Kapitujt

2 i Kronikave: 25. Qėndrimi fetar i Amasisė

25

1 Amasia ishte njėzet e pesė vjeē kur u bė mbret. Nė Jerusalem mbretėroi njėzet e nėntė vjet. Nėna e tij e kishte emrin Joaden. Ishte nga Jerusalemi. 2 Ai bėri atė qė ėshtė e mirė para syve tė Zotit, megjithatė jo me zemėr tė pėrsosur. 3 Kur pa se ishte tashmė i sigurtė nė fronin e vet, i vrau shėrbėtorėt e vet qė ia kishin vrarė tė jatin, mbretin, 4 por nuk i mbyti bijtė e tyre sipas asaj qė shkruan nė Librin e Ligjit tė Moisiut, ku urdhėroi Zoti e tha: “Tė mos vriten etėrit pėr faj tė fėmijėve, as fėmijėt pėr faj tė etėrve tė tyre, por secili le tė vdesė pėr shkak tė fajit tė vet”.

Lufta kundėr Edomit

5 Amasia i bashkoi tė gjithė judenjtė dhe i renditi sipas vėllazėrive dhe ua caktoi mijėtarėt e urdhėrqindėsit pėr mbarė Judenė e Beniaminin. I numėroi prej njėzet vjeē e pėrpjetė. I dolėn treqind mijė tė rinj qė do tė mund tė dilnin nė luftė, tė bartnin heshtė e shqyt. 6 Pėr para i mori me vete edhe njėqind mijė izraelitė, burra tė fortė pėr njėqind talenta argjendi.

7 Por njė njeri i Hyjit iu paraqit mbretit e i tha: “O mbret, mos tė bjerė me ty nė luftė ushtria e Izraelit. Ti e di se Zoti nuk ėshtė me izraelitėt as me bijtė e Efraimit. 8 Nėse mendon tė luftosh nė sajė tė fuqisė sė ushtrisė, Zoti do tė bėjė tė mundesh prej armikut: e di se Hyjit i takon e tė ndihmojė e tė vėrė nė ikje”! 9 Atėherė Amasia iu pėrgjigj njeriut tė Hyjit: “Po si t’i bėhet atėherė me njėqind talenta qė ua dhashė ushtarėve izraelitė”? iu pėrgjigj njeriu i Hyjit: “Ka Zoti nga tė jep shumė mė shumė se kaq”! 10 Atėherė Amasia e ndau ushtrinė qė kishte ardhur tek ai prej Efraimit, qė tė ktheheshin nė vend tė vet. Ata, tė zemėruar pėr sė tepėrmi kundėr Judės, u kthyen nė vendin e vet.

11 Atėherė Amasia, plot guxim, e mori ushtrinė e vet, shkoi nė Luginėn e Kripave dhe i vrau dhjetė mijė seiras. 12 Bijtė e Judės i zunė robėr edhe dhjetė mijė tė tjerė, i ēuan nė buzė tė njė qete tė madhe, i plandosėn prej buzės nė greminė dhe tė gjithė u bėnė copė mė copė. 13 Por ushtria, tė cilėn Amasia e kishte kthyer prapa tė mos shkonte me tė nė luftė, u ra qyteteve tė Judės, prej Samarisė e deri nė Betoron, dhe, pasi i vrau tri mijė, rrėmbeu edhe pre tė madhe.

14 Por Amasia kur u kthye pas fitores mbi idumenj, i mori me vete idhujt e bijve tė Seirit, i bėri hyjni tė vetat, i adhuronte ata dhe u digjte kem. 15 Pėr kėtė arsye zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Amasisė dhe i dėrgoi njė profet pėr t’i thėnė: “Pėrse i adhuron zotat qė nuk e shpėtuan popullin e vet prej duarve tė tua”? 16 Ndėrsa profeti po i fliste kėto fjalė, ai iu pėrgjigj: “Vallė a tė kemi bėrė kėshilltar tė mbretit? Pusho! Se tė tė vrasin”! Duke u larguar profeti, tha: “E unė e di se Hyji ka caktuar qė ti tė vritesh, sepse e bėre kėtė gjė e tani as qė po e merr parasysh kėshillėn time”!

Lufta kundėr Izraelit

17 Pasi e mbajti njė kėshillim, Amasia, mbreti i Judės, dėrgoi disa njerėz tek Joasi, biri i Joakazit, tė birit tė Jehuit, mbretit tė Izraelit, me kėto fjalė: “Eja t’i sprovojmė forcat”! 18 Ai e dėrgoi lajmėtarin me kėtė porosi: “Ferra e gomarit qė ka mjaft nė Liban, dėrgoi shkues te cedri i Libanit pėr t’i thėnė: ‘Jepja vajzėn tėnde djalit tim pėr grua’! Por ja, kafshėt e egra qė ndodheshin nė Liban, duke kaluar, e shqelmuan ferrėn e gomarit. 19 Tė ka shkuar ndėr mend: ‘I shpartallova edomasit!’, prandaj edhe tė ėshtė rritur mendja e krenohesh. Rri nė shtėpinė tėnde! Pse ia kėrkon tė zezėn vetes, tė sharrosh ti dhe mbarė Juda me ty”?

20 Por Amasia nuk deshi tė dėgjonte. Ishte vullneti i Zotit qė tė binte nė duar tė armiqve pse i nderonte idhujt e Edomit. 21 Atėherė erdhi Joasi, mbreti i Izraelit. U ndeshėn nė luftim ballė pėr ballė ai dhe Amasia, mbreti i Judės, nė Betsames tė Judesė. 22 Judenjtė u shpartalluan prej izraelitėve dhe secili iku nė ēadrėn e vet. 23 Joasi, mbreti i Izraelit, e zuri tė gjallė Amasinė, mbretin e Judės, birin e Joasit, tė birit tė Joakazit, nė Betsames dhe e ēoi nė Jerusalem, ku e rrėnoi murin e Jerusalemit prej derės sė Efraimit deri nė derėn e Kėndit, katėrqind kute. 24 E mori krejt arin e argjendin dhe tė gjitha enėt qė i gjeti nė Shtėpinė e Hyjit tek Obededomi, visaret e pallatit mbretėror si dhe disa pengje, dhe i ēoi nė Samari.

Mbarimi i mbretėrimit

25 Amasia, biri i Joasit, mbret i Judesė, jetoi pas vdekjes sė Joasit, tė birit tė Joakazit, mbretit tė Izraelit, edhe pesėmbėdhjetė vjet.

26 Veprat e tjera tė Amasisė, prej fillimit e deri nė fund, janė tė shkruara nė Librin e Mbretėrve, tė Judės e tė Izraelit.

27 Amasisė, pas kohės kur e mėnjanoi Zotin, i vunė njė pusi nė Jerusalem. Ky iku nė Lakis. Ata dėrguan pas tij nė Lakis dhe aty i vranė. 28 E mbartėn me kuaj dhe e varrosėn me etėrit e tij nė Qytetin e Davidit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Qėndrimi fetar i Amasisė