Kapitujt

1 i Kronikave: 21. Regjistrimi

21

1 Satani u ngrit kundėr Izraelit dhe e nxiti Davidin ta numėrojė Izraelin. 2 Dhe Davidi i tha Joabit e prijėsve tė Izraelit: “Dilni e regjistrojeni Izraelin prej Bersabesė e deri nė Dan dhe ma sillni numrin qė ta di”. 3 Joabi iu pėrgjigj: “Zoti e shtoftė popullin e vet edhe njėqindfish mė shumė se ē’ėshtė! Vallė, o Imzot mbret, a nuk janė tė gjithė shėrbėtorėt e tu? Pse po e kėrkon kėtė gjė Zotėria im qė t’i numėrohet si mėkat Izraelit?”.

4 Por fjala e mbretit ishte mė e fortė se e Joabit. Doli pra, Joabi dhe e qarkulloi mbarė Izraelin dhe u kthye nė Jerusalem. 5 Joabi ia dha Davidit numrin e regjistrimit dhe doli numri i gjithmbarshėm i Izraelit njė milion e njėqind mijė burra tė aftė pėr shpatė, kurse prej Judės dolėn katėrqind e shtatėdhjetė mijė vetė tė aftė pėr shpatė. 6 Joabit nuk i pėlqeu urdhėri i mbretit kėndej edhe nuk e regjistroi fisin e Levit as tė Beniaminit.

Murtaja dhe falja e Zotit

7 Ky urdhėr nuk i pėlqeu Hyjit, prandaj edhe e goditi Izraelin.

8 Atėherė Davidi i tha Hyjit: “Mėkatova shumė qė e bėra kėtė gjė. Tė lutem, shlyeja fajin shėrbėtorit tėnd, sepse veprova tepėr marrėzisht”. 9 Zoti i tha Gadit, vėguesit tė Davidit: 10 “Shko, fol me Davidin e thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Tri gjėra i vė para teje: zgjidhe njėrėn, cilėn tė duash. Do tė bėj atė qė ta zgjedhėsh”. 11 Gadi erdhi te Davidi e i tha: “Kėshtu thotė Zoti: Zgjidh ēfarė tė duash: 12 ose tri vjet urie, ose tre muaj tė ikėsh para armiqve tė tu e tė mos mundesh t’u ikėsh shpatave tė tyre, ose tri ditė shpatėn e Zotit e murtaja ta pėrshkojė vendin dhe engjėlli i Zotit tė shfarosė brenda mbarė kufijve tė Izraelit. Vendos, pra, tani se ēfarė duhet t’i pėrgjigj Atij qė mė ka dėrguar”.

13 Davidi i pėgjigji Gadit: “Nga ēdo anė qenkam ngusht! Por mė mirė le tė bie nė duar tė Zotit, sepse mėshira e tij ėshtė e madhe, e tė mos bie nė duar tė njerėzve”!

14 Kėshtu Zoti dėrgoi murtajėn nė Izrael dhe vdiqėn prej izraelitėve shtatėdhjetė mijė burra. 15 Gjithashtu Zoti e dėrgoi engjėllin edhe nė Jerusalem pėr ta goditur edhe atė. Kur filloi ta godasė, e pa Zoti, i erdhi dhimbje pėr kėtė tė keqe dhe i urdhėroi engjėllit shfarues: “Mjaft! Ndale dorėn tėnde”!

Atėherė engjėlli po qėndronte pranė lėmės sė Ornan Jebuseut. 16 Davidi i lartėsoi sytė dhe e pa engjėllin e Zotit duke qėndruar ndėrmjet qiellit e tokės. E kishte nxjerrė shpatėn prej millit dhe e kishte drejtuar dorėn kundėr Jerusalemit. Davidi dhe paria tė veshur me grathore ranė me fytyrė pėrdhe. 17 Atėherė Davidi iu lut Hyjit: “Po a nuk jam unė ai qė dha urdhėr tė regjistrohet populli? Unė jam ai qė mėkatova, unė e bėra tė keqen: po ē’faj ka kjo grigjė? O Zot, Hyji im, le tė sillet dora jote, po tė lutem, kundėr meje e kundėr familjes sė tim eti, deh tė mos goditet populli yt”!

Ngritja e lterit

18 Atėherė engjėlli i Zotit i urdhėroi Gadit t’i thotė Davidit tė ngritet e ta ndėrtojė njė lter nė nder tė Zotit nė lėmėn e Ornan Jebuseut. 19 Kėshtu, pra, Davidi veproi sipas urdhėrit tė Gadit qė ia tha nė emėr tė Zotit. 20 Ornani, kur u soll dhe e pa engjėllin, u fsheh ai dhe katėr djemtė e tij sepse: nė atė kohė po fshinte grurin nė lėmė. 21 Kėshtu, pra, kur Davidi erdhi tek Ornani, po sa e pa Ornani, u nis e i doli pėrpara prej lėmės dhe u pėrkul para tij nė nderim me fytyrė pėrdhe. 22 Davidi i tha: “Ma jep lėmėn tėnde qė ta ndėrtoj nė tė njė lter nė nder tė Zotit. Ma jep pėr aq argjend sa vlen e tė pushojė shuplaka nė popull”. 23 Ornani iu pėrgjigj Davidit: “Merre lirisht e Imzot mbreti tė bėjė me tė ēfarė tė dojė. Unė i jap edhe kafshėt pėr fli shkrumbimi dhe shqupitė pėr dru dhe grurin pėr fli kushtimore: tė gjitha kėto i jap falas me gjithė ėndje.”

24 Davidi mbret i tha Ornanit: “Jo, kėshtu assesi! Por do t’i paguaj me argjend sa tė vlejnė. Sepse nuk dua t’ia kushtoj Zotit gjėnė tėnde, t’ia kushtoj Zotit fli shkrumbimi gjėnė e falur”.

25 Davidi i dha Ornanit pėr atė vend gjashtėqind sikla tė artė me peshė tė saktė 26 dhe e ndėrtoi aty lterin nė nder tė Zotit, i kushtoi flitė e shkrumbimit, tė pajtimit dhe e thirri nė ndihmė Zotin. 27 Atėherė Zoti i urdhėroi engjėllit dhe ky e ktheu shpatėn nė mill.

28 Po nė kėtė kohė, pasi Davidi pa se Zoti ia kishte dėgjuar lutjen nė lėmėn e Ornan Jebuseut, Davidi zuri tė kushtojė aty fli. 29 Banesa e Zotit, e ndėrtuar prej Moisiut nė shkretėtirė, si dhe lteri i flive tė shkrumbimit aso kohe ishin nė kodrinėn nė Gabaon; 30 por Davidi nuk mundi tė shkonte ta kėshillonte Zotin atje, sepse e kishte kapluar njė frikė e madhe duke e parė shpatėn e engjėllit tė Zotit.

Kapitujt

Kapitujt