Kapitujt

2 i Kronikave: 11. Veprimtaria e Roboamit

11

1 Me tė arritur nė Jerusalem, Roboami e bashkoi mbarė shtėpinė e Judės e tė Beniaminit: njėqind e tetėdhjetė mijė luftėtarė tė zgjedhur pėr tė luftuar kundėr Izraelit e pėr t’ia kthyer vetes mbretėrinė. 2 Porse i erdhi fjala e Zotit Semejės, njeriut tė Hyjit, e i tha: 3 “Fol me Roboamin birin e Salomonit, mbretin e Judės dhe me tė gjithė Izraelin qė ėshtė nė Judė nė Beniamin: 4 Kėshtu thotė Zoti: Ruaj se dilni e luftoni kundėr vėllezėrve tuaj! Secili le tė kthehet nė shtėpinė e vet sepse kėshtu ka ndodhur pse unė ashtu kam dashur”.

Kėta, kur e dėgjuan fjalėn e Zotit, u kthyen dhe nuk shkuan nė luftė kundėr Jeroboamit.

5 Roboami banoi nė Jerusalem dhe i rindėrtoi qytetet e fortifikuara tė Judės. 6 E rindėrtoi Betlehemin, Etamin, Tekuen, 7 Betsurin, Sokon, Odolamin, 8 Getin, Maresėn, Zifin, 9 Aduramin, Lakisin e Azekėn, 10 Saranė, Ajalonin dhe Hebronin qė ishin qytete shumė tė fortifikuara nė Judė e nė Beniamin. 11 Pasi i rrethoi me mure, ua vuri udhėheqėsit dhe shpuri nė to nozulla drithėrash, vaji e vere. 12 Madje edhe nė ēdo qytet punoi armatore shqytash e heshtash dhe i forcoi me kujdesin mė tė madh.

Kėshtu u bė sundimtar i Judės dhe Beniaminit.

Priftėrinjtė marrin anėn e Roboamit

13 Priftėrinjtė dhe levitėt qė ishin kudo nė Izrael i lanė vendet e veta dhe erdhėn te Roboami. 14 Edhe levitėt i lėshuan kullotat dhe pronat e veta dhe kaluan nė Judė e nė Jerusalem pėr arsye se Jeroboami dhe pasardhėsit e tij i pėrjashtuan ata prej shėrbesės priftėrore tė Zotit. 15 Jeroboami themeloi priftėrinj pėr lartėsira, pėr djaj e pėr viēa qė ai vetė i kishte punuar. 16 Por shumė vetė prej tė gjitha fiseve tė Izraelit, tė gjithė ata qė me zemėr e kėrkonin Zotin, Hyjin e Izraelit, i ndoqėn ata dhe erdhėn nė Jerusalem pėr t’i kushtuar fli Zotit, Hyjit tė etėrve tė vet. 17 Kėshtu e forcuan mbretėrinė e Judės dhe e pėrkrahėn Roboamin, birin e Salomonit, pėr tre vjet; sepse e ndoqėn udhėn e Davidit e tė Salomonit vetėm pėr tre vjet.

Familja e Roboamit

18 Roboami mori pėr grua Mahalatėn, bijėn e Jerimotit, tė birit tė Davidit dhe tė Abihajlės, bijės sė Eliabit, birit tė Isait. 19 Prej saj i lindėn djemtė: Jehusi, Somoria dhe Zoomi. 20 Pas kėsaj mori edhe Maakėn, bijėn e Absalomit, prej tė cilės i lindėn Ablai, Etaji, Zizai e Salomiti. 21 Por Roboami e deshi Maakėn, bijėn e Absalomit, mė tepėr se tė gjitha gratė dhe konkubinat e veta, sepse kishte marrė tetėmbėdhjetė gra e gjashtėdhjetė konkubina. I lindėn njėzet e tetė djem e gjashtėdhjetė vajza. 22 Roboami e vuri pėr kryetar tė vėllezėrve tė vet Abinė, birin e Maakės, sepse atė mendonte ta bėnte mbret. 23 Dhe urtėsisht i shpėrndau djemtė e vet nėpėr tė gjitha krahinat e Judesė e tė Beniaminit, nė tė gjitha qytetet e fortifikuara. I nozulloi me shumė ushqime dhe i martoi me shumė gra.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Veprimtaria e Roboamit