Kapitujt

2 i Kronikave: 4. Tempullit nė Shenjtėroren e shenjtėroreve

4

1 E punoi edhe lterin e bronztė tė gjatė njėzet kute, tė gjerė njėzet kute e tė lartė dhjetė kute.

2 E punoi edhe Detin nė metal tė derdhur, prej buze e nė buzė dhjetė kute, tė rrumbullakėt rreth e rreth. Ishte i lartė pesė kute dhe duhej njė pe tridhjetė kutesh pėr ta pushtuar pėrreth. 3 Nėn tė ishin gjithreth e rreth pėrfytyrime demash, dhjetė pėr ēdo kut, tė renditur nė dy rreshta, tė derdhur nė njė derdhje me Detin. 4 Deti shtrihej mbi dymbėdhjetė dema. Prej tyre tre shikonin kah veriu, tre tė tjerėt nė perėndim, tre tė tjerė nė jug, kurse tre tė tjerėt nė drejtim tė lindjes. Deti qėndronte mbi ta. Vithet e qeve ishin pėrbrenda, nėn Detin. 5 Trashėsia e tij ishte njė pėllėmbė, buza e tij, si buza e gotės, e zambakut tė ēelur. Zinte tri mijė batė.

6 Punoi gjithashtu edhe dhjetė legena dhe i vendosi pesė nė tė djathtė e pesė nė tė majtė, qė tė lanin gjithēka qė do tė kushtohej pėr fli shkrumbimi. Nė Det laheshin priftėrinjtė.

7 Punoi edhe qirimbartės tė artė, sipas gjedhes qė ishte urdhėruar tė bėheshin dhe i vendosi nė Tempull pesė nė tė djathtė e pesė nė tė majtė. 8 Po ashtu edhe dhjetė tryeza dhe i vendosi nė Tempull, pesė nė tė djathtė e pesė nė tė majtė. Punoi gjithashtu edhe njėqind kupa tė arta.

9 Punoi edhe tremen e priftėrinjve, tremen e madhe dhe dyert nė treme, tė cilat i veshi me bronz. 10 Detin e vendosi nė krahun e djathtė, nė juglindje.

11 Hirami punoi kusi, lugica e kupa dhe e kreu mbarė punėn e ngarkuar prej mbretit Salomon pėr Shtėpinė e Hyjit: 12 d. t. th. dy shtyllat, dy mėkrenėzat dhe kapitelet nė majė tė shtyllave, dy gėrshetat qė mbulonin mėkrenėzat e shtyllave; 13 katėrqind shega pėr tė dy gėrshetat; dy rendesh ishin tė vendosura shegat dhe lidheshin me ēdo gėrshet pėr t’i mbrojtur mėkrenėzat e kapitelėve tė shtyllave. 14 Punoi edhe dhjetė baza e legena, tė cilėt i vuri mbi baza; 15 njė Det dhe nėn Det dymbėdhjetė dema; 16 enė pėr hi, lopata e pirunj: tė gjitha enėt pėr Shtėpinė e Zotit ia punoi mbretit Salomon, mjeshtri i Salomonit, Hirami prej bronzit tė pastėr. 17 Mbreti caktoi tė shkrihen nė krahinėn e Jordanit, nė tokė argjile, ndėrmjet Sukotit e Saredatės. 18 Salomoni punoi njė shumė tė madhe enėsh tė panumėrta aq sa nuk dihej pesha e bronzit.

19 Salomoni i punoi tė gjitha orenditė e caktuara pėr Shtėpinė e Hyjit: lterin e bronztė, tryezat dhe mbi to i vuri bukėt e kushtimit. 20 Punoi gjithashtu edhe shandanat dhe dritėzat e tyre qė tė bėjnė dritė pranė Dabirit, sipas kėrkesės sė ritit, prej arit tė kulluar. 21 Punoi gjithashtu edhe boēat dhe dritėzat e gėrshėrėt e arta: tė gjitha u punuan me ar tė kulluar. 22 Gjithashtu edhe thikėzat, kupat e stėrpikjes, kupėzat dhe kemoret prej arit tė kulluar. Edhe dyert e brendshme tė Tempullit nė Shenjtėroren e shenjtėroreve, si dhe dyert e jashtme tė Tempullit, u punuan prej ari.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Tempullit nė Shenjtėroren e shenjtėrorev...