cilit lindėn Ahumaji e Laadi: kėto janė vėllazėritė e saraitėve.

Huri

3 Kėta janė pasardhėsit e Etamit: Jezraheli, Jesema, Jedebosi. Motra e tyre quhej Asalelfuni. 4 Fanueli qe baba i Gedorit, kurse Ezeri baba i Hosės. Kėta janė bijtė e Hurit, tė parėlindurit tė Efratės, babait tė Betlehemit.

Askuri

5 Askuri, babai i Tekuesė, kishte dy gra: Halanė e Naarėn. 6 Prej Naarės i lindėn Oozami, Heferi, Temaniu dhe Ahastariu: kėta janė bijtė e Naarės. 7 Kurse bijtė e Halasė: Sereti, Saari e Etnani.

8 Kosit i lindėn Anobi, Soboba dhe familjet e Aharehelit, tė birit tė Arumit. 9 Jabesi ishte mė i spikaturi ndėr vėllezėrit e vet dhe nėna e tij ia ngjiti emrin Jabes sepse thoshte: “E linda me dhimbje”. 10 Jabesi e thirri nė ndihmė Hyjin e Izraelit: “Nėse vėrtetė do tė mė bekosh, atėherė zgjeroji kufinjtė e mi, mbaje dorėn tėnde me mua dhe bėj tė mos mė ndrydhė e keqja.” Hyji i dha ēka Jabesi i kėrkoi.

Kalebi

11 Kalebi, vėllai i Suasė, pati djalė Mahirin, qė qe trungu i Estonit. 12 Estonit i lindėn Betrafa, Feseu e Tehinai, babai i Irnaasit /d. t. th. i qytetit Naas/: kėta janė njerėzit e Rekės.

13 Bijtė e Cenezit: Otonieli e Saraja. Bijtė e Otonielit: Hatati e Maonatiu. 14 Maonatiut i lindi Ofra; Sarajės i lindi Joabi, babai i geharasve /d. t. th. Lugina e Mjeshtrave/: sepse kėtu ishin mjeshtra.

15 Bijtė e Kalebit, tė birit tė Jefoneut: Hiri, Ela, Nahami. Biri i Elės: Cenezi. 16 Bijtė e Jaleleelit: Zifi, Zifa, Thiria dhe Asraeli. 17 Bijtė e Ezrės: Jeteri, Meredi, Eferi e Jaloni. Jeterit i lindėn Mariami, Samaji, Jezba, babai e Estemit. 18a Kėta janė bijtė e Betisė, tė bijės sė faraonit qė e mori pėr grua Meredi: 18b lindi Jaredin, babain e Gedorit, Heberin, babain e Sokos dhe Ikutielin, babain e Zamnoesė.

19 Bijtė e gruas sė tij nga Judeja, tė motrės sė Nahamit, babait tė Ceilės: Dalaja e Simoni, babai i Jomanit. Bijtė e Nahamit, babait tė Ceilės Garmit dhe tė Estemit Makatit. 20 Bijtė e Simonit: Amoni, Rina, Banhanani, Tiloni. Bijtė e Jesiut: Zoheti e Benzoheti.

Sela

21 Bijtė e Selės, tė birit tė Judės: Heri, babai i Lehės dhe Laada, babai i Maresės, si dhe vėllazėritė e shtėpisė qė punonin pėlhura nė Betsabé, 22 Jokimi dhe njerėzit e Kozebės, Joasi e Sarafi, qė ishin princa nė Moab e u kthyen nė Betlehem: por ėshtė fjala pėr ngjarje tė hershme. 23 Kėta janė poēarėt qė banonin nė Nataim e nė Gaderė te mbreti dhe punonin pėr tė e banonin aty.

Simoni

24 Bijtė e Simonit: Namueli, Jamini, Jaribi, Zara, Sauli. 25 Djali i Saulit ishte Selumi, Mabsami ishte djali i kėtij, kurse Masma ishte djali i kėtij. 26 Djemtė e Masmės: Hamueli dhe biri i tij, Zahuri dhe biri i tij, Semeji. 27 Semeji kishte gjashtėmbėdhjetė djem e gjashtė vajza. Vėllezėrit e tij nuk patėn shumė djem dhe tė gjitha familjet e tyre sė bashku nuk kishin aq sa kishte Juda. 28 Banonin nė Betsabé, nė Moladė, nė Hasarsuhal, 29 nė Bilhė, nė Asom, nė Tolad, 30 nė Batuel, nė Hormė, nė Siceleg 31 nė Betmarhabot, nė Asarsusim, nė Betberaj dhe nė Saarim: kėto ishin qytetet e tyre deri nė kohėn e mbretit David. 32 Kurse fshatrat e tyre ishin: Etami, Aeni, Remoni, Toheni, Asani: pesė qytete. 33 Edhe tė gjitha vendbanimet qė ishin pėrreth kėtyre qyteteve deri nė Baal. Kėto ishin vendbanimet e tyre dhe pema e brezave tė tyre.

34 Masobabi, Jemlehu e Josa, biri i Amasisė, 35 Joeli, Jehui, biri i Jozabisė, tė birit tė Sarajės, tė birit tė Asielit; 36 Elioenaji, Jakoba, Isuhaja, Asaja, Adieli, Isimieli, Banaja, 37 Ziza, biri i Sefejit, tė birit tė Alonit, tė birit tė Jedajės, tė birit tė Semriut, tė birit tė Samajės: 38 kėta qė u pėrmendėn ishin prijėsit tė vėllazėrive tė veta. Familjet e tyre u shtuan shpejt 39 dhe shkuan nė hyrje tė Gadorit deri nė lindje tė luginės pėr tė kėrkuar kullota pėr grigjat e veta. 40 Atje gjetėn kullota tė begatshme dhe shumė tė mira, vend shumė tė gjerė, tė qetė e pjellorė, nė tė cilin mė parė kishin banuar pasardhėsit e Kamit. 41 Simonajt, qė ishin tė shkruar emėr pėr emėr nė kohėn e Ezekisė, mbretit tė Judės, erdhėn dhe u ranė ēadrave tė tyre, i shkretuan, i vranė dhe i zhdukėn Maonitėt tė cilėt i gjetėn aty dhe vendin e tyre e banuan deri nė ditėt e sotme, sepse aty gjetėn kullota tė pasura.

42 Disa prej bijve tė Simonit, pesėqind burra, shkuan nė bjeshkėt Seir: Pėr prijės kishin Faltinė, Naarinė, Rafajėn e Ozielin, bijtė e Jesiut. 43 I vranė amalekasit qė kishin mundur tė shpėtonin dhe u ngulitėn me banesa deri nė ditėt e sotme.

Kapitujt

Kapitujt