Kapitujt

2 i Kronikave: 31. Reforma e kultit

31

1 Pasi u kryen kėto kremtime krejtėsisht, mbarė izraelitėt qė kishin qenė nė qytetet e Judės, dolėn e i thyen tė gjithė gurngulėt, i prenė tė gjithė banirėt, i rrėnuan lartėsirat e lterėt dhe jo vetėm nė mbarė Judėn e Beniaminin, por edhe nė Efraim e nė Manasé deri sa i zhdukėn tė gjithė. Atėherė bijtė e Izraelit u kthyen nė pronat e nė qytetet e veta.

Ripėrtėritja e priftėrisė

2 Ezekia i pėrtėriti rendet priftėrore e levitike, secilin sipas shėrbimit; ēdo prift e levit nė shėrbesėn e vet: me flitė e shkrumbimit, tė pajtimit pėr tė shėrbuer, pėr t’i dhėnė lavdi Hyjit dhe pėr tė kėnduar himne nė dyert e fushimeve tė Zotit.

3 Mbreti e caktoi njė pjesė tė pasurisė sė vet pėr flijimin e vazhdueshėm tė flisė sė shkrumbimit tė mėngjesit e tė mbrėmjes, tė tė shtunave e tė hėnės sė re dhe pėr kremte tjera siē ėshtė e shkruar nė Ligjin e Moisiut.

4 I urdhėroi gjithashtu popullit qė banonte nė Jerusalem, qė priftėrinjve dhe levitėve t’ua japin pjesėt e caktuara qė tė mund tė merren me Ligjin e Zotit. 5 Porsa u hap kjo fjalė nė popull, bijtė e Izraelit i sollėn me shumicė frytet e para tė grurit, tė verės, tė vajit, tė mjaltit dhe tė tė gjitha prodhimeve qė jep toka, si dhe me shumicė i sollėn tė dhjetat e tė gjithave. 6 Gjithashtu edhe bijtė e Izraelit e tė Judės, qė banonin nė qytetet e Judės, i sollėn tė dhjetat e gjedhit e tė imėtave dhe tė gjėrave tė kushtuara qė ia kushtonin Zotit, Hyjit tė vet. Duke i sjellė tė gjitha kėto, rriteshin grumbujt njė mbi njė.

7 Nė muajin e tretė filluan t’i radhisnin nė grumbuj dhe i pėrfunduan nė muajin e shtatė. 8 Ezekia dhe prijėsit erdhėn pėr t’i parė grumbujt, e bekuan Zotin dhe Izraelin. 9 Ezekia i pyeti priftėrinjtė dhe levitėt, pėrse rrinė grumbujt ashtu. 10 Azaria, prifti i parė, prej barkut tė Sadokut, iu pėrgjigj: “Qė kur filluan tė sjellin dhurata nė Shtėpinė e Zotit, hėngrėm dhe u ngimė dhe teproi me shumicė, sepse Zoti e bekoi popullin e vet. Kėta grumbuj qė po i shikon, janė ēka ka tepruar”.

11 Atėherė Ezekia dha urdhėr qė tė ndėrtohen qilarė nė Shtėpinė e Zotit. Kur i ndėrtuan, 12 i futėn nė ta ndihmesat, tė dhjetat dhe kushtet. Mbikėqyrės mbi kėtė gjė ishte leviti Konenia dhe vėllai i tij i dytė, Semeji. 13 Pas tij pastaj Jahieli, Azaria, Nahati, Asaeli, Jerimoti, Jozabadi, Elieli, Jesmakia, Mahati dhe Banaja ishin mbikėqyrės nėn drejtimin e Konenisė e tė vėllait tė tij Semejit me urdhėr tė mbretit Ezeki e tė Azarisė, priftit tė Shtėpisė sė Hyjit.

14 Koreu, biri i levitit Jemna, derėtar i derės lindore, kujdesohej pėr ato qė vullnetarisht i kushtoheshin Zotit; ai nuzullonte me fli kushtimore dhe me gjėra mė tė shenjta. 15 Nėn drejtimin e tij ishin Edeni e Beniamini, Jesua e Semeja, Amaria e Sekenia. Kėta qėndronin vazhdimisht nė qytetet priftėrore qė me ndėrgjegje t’u ndanin vėllezėrve tė vet, sipas rendeve tė tyre, si tė madhit ashtu edhe tė voglit, 16 mjaft qė tė ishin meshkuj tė regjistruar prej tri vjetėsh e lart; tė gjithėve qė hynin nė Tempullin e Zotit pėr tė kryer ēdo ditė shėrbesat sipas ndėrresave tė veta.

17 Numėrimi i priftėrinjve ishte bėrė sipas vėllazėrive tė tyre, kurse levitėve prej vitit njėzet e lart, sipas shėrbesave e ndėrresave tė tyre. 18 Ishte numėruar mbarė familja e ēdo bashkėsie qoftė gratė e fėmijėt e tyre tė tė dy gjinive, sepse tė gjithė u ishin kushtuar me ēiltėrsi gjėrave tė shenjta. 19 Kurse pėr bijtė e Aronit, pėr priftėrinjtė qė jetonin nė kullota dhe nė katundet pėrreth qyteteve, pėr secilin qytet ishin njerėzit e caktuar me emėr tė cilėve u duhej t’i jepnin pjesėn e duhur mbarė gjinisė mashkullore tė priftėrinjve dhe secilit qė ishte i numėruar si levit.

20 Ezekia veproi kėshtu nė mbarė Judenė. Ai bėri atė qė ishte e mirė, e drejtė dhe e vėrtetė para syve tė Zotit, Hyjit tė vet. 21 Dhe nė ēdo ndėrmarrje, lidhur me shėrbimin e Shtėpisė sė Hyjit, me Ligjin dhe me urdhėrimet, veproi duke e kėrkuar Hyjin me gjithė zemėr, pėr ēka pati sukses.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Reforma e kultit