Kapitujt

2 i Kronikave: 20. Feja dhe kėnga e shenjtė nė luftė kundėr moabėve

20

1 Pas kėsaj bijtė e Moabit, bijtė e Amonit e me ta edhe maonitėt, u bashkuan pėr tė luftuar kundėr Jozafatit. 2 Erdhėn disa lajmėtarė dhe e njoftuan Jozafatin kėshtu: “Po vjen kundėr teje njė shumicė e madhe prej vendeve qė janė pėrtej detit: prej Edomit dhe ja, arritėn nė Asasonta‑ mar, d. t. th. nė Engadi”.

3 Ndėrkaq Jozafati i tronditur nga frika, u pėrqėndrua krejtėsisht nė lutje Zotit dhe urdhėroi tė agjėrojė mbarė Juda. 4 Tė gjithė judenjtė u bashkuan pėr t’iu lutur Zotit. Erdhėn nga tė gjitha qytetet pėr t’iu lutur Zotit.

5 Atėherė Jozafati u ngrit nė kėmbė para tubimit tė Judės nė Jerusalem, nė Shtėpinė e Zotit, para tremes sė re 6 dhe tha: “O Zot, Hyji i etėrve tanė! Ti je Hyji qiellor, ti zotėron me tė gjitha mbretėritė e kombeve! Nė dorėn tėnde ėshtė fuqia dhe pushteti! Askush s’mundet tė tė bėjė ballė ty! 7 A s’qe ti, Hyji ynė, ai qė i ērrėnjosi banorėt e kėtij vendi para popullit tėnd, Izraelit, e ia dhurove farės sė Abrahamit, mikut tėnd tė pėrhershėm? 8 Ata banuan nė tė dhe nė tė e ndėrtuan nė nder tė Emrit tėnd Shenjtėroren e u lutėn: 9 ‘Nėse sulen kundėr nesh tė kėqijat: shpata hakmarrėse, murtaja ose uria, do tė qėndrojmė para kėsaj Shtėpie, nė praninė tėnde ‑ sepse Emri yt banon nė kėtė Shtėpi ‑ dhe nė vėshtirėsitė tona do tė kėrkojmė ndihma prej teje e ti do tė na dėgjosh e do tė na shpėtosh’! 10 Dhe, ja, tani bijtė e Amonit, bijtė e Moabit e malėsorėt e Seirit, nėpėr tė cilėt nuk i dha leje Izraelit tė kalojė, kur po dilte nga Egjipti, por u shmangėn prej tyre e nuk i shfarosėn ‑ 11 e ata tani po bėjnė ēmos e po mundohen tė na dėbojnė prej pronės sate qė ti na e dhurove. 12 Hyji ynė, vallė a nuk do ta zbatosh mbi ta dėnimin tėnd? E pra ne nuk kemi aq fuqi sa tė mund t’i bėjmė ballė gjithė kėsaj morie qė po sulet mbi ne; por, pasi nuk dimė se ēfarė na duhet tė bėjmė, s’na ka mbetur tjetėr shpresė pėrveē se t’i drejtojmė sytė tanė te ti”.

13 Tė gjithė judenjtė me foshnja, gra e fėmijė tė vet qėndronin nė kėmbė para Zotit. 14 Atėherė, mes kuvendit tė dheut, shpirti i Zotit e pushtoi Jahazielin, birin e Zakarisė, tė birit tė Banajės, tė birit tė Jehielit, tė birit tė Matanisė, njė levit prej bijve tė Asafit. 15 Ky tha: “Mė dėgjoni tė gjithė, o judenj edhe ju banorė tė Jerusalemit dhe ti, mbreti Jozafat! Kėshtu ju urdhėron Zoti: Mos u trembni as mos ia kini frikėn kėsaj morie tė madhe, s’do tė luftoni ju, por Hyji! 16 Nesėr zbritni kundėr tyre! Ata do t’i ngjiten tatėpjetės qė quhet Sis. Do t’i gjeni nė krye tė pėrroit tė thatė, qė ėshtė pėrballė shkretėtirės Jeruel. 17 S’do tė jeni ju ata qė do tė luftoni; ju vetėm qėndroni nė kėmbė dhe do ta shihni ndihmėn e Zotit mbi ju, o judenj e jerusalemas! Mos u trembni as mos kini frikė! Nesėr dilni ballė pėr ballė kundėr tyre dhe Zoti do tė jetė me ju”!

18 Atėherė Jozofati ra me fytyrė pėrdhe si dhe tė gjithė judenjtė e jerusalemasit ranė me fytyrė pėrdhe para Zotit dhe e adhuruan. 19 Ndėrkaq levitėt ‑ bijtė e Kaatit dhe bijtė e Koreut ‑ u ngritėn ta lavdėronin Zotin, Hyjin e Izraelit, me zė tė lartė.

20 Tė nesėrmen u ēuan heret e dolėn nė shkretėtirėn Tekue. Ndėrsa po niseshin, mes tyre zuri vend nė kėmbė Jozafati e tha: “Mė dėgjoni judenj e banorė tė Jerusalemit! Besoni nė Zotin, Hyjin tuaj, e do t’i pėrballoni, besojuni profetėve tė tij dhe gjithēka do t’ju shkojė pėr sė mbari!” 21 U kėshillua me popullin dhe i caktoi kėngėtarėt e Zotit qė, tė veshur me petka tė shenjtėruara, tė ecnin pėrpara ushtrisė pėr ta lavdėruar Zotin e tė thonė me zė tė pėrkueshėm: ‘Lėvdojeni Zotin, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij’!

22 Porsa filluan tė kėndojnė lavde, Zoti i solli pritat e tyre kundėr Amonit, Moabit e malėsisė sė Seirit, qė kishin dalė tė luftojnė kundėr Judės dhe i goditi. 23 Bijtė e Amonit dhe bijtė e Moabit u ngritėn kundėr banorėve tė malėsisė sė Seirit pėr t’i zhdukur e shfarosur. Pasi i sosėn ata, zunė tė sulmojnė dhe tė vrasin njėri‑tjetrin.

24 Kur judenjtė dolėn nė majė tė kodrės nga shihej shkretėtira, panė gjithkund mbarė lėndinėn tė mbuluar me kufoma dhe se s’kishte mundur asnjė t’i shpėtojė vdekjes. 25 Atėherė shkoi Jozafati dhe mbarė populli me tė pėr ta mbledhur prenė. Gjetėn me shumicė kafshė, pasuri, petka e enė tė ēmueshme. Morėn aq shumė sa s’mund t’i bartnin tė gjitha: aq shumė pre morėn sa qė u desh t’i bartnin pėr tri ditė. 26 Tė katėrtėn ditė u bashkuan nė luginėn Barakė. Aty i dhanė lavdi Zotit dhe pėr kėtė arsye atė vend e quajtėn Rrafshi i Bekimit deri nė ditėn e sotme. 27 Tė gjithė judenjtė e jerusalemasit me Jozafatin nė krye u kthyen nė Jerusalem me gėzim tė madh, sepse Zoti i kishte kėnaqur me fitoren mbi armiqtė 28 dhe hynė nė Shtėpinė e Zotit nė Jerusalem me harpa, cetra e bori. 29 Frika e Zotit pėrshkoi tė gjitha mbretėritė e tokės, kur morėn vesh se Zoti kishte luftuar kundėr armiqve tė Izraelit. 30 Mbretėria e Jozafatit gėzoi qetėsi e Hyji i tij i dha paqe kudo pėrreth.

Mbarimi i mbretėrimit tė Jozafatit

31 Jozafati mbretėroi mbi Judenė. Ishte tridhjetė e pesė vjeēar kur filloi tė mbretėronte. Nė Jerusalem mbretėroi njėzet e pesė vjet. Nėna e tij quhej Azubė. Ishte bija e Selakiut. 32 Eci udhės sė babait tė vet Asės duke mos u shmangur nga ajo e duke bėrė vetėm atė qė ėshtė e drejtė ndėr sytė e Zotit. 33 Megjithatė nuk qenė hequr lartėsirat, sepse populli ende nuk e kishte drejtuar zemrėn e vet tek Hyji i etėrve tė vet.

34 Historinė tjetėr tė Jozafatit, prej fillimit e deri nė mbarim, e ke tė shkruar nė tregimet e Jehuit, birit tė Hananiut, qė janė shėnuar nė librat e mbretėrve tė Izraelit.

35 Mė vonė Jozafati, mbreti i Judės, lidhi miqėsi me Ohozinė, mbretin e Izraelit, veprat e tė cilit ishin tejet tė kėqija. 36 U bė pjesėtar me tė pėr tė ndėrtuar anije qė tė lundronin nė Tarsis. Anijet i punuan nė Asiongabėr. 37 Eliezeri, biri i Dodisė, nga Maresa, profetizoi kundėr Jozafatit e tha: “Pasi lidhe besėlidhje me Ohozinė, Zoti i prishi punėt e tua”. Anijet iu shpartalluan dhe nuk mundėn tė shkojnė nė Tarsis.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Feja dhe kėnga e shenjtė nė luftė kundėr...