Kapitujt

2 i Kronikave: 14. Paqja e Asės

14

1 Asa bėri atė qė ishte e mirė dhe e pėlqyeshme para syve tė Zotit, Hyjit tė vet. I zhduki lterėt e hyjnive tė huaja dhe lartėsirat, 2 i theu shtyllat dhe i preu banirėt, 3 i urdhėroi Judės ta kėrkojė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet, ta zbatojė Ligjin dhe tė gjitha urdhėrimet. 4 I zhduki prej tė gjitha qyteteve tė Judės lartėsirat, lterėt e kemimit dhe mbretėroi nė paqe. 5 I rindėrtoi qytetet e fortifikuara tė Judesė, pasi vendi ishte nė qetėsi, dhe nė kohėn e tij nuk u bė asnjė luftė sepse Zoti i dhuroi paqe.

6 Asa i tha Judės: “Ejani t’i ndėrtojmė kėto qytete, t’i rrethojmė me mure, t’i forcojmė me pirgje, me dyer e me shula deri qė tė gjitha t’i kemi nė qetėsi, pa luftė. Ne e kėrkuam Zotin, Hyjin tonė; po ashtu edhe ai na kėrkoi ne e na dha paqe kudo pėrreth”.

Ata rindėrtuan dhe pėrparuan. 7 Asa pati edhe njė ushtri tė armatosur me shqyta e me heshta: treqind mijė prej Judės, kurse ushtria qė e kishte prej Beniaminit ishte e armatosur me shqyta e me shigjeta dhe ishin dyqind e tetėdhjetė mijė: tė gjithė kėta trima tė fortė.

Sulmi i Zarės

8 Zara nga Etiopia u sul kundėr tyre me njė ushtri prej njė milion ushtarėsh e me treqind karroca lufte dhe arriti deri nė Maresė. 9 Po edhe Asa vrapoi t’i dalė pėrpara dhe e rreshtoi ushtrinė pėr luftė nė luginėn qė ėshtė nė veri tė Maresės. 10 Asa e thirri nė ndihmė Zotin, Hyjin e vet, e tha: “O Zot, pėr ty s’ka aspak rėndėsie nėse po u ndihmon atyre qė janė shumė apo pak! Na eja nė ndihmė, o Zot, Hyji ynė! Me shpresė nė ty dhe nė Emrin tėnd dolėm kundėr kėsaj shumice! Ti, o Zot, je Hyji ynė, tė mos ngadhėnjejė mbi ty njeriu!”.

11 Kėndej edhe Zoti i tmerroi etiopėt para Asės e Judės: etiopėt ikėn! 12 Asa dhe ushtria, qė ishte me tė, i ndoqėn deri nė Gerar. Etiopėt sharruan deri nė shfarosje, sepse qenė zhdukur duke i vrarė Zoti e duke i luftuar ushtria e tij. Kėndej edhe morėn pre tė madhe 13 dhe i goditėn tė gjitha qytetet nė rrethinėn e Gerarės: i kishte pushtuar tmerri i Zotit. I rrafshuan tė gjitha qytetet dhe morėn pre tė madhe me vete. 14 U ranė edhe bunave tė grigjave, morėn njė shumicė tė panumėrt delesh e devesh dhe u kthyen nė Jerusalem.

Kapitujt

Kapitujt