Kapitujt

2 i Kronikave: 26. Fillimi i mbretėrimit tė Ozisė

26

1 Mbarė populli i Judės e bėri mbret nė vend tė tė jatit, Amasisė, Ozinė gjashtėmbėdhjetė vjeēar. 2 Ky e rindėrtoi Ailatin pasi e ktheu nėn sundimin e vet, pas vdekjes sė mbretit.

3 Ozia kishte gjashtėmbėdhjetė vjet kur filloi tė mbretėrojė. Mbretėroi nė Jerusalem pesėdhjetė e dy vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Jekelia. Ishte nga Jerusalemi. 4 Bėri ēfarė ishte e drejtė nė sytė e Zotit, ashtu siē kishte vepruar Amasia, i ati. 5 Ai e kėrkoi Hyjin sa qe gjallė Zakaria i cili e mėsoi nė frikėn e Hyjit. Tėrė kohėn sa e kėrkoi Zotin, Hyji ia dha tė mbarėn.

Fuqia e tij

6 Doli t’i luftojė filistinėt; i rrėnoi muret e Getit, muret e Jabnisė dhe muret e Azotit. Pastaj ndėrtoi disa qyteza nė krahinėn e Azotit dhe tė filistinėve. 7 Hyji i ndihmoi kundėr filistinėve e kundėr arabėve, qė jetonin nė Gurbaal, dhe kundėr meunitėve. 8 Edhe amonitėt i paguanin tatime Ozisė. Emri i tij u pėrhap deri nė hyrje tė Egjiptit, sepse ishte bėrė shumė i fortė.

9 Ozia nė Jerusalem ndėrtoi kulla pėrmbi derėn e Kėndit, pėrmbi derėn e Luginės e nė Kėnd dhe i fortifikoi. 10 Edhe nė shkretėtirė ndėrtoi kulla e hapi shumė cisterna, sepse kishte shumė bagėti si nė Sefelė ashtu edhe nė vėrri. Mbante gjithashtu shumė bujq e vreshtarė nė male e nė rrafshina tė pjellore: ishte njeri qė i pėlqente bujqėsia.

11 Ozia kishte njė ushtri tė stėrvitur dhe tė shkathėt qė shkonte nė luftė nė togje, tė ndara nė njėsi sipas numėrimit tė bėrė prej shkruesit Jehiel dhe mbikėqyrėsit Masisė. E udhėhiqte Hanania, qė ishte njė ndėr prijėsit e mbretit. 12 Numri i tė gjithė krerėve tė vėllazėrive, trima tė zgjedhur, ishte dy mijė e gjashtėqind. 13 Nėn drejtimin e tyre ishte mbarė ushtria, treqind e shtatė mijė e pesėqind luftėtarė tė aftė pėr luftė, tė gatshėm tė luftojnė pėr mbretin kundėr ēdo armiku. 14 Pėr ta, d. m. th. pėr mbarė ushtrinė, Oziu bėri gati shqyta, heshta, tarogza, mburoja, harqe dhe bahe pėr tė goditur me gurė. 15 Nė Jerusalem punoi disa makina tė sendėrtuara me mjeshtri, tė cilat i vendosi nė pirgje dhe nė kėnde tė mureve pėr tė gjuajtur me shigjeta e me gurė tė mėdhenj. Pėr tė u hap zė i madh dhe i shkoi larg, sepse Zoti i ndihmonte jashtėzakonisht dhe e kishte bėrė shumė tė fortė.

Krenaria dhe ndėshkimi

16 Por kur u bė i fuqishėm, erdhi e iu rrit mendja pėr tė zezėn e vet. I ra nė faj Zotit, Hyjit tė vet. Hyri nė Tempullin e Zotit dhe deshi tė digjte kem nė lterin e kemimit. 17 Menjėherė hyri pas tij prifti Azaria e me tė priftėrinjtė e Zotit tetėdhjetė burra tė fortė, 18 i dolėn pėrballė mbretit e i thanė: “Nuk tė takon ty, o Ozi, tė djegėsh kem nė nder tė Zotit, por priftėrinjve, bijve tė Aronit, qė janė tė shuguruar pėr kėtė shėrbesė. Dil nga shenjtėrorja, sepse e ke lėnė rrugėn dhe Zoti Hyj kėtė nuk do ta ēmojė pėr nder”!

19 Atėherė Ozia u hidhėrua dhe, duke e mbajtur kemoren nė dorė pėr tė kemuar me kem, iu kėrcėnua priftėrinjve. Por aty pėr aty i doli gėrbula nė shteg tė ballit nė praninė e priftėrinjve nė Shtėpinė e Zotit mbi lterin e kemimit. 20 Kur e pa prifti Azaria dhe tė gjithė priftėrinjtė e tjerė gėrbulėn nė ballin e tij, menjėherė e hodhėn pėrjashta; madje edhe ai vetė nxitoi tė dalė jashtė, sepse Zoti e kishte goditur me kėtė shuplakė.

21 Kėshtu, pra, mbreti Ozia mbeti i gėrbulur deri nė ditėn e vdekjes sė vet. Banoi nė njė shtėpi tė ndarė veēmas, i zgjebosur, pėrherė i pėrjashtuar nga Shtėpia e Zotit. Kurse shtėpinė e tij e drejtoi Joatami, biri i tij, i cili e udhėhoqi popullin e vendit.

22 Historinė tjetėr tė Ozisė, prej fillimit deri nė fund, e shkroi profeti Isaia, biri i Amosit. 23 Edhe Ozia pushoi me tė parėt e vet dhe e varrosėn nė arėn e varrezave mbretėrore, sepse thoshin: ‘Ka qenė i gėrbulur’. Nė vend tė tij u bė mbret Joatami, i biri.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Fillimi i mbretėrimit tė Ozisė