Kapitujt

2 i Kronikave: 29. Pastrimi i Tempullit

29

1 Ezekia u bė mbret nė moshėn njėzet e pesė vjeēare. Mbretėroi nė Jerusalem njėzet e nėntė vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Abi. Ishte bija e Zakarisė. 2 Bėri atė qė ishte e pėlqyeshme para syve tė Zotit, siē kishte vepruar Davidi, stėrgjyshi i tij.

Pastrimi i Tempullit

3 Nė muajin e parė, tė vitit tė parė tė mbretėrimit tė vet, Ezekia i hapi dyert e Shtėpisė sė Zotit dhe i ndreqi ato. 4 I thirri priftėrinjtė e levitėt, i bashkoi nė sheshin e lindjes 5 dhe u tha: “Mė dėgjoni, levitė! Mė parė shenjtėrohuni ju e pastaj pastrojeni Shtėpinė e Zotit, Hyjit tė etėrve tuaj! Mėnjanoni nga Shenjtėrorja ēdo papastėrti. 6 Etėrit tanė mėkatuan e bėn tė keqen nė sytė e Zotit, Hyjit tonė. E lanė atė. E kthyen fytyrėn nė anėn tjetėr, ia kthyen shpinėn dhe shkuan larg shtėpisė sė Zotit. 7 Pėr mė tepėr i mbyllėn dyert qė ishin nė treme, i fikėn dritėzat, nuk dogjėn kem dhe nuk kushtuan fli tė shkrumbimit nė Shenjtėroren e Hyjit tė Izraelit. 8 Kėndej edhe u ndez flakė hidhėrimi i Zotit kundėr Judės e Jerusalemit dhe i bėri shembull tmerri, ēudie e loje, siē po shihni me sytė tuaj. 9 Dhe, ja, etėrit tanė ranė rrah prej shpatės; bijtė tanė, bijat tona e gratė qenė humbur nė robėri pėr shkak tė kėtij mėkati. 10 Tani kam vendosur nė zemrėn time tė lidh besėlidhje me Zotin, Hyjin e Izraelit, qė ta largojė prej nesh zemėrimin e hidhėrimit tė vet. 11 Bijtė e mi, mos jini tė pakujdesshėm, sepse ju ka zgjedhur Zoti tė qėndroni para tij, t’i shėrbeni, ta adhuroni e t’i digjni kem”.

12 Atėherė u ēuan levitėt: Mahati, biri i Amasait e Joeli, biri i Azarisė, prej Kaatajve; kurse prej bijve tė Merariut Cisi, biri i Abdiut e Azaria, biri i Jalelelit; prej bijve tė Gersonit Joahi, biri i Zemės e Edeni, biri i Joahit; 13 kurse prej bijve tė Elisafanit Samriu e Jahieli; ndėrsa prej bijve tė Asafit, Zakaria e Matania; 14 e prej bijve tė Hemanit, Jahieli e Semeji, po edhe prej bijve tė Iditunit, Semeja e Ozieli. 15 I bashkuan vėllezėrit e vet, u shenjtėruan dhe hynė sipas urdhrit tė mbretit e tė Zotit pėr ta shpėrblyer Shtėpinė e Hyjit. 16 Hynė gjithashtu edhe priftėrinjtė nė Tempullin e Hyjit pėr ta pastruar atė, e larguan ēdo papastėrti qė gjetėn brenda nė anije dhe e nxorrėn jashta nė oborr. Atėherė levitėt i morėn dhe i nxorrėn pėrjashta nė pėrroin Cedron. 17 Filluan tė shenjtėrojnė ditėn e parė tė muajit tė parė dhe tė tetėn ditė tė tė njėjtit muaj, hynė nė tremen e Tempullit tė Zotit dhe e shenjtėruan Tempullin e Zotit gjatė tetė ditėve, kėshtu qė tė gjashtėmbėdhjetėn ditė tė tė njėjtit muaj, e kryen.

Flia e pendimit

18 Atėherė hynė te mbreti Ezeki e i thanė: “E kemi pastruar mbarė Shtėpinė e Zotit: lterin e flive tė shkrumbimit, tė gjitha enėt e tija, tryezėn e bukėve tė kushtimit dhe enėt e saja, 19 i kthyem tė gjitha orenditė e tempullit qė i kishte larguar mbreti Akaz gjatė mbretėrimit dhe tė pabesnikėrisė sė tij, dhe i shenjtėruam tė gjitha. Ja, tė gjitha i kemi vėnė pėrbri lterit tė Zotit”.

20 Mbreti Ezeki u ngrit herėt nė mėngjes, i bashkoi tė parėt e qytetit dhe shkoi nė Shtėpinė e Zotit. 21 Sollėn shtatė mėzetėr, shtatė desh, shtatė qengja e shtatė cjepėr si fli pėr mėkatet e mbretėrisė, pėr Shenjtėroren dhe pėr Judėn. Atėherė u urdhėroi priftėrinjve, bijve tė Aronit, t’i kushtojnė pėrmbi lter tė Zotit. 22 I prenė mėzetėrit dhe priftėrinjtė e morėn gjakun dhe e zbrazėn mbi lter. I prenė edhe deshtė dhe gjakun e tyre e derdhėn mbi lter; i prenė edhe qengjat dhe gjakun e tyre e zbrazėn mbi lter. 23 I afruan cjeptė e caktuar pėr fli pėr mėkat para mbretit dhe para bashkėsisė dhe i vunė duart mbi ta, 24 priftėrinjtė i flijuan ata dhe gjakun e tyre e spėrkatėn mbi lter pėr shpėrblim tė mbarė Izraelit, sepse mbreti kishte dhėnė urdhėr tė bėhej fli shkrumbimi dhe fli pėr mėkat e mbarė Izraelit.

25 Mbreti i caktoi levitėt nė Shtėpinė e Zotit me cimbale, harpa e cetra sipas rregullores sė Davidit, tė vegimtarit tė mbretit, Gadit, dhe tė profetit Natan, sepse urdhėri erdhi prej Zotit me anė tė profetėve. 26 Qėndruan pra, nė kėmbė levitėt me veglat muzikore tė Davidit dhe priftėrinjtė me bori. 27 Ezekia urdhėroi tė kushtohej flia e shkrumbimit mbi lter. Ndėrkohė qė po flijohej flia e shkrumbimit, ia filluan t’i kėndonin lavde Zotit, t’u bien borive dhe t’i pėrcillnin me vegla tė ndryshme muzikore tė Davidit, mbretit tė Izraelit. 28 Mbarė populli adhuronte, kėngėtarėt dhe ata qė mbanin boritė vazhdonin shėrbesėn e vet ndėrkohė qė flijohej deri qė u krye flia e shkrumbimit. 29 Kur mori fund kushtimi, mbreti dhe tė gjithė ata qė ishin me tė, ranė me faqe pėrdhe dhe adhuruan. 30 Mbreti dhe prijėsit u urdhėruan levitėve t’i kėndojnė Zotit lavde me fjalė tė Davidit dhe tė Asafit vegimtar. E lavdėruan me hare tė patregueshme, u gjunjėzuan dhe adhuruan.

31 Atėherė Ezekia shtoi edhe kėtė: “Tani, pasi i keni shuguruar duart tuaja pėr t’i shėrbyer Hyjit, afrohuni e kushtoni theroret e flitė e falenderimit nė Shtėpinė e Zotit”. Sepse mbarė bashkėsia kishte sjellė kushte e fli falenderimi. Kushdo, qė i mbastonte zemra, kushtonte fli shkrumbimi.

32 Numri i flive tė shkrumbimit, qė i kishte sjellė bashkėsia, kishte: shtatėdhjetė mėzetėr, njėqind desh, dyqind qingja; tė gjitha kėto fli shkrumbimi nė nder tė Zotit. 33 U shuguruan si kusht gjashtėqind bagėti tė trasha e tri mijė bagėti tė imėta. 34 Meqenėse priftėrinj ishin pak dhe nuk mund t’ia dilnin t’i rripnin kafshėt pėr fli shkrumbimi, kėndej u ndihmuan edhe levitėt, vėllezėrit e tyre, deri qė nuk u krye puna e nuk u shenjtėruan priftėrinjtė e tjerė, sepse levitėt kanė qenė mė tė zellshėm se priftėrinjtė pėr t’u shenjtėruar. 35 E pati shumė fli shkrumbimi, dhjamė tė flive pajtimore si dhe njomje qė u pėrkasin flive tė shkrumbimit.

Kėshtu u rikthye shėrbesa hyjnore e Shtėpisė sė Zotit. 36 Prandaj u gėzua Ezekia dhe mbarė populli qė Zoti e bėri kėtė gjė pėr popull, sepse tė gjitha kėto u bėnė papritmas.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pastrimi i Tempullit