Kapitujt

1 i Kronikave: 22. Pėrgatitja pėr ndėrtimin e Tempullit

22

1 Kėndej edhe Davidi tha: “Kjo ėshtė Shtėpia e Zotit Hyj e ky ėshtė lteri i flive tė shkrumbimit tė izraelitėve”.

Pėrgatitja pėr ndėrtimin e Tempullit

2 Davidi dha urdhėr tė bashkohen tė gjithė tė huajt qė jetonin nė tokėn e Izraelit dhe prej tyre i caktoi njerėzit pėr tė latuar e gdhendur gurė pėr ndėrtimin e Shtėpisė sė Hyjit. 3 Davidi e bėri gati gjithashtu edhe hekurin pėr gozhda pėr krahėt e dyerve, pėr pėrputhje pėr shula, si dhe bronz me peshė tė pamasė. 4 Ndėrsa lėnda e cedrit qė e kishin sjellė te Davidi sidonasit e tirianėt as qė mund tė ēmohej. 5 Davidi tha: “Salomoni, im bir, ėshtė ende fėmijė i vogėl dhe i njomė e Shtėpia qė do tė ndėrtohet nė nder tė Zotit duhet tė jetė e tillė qė nė ēdo vend tė flitet pėr tė e tė lėvdohet. Dua, pra, tė bėj gati gjithēka duhet pėr tė”. Kėshtu Davidi, para se tė vdiste, bėri gati pothuajse gjithēka.

6 Atėherė e thirri Salomonin, djalin e vet, dhe i urdhėroi t’ia ndėrtojė Shtėpinė e Zotit, Hyjit tė Izraelit. 7 Davidi i tha Salomonit: “Biri im, dėshira ime ishte t’ia ndėrtoj Emrit tė Zotit, Hyjit tim, Shtėpinė, 8 porse mė erdhi fjala e Zotit qė mė tha: ’Ke derdhur shumė gjak e ke luftuar luftėra tė mėdha. Ti s’do ta punosh Shtėpinė nė nder tė Emrit tim, pasi ke derdhur gjithė atė gjak para syve tė mi. 9 Do tė tė lindė njė djalė qė do tė jetė njeri shumė paqegėzues: sepse unė do tė bėj qė ai tė jetė nė paqe me tė gjithė armiqtė e tij pėrreth dhe pėr kėtė arsye do tė quhet Salomon dhe unė do t’i jap Izraelit paqe e qetėsi gjatė gjithė kohės sė tij. 10 Ai do ta ndėrtojė Shtėpinė nė nder tė Emrit tim. Ai do tė jetė djali im e unė do tė jem babai i tij. Fronin e tij mbi Izrael do ta bėj tė amshueshėm’. 11 Tani, biri im, Zoti qoftė me ty dhe nxito e ndėrtoje Shtėpinė nė nder tė Zotit, Hyjit tėnd, ashtu siē ka thėnė pėr ty.

12 Zoti tė dhėntė veē mend e urtėsi qė tė mund ta sundosh Izraelin e ta mbash Ligjin e Zotit, Hyjit tėnd. 13 Sepse vetėm atėherė do tė mund tė pėrparosh nėse do t’i mbash urdhėrimet e ligjet qė Zoti ia urdhėroi Moisiut pėr Izraelin. Ji i fortė e vepro si burrė: mos u tremb as mos ki frikė! 14 Ja, unė, me kujdesin tim i kam bėrė gati ca gjėra pėr Shtėpinė e Zotit: njėqind mijė talenta ar, njė milion talenta argjend, kurse bronzi e hekuri as qė mund tė peshohen, sepse aq shumė janė! 15 Ke gjithashtu edhe shumė njerėz tė vyer: gdhendės, muratorė, mjeshtra druri dhe tė gjithfarė mjeshtrie pėr tė kryer vepra. 16 Nė lidhje me ar, me argjend, me bronz e me hekur as qė dihet tė numėrohen. Kėshtu, pra, nisja punės e Zoti qoftė me ty”!

17 Gjithashtu Davidi u urdhėroi tė gjithė krerėve tė Izraelit qė t’i ndihmojnė Salomonit, birit tė tij. 18 U tha: “Ju po shikoni se Zoti, Hyji juaj, ėshtė me ju dhe se ju ka dhėnė paqe gjithkund pėrreth dhe se i ka lėshuar nė duar tuaja banorėt e vendit e se vendi i ka qenė nėnshtruar Zotit e popullit tė tij. 19 Tani jepuni me gjithė zemrėn tuaj e me gjithė shpirtin tuaj nė kėrkimin e Zotit, Hyjit tuaj. Ngrihuni tė gjithė sė bashku e ndėrtojeni Shenjtėroren e Zotit Hyj qė tė futet Arka e Besėlidhjes sė Zotit dhe enėt e kushtuara Hyjit nė Shtėpinė qė ndėrtohet nė nder tė Emrit tė Zotit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Pėrgatitja pėr ndėrtimin e Tempullit