Kapitujt

Zanafilla: 29. Jakobi arrin te Labani

29

1 Atėherė Jakobi mori rrugėn dhe shkoi nė dheun e bijve tė Lindjes. 2 Nė fushė pa njė pus dhe tri grigja delesh nė mriz rreth tij, sepse prej tij pinin delet dhe grykėn e kishte tė mbyllur me njė gur tė madh. 3 Ishte zakon qė, kur tė mblidheshin tė gjitha delet, tė hiqej guri dhe, pasi ta shuanin etjen grigjat, guri tė vihej pėrsėri nė grykėn e pusit.

4 Jakobi u tha barinjve: “Prej nga jeni, vėllezėr”? Ata i pėrgjigjėn: “Prej Karranit”. 5 I pyeti: “A mos e njihni Labanin, birin e Nahorit”? I thanė: “E njohim”. 6 “A ėshtė shėndosh?”, u tha. “Mirė ėshtė ‑ i thanė ‑ dhe, ja, Rakela, bija e tij po vjen me grigjė”. 7 Tha: “Ka edhe shumė ditė dhe nuk ėshtė koha tė bashkohen delet. Jepuni tė pinė dhe ktheni nė kullotė”! 8 Ata pėrgjigjėn: “Nuk mundemi derisa tė mblidhen tė gjitha bagėtitė e ta heqim gurin prej grykės sė pusit; atėherė do t’u japim ujė grigjave”.

9 Ata ende po flisnin me tė, dhe ja, Rakela po vinte me delet e tė atit. Ishte bareshė. 10 Kur Jakobi e pa Rakelėn, bijėn e Labanit, ungjit tė vet, dhe delet e Labanit, ungjit tė vuet, u afrua, e hoq gurin prej grykės sė pusit 11 dhe i dha ujė grigjės sė Labanit, ungjit tė vet. Atėherė Jakobi e pėrqafoi Rakelėn dhe qau me zė tė lartė. 12 I tregoi se ishte vėllai babait tė saj dhe biri i Rebekės. Ajo, duke nxituar, e lajmėroi tė atin. 13 Ai, posa dėgjoi se kishte ardhur djali i motrės, Jakobi, vrapoi pėr t’i dalė para. E pėrqafoi dhe e mbuloi me tė puthura dhe i priu nė shtėpi tė vet. Pasi i dėgjoi tė gjitha ē’kishin ngjarė, 14 tha: “Vėrtet qenke ashti dhe mishi im”!

Kėshtu qėndroi tek ai njė muaj.

Dy martesat e Jakobit

15 Atėherė Labani i tha: “A thua pse je im vėlla do tė mė shėrbesh falas? Mė trego sa duhet tė jetė shpėrblimi yt”!

16 Labani kishte dy vajza. E madhja quhej Lia, kurse e vogla quhej Rakelė. 17 Lia i kishte sytė e sėmurė me gloq, kurse Rakela ishte e bukur dhe e pashme. 18 Jakobi e donte kėtė dhe tha: “Do tė tė shėrbej shtatė vjet pėr vajzėn tėnde tė voglėn, Rakelėn”. 19 Labani u pėrgjigj: “Mė mirė ėshtė ta jap ty se sa njė njeriu tjetėr. Rri me mua”!

20 Kėshtu Jakobi shėrbeu shtatė vjet pėr Rakelėn. Iu duk si tė ishin pak ditė prej dashurisė sė madhe ndaj saj. 21 Atėherė Jakobi i tha Labanit: “Ma jep tė fejuarėn time, sepse u plotėsua koha e dua tė martohem”.

22 Labani i thirri nė bukė tė gjithė njerėzit e atij vendi dhe bėri dasmė. 23 Kur u bė mbrėmje, Labani mori vajzėn e vet Linė dhe ia dha Jakobit. Ky u bashkua me tė. 24 Labani ia dha vajzės shėrbėtoren qė quhej Zelfė.

Kur zbardhi drita... ē’tė shohėsh? Ishte Lia!

25 Jakobi i tha vjehrrit tė vet: “Ēfarė mė bėre kėshtu? A nuk tė shėrbeva pėr Rakelėn? Pėrse mė gėnjeve”? 26 Labani iu pėrgjigj:

“Ndėr ne nuk ėshte zakon ta martojmė vajzėn e vogėl para tė madhes. 27 Le tė kalojė kjo javė dasme dhe do ta jap edhe tjetrėn si shpėrblim pėr shėrbim qė do tė mė bėsh pėr shtatė vjet tė tjera”.

28 Jakobi pranoi dhe, pasi kaloi java e dasmės, Labani ia dha edhe vajzėn tjetėr, Rakelėn, pėr grua. 29 Kėsaj ia dha pėr shėrbėtore Bilhėn. 30 Jakobi u martua edhe me Rakelėn dhe e deshi mė shumė se Linė. I shėrbeu Labanit edhe shtatė vjet tė tjera.

Bijtė e Jakobit

31 Zoti duke parė se Jakobi e pėrbuzte Linė, atė e bėri tė pėlleshme, kurse Rakelėn beronjė. 32 Lia mbeti nė e rėndė dhe lindi djalin, tė cilit ia dhanė emrin Ruben, sepse thoshte: “Zoti e pa pėrvujtėrinė time, tani do tė mė dojė burri im”.

33 Ngjizi pėrsėri dhe lindi djalin e tha: “Ndjeu Zoti se isha e lėnė pas dore dhe ma dhuroi edhe kėtė djalė”. Ia ngjiti emrin Simon.

34 Mbeti edhe tė tretėn herė shtatzėnė dhe lindi edhe njė djalė e tha: “Ketė herė burri im do tė kthehet kah unė, sepse i linda tre djem”, prandaj e quajti Levi.

35 Ngjizi edhe tė katėrtėn herė dhe lumnoi njė djalė e tha: “Kėtė herė do t’i jap lavdi Zotit”! Pėr kėtė arsye e quajti Judė. Dhe pushoi tė lindė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jakobi arrin te Labani