Kapitujt

1 i Kronikave: 5. Rubeni

5

1 Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit ‑ ai ishte i parėlindur, por kur e pėrdhosi shtratin e tė atit, tė drejtat e parėlindėsisė sė tij iu dhanė bijve tė Jozefit, tė birit tė Izraelit.

Barku i Rubenit e humbi tė drejtėn e parėlindėsisė, 2 sepse Juda e mori pėrparėsinė mbi vėllezėrit e vet ndėrsa prej tij rrodhi princi, porse e drejta e parėlindėsisė i mbeti t’i takonte Jozefit.

3 Bijtė e Rubenit, tė tė parėlindurit tė Izraelit: Enoku, Falui, Hesroni e Karmiu.

Joeli

4 Bijtė e Joelit: Semaja, djali i tė cilit qe Gogu, djali i kėtij Semeji, 5 djali i Semejit, Miha, djali i Mihės Reaja, djali i Reajės Baali, 6 djali i Baalit Beera, tė cilin e treti nė mėrgim Teglatfalnasari, mbreti i asirėve; ky ishte princi i Rubenajve.

7 Vėllezėrit e tij, janė tė shėnuar nė gjenealogjinė e tyre, sipas barqeve qė ishin: mė nė krye ėshtė Jehieli, pastaj Zakaria, 8 Bela, biri i Azazit tė Samės sė Joelit. Ky banonte nė Aroer qė shtrihej deri nė Nebo e nė Beelmeon. 9 Nė lindje pronat e tij shtriheshin deri nė hyrje tė shkretėtirės qė kufizohet me lumin Eufrat, sepse grigjat e tyre u shtuan pėr sė forti nė dheun e Galaadit. 10 Nė kohėn e Saulit luftuan kundėr agarenjve tė cilėt i zhdukėn dhe i banuan ēadrat e tyre nė mbarė krahinėn nė lindje tė Galaadit.

Gadi

11 Bijtė e Gadit, zunė vend pėrballė tyre, nė tokėn e Basanit qė shtrihej deri nė Selhė: 12 nė krye Joeli, Safami i dyti, Janaji e Safati nė Basan. 13 Vėllezėrit e tyre, sipas vėllazėrive tė tyre, ishin: Mikaeli, Mosolami, Sebeu, Joraji, Jakani, Zieu e Heberi: shtatė. 14 Kėta ishin bijtė e Abihajlit, tė birit tė Huriut, tė birit tė Jaroehit, tė birit tė Galaadit, tė birit tė Mikaelit, tė birit tė Jesesiut, tė birit tė Jedos, tė birit tė Buzit. 15 Ahiu biri i Abdielit, tė birit tė Guniut, ishte prijėsi i barqeve tė tyre. 16 Banonin nė Galaad e nė Basan dhe nė rrethet e tija si dhe nė tė gjitha fshatrat e Saronit deri nė kufi. 17 Tė gjithė kėta u shkruan nė pemėn e breznive nė kohėn e Joatamit, mbretit tė Judésė, dhe nė kohėn e Jeroboamit, mbretit tė Izraelit.

18 Bijtė e Rubenit e tė Gadit si dhe tė gjysmės sė fisit tė Manaseut, luftėtarė qė mbartnin shqyt e shpatė dhe qė ngrehnin harkun, mjeshtra luftimi, ishin dyzetėmijė e shtatėqind e gjashtėdhjetė ushtarė. 19 Luftuan kundėr agarenjve, iturenjve, nafisenjve dhe nodabenjve. 20 Ata qenė tė ndihmuar kundėr kėtyre, sepse gjatė sulmit e thirrėn ndihmėn e Hyjit dhe Hyji u ndihmoi sepse e kishin vėnė shpresėn; kėshtu nė duar tė tyre ranė agrenjtė me tė gjithė ata qė ishin nė anėn e tyre. 21 Ua rrėmbyen gjithēka patėn: pesėdhjetė mijė deve, dyqind e pesėdhjetė mijė dele e dhi dhe dy mijė gomerė, dhe robėruan njėqind mijė njerėz. 22 Dhe ranė tė vrarė shumė, sepse kjo luftė qe dėrguar nga Zoti. Pas kėsaj ata u ngulitėn nė vendin e tyre deri nė shpėrngulje.

Gjysma e fisit tė Manaseut

23 Bijtė e gjysmės sė fisit tė Manaseut e banuan vendin prej Basanit e deri nė Baalhermon e nė Sanir dhe nė malin Hermon: ishin shumė nė numėr. 24 Kėta ishin prijėsit e familjeve tė tyre: Eferi, Jesiu, Elieli, Ezrieli, Jeremia, Odoja dhe Jedieli: luftėtarė tė fortė, njerėz nė zė, prijės tė familjeve tė tyre.

25 Por e lanė Hyjin e tė parėve tė vet dhe bėnė tradhėti me zotat e popujve tė vendit qė Hyji i dėboi para tyre.

26 Atėherė Hyji i Izraelit e nxiti shpirtin e Fulit, mbretit tė Asirisė, dhe shpirtin e Teglatfalnasarit, mbretit tė Asirisė, dhe i dėboi Rubenajt, Gadajt dhe gjysmėn e fisit tė Manaseut e i ēoi nė Halė, nė Habor, nė Arė e nė lumin Gozan deri nė ditėn e sotme.

Kapitujt

Kapitujt