Kapitujt

2 i Kronikave: 34. Shikim i pėrgjithshėm mbi mbretėrinė

34

1 Josia ishte tetė vjeē kur u bė mbret. Mbretėroi nė Jerusalem tridhjetė e njė vjet. 2 Bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit dhe i ndoqi udhėt e Davidit, stėrgjyshit tė vet. Nuk u shmang as nė tė djathtė as nė tė majtė.

Reformat e para

3 Nė vitin e tetė tė mbretėrimit tė vet, kur ende ishte djalosh, nisi ta kėrkonte Hyjin e stėrgjyshit tė vet Davidit. Nė tė dymbėdhjetin vit filloi ta pastronte Judėn dhe Jerusalemin prej lartėsirave, prej banirėve, prej idhujve tė gdhendur e tė derdhur. 4 Ndėr sytė e tij i rrėnuan lterėt e Baalėve edhe lterėt e kemimit qė ishin tė vėnė pėrmbi ta. Banirėt dhe idhujt e gdhendur e tė derdhur i rrėnoi e i copėtoi, dhe grimcat e tyre i shpėrndau pėrmbi varret e atyre qė u kishin kushtuar fli. 5 Eshtrat e priftėrinjve i dogji mbi lterėt e tyre. E pastroi Judėn dhe Jerusalemin, 6 por edhe qytetet e Manaseut, tė Efraimit e tė Simonit deri nė Neftali, kudo nė sheshet e tyre 7 i rrėnoi lterėt e banirėt, ndėrsa idhujt e gdhendur i copėtoi nė grimca. I rrėnoi tė gjithė lterėt e kemimit nė mbarė tokėn e Izraelit dhe atėherė u kthye nė Jerusalem.

Punimet nė Tempull

8 Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrimit tė vet, pasi e pastroi vendin dhe Tempullin, e ngarkoi birin e Eselisė, Safanin, prijėsin e qytetit Maasinė, dhe birin e Joakazit, Johėn, kancelar pėr ta rindėrtuar Shtėpinė e Zotit, Hyjit tė tij. 9 Kėta shkuan te Helcia qė ishte kryeprift, dhe, pasi i morėn prej tij paratė qė kishin qenė dhuruar nė Shtėpinė e Zotit dhe qė i kishin mbledhur levitėt, derėtarėt e faltores prej Manaseut dhe Efraimit dhe prej mbarė Tepricės sė Izraelit si dhe prej mbarė Judės, Beniaminit e banorėve tė Jerusalemit, 10 ua dhanė nė dorė kryepunėtorėve qė i mbikėqyrnin punimet nė Shtėpinė e Zotit. Kėta ua dhanė punėtorėve qė punonin nė Shtėpinė e Zotit pėr ta rindėrtuar Tempullin, pėr ta pėrforcuar ku ishte ligėshtuar. 11 U dhanė d. t. th. marangozėve e mjeshtrave tė gurit pėr tė blerė gurė latimi dhe lėndė pėr trarė pėr ta forcuar godinėn dhe shtėpitė qė i kishin rrėnuar mbretėrit e Judės. 12 Kėta njerėz e kryenin punėn me ndėrgjegje. Nė krye tė punėtorėve ishin: Jahati e Abdia, levitė prej bijve tė Merariut, Zakaria e Mosolami, prej bijve tė Kaatit. Kėta i drejtonin punimet. Tė gjithė levitėt qė ishin mjeshtėr nė vegla muzikore, 13 i mbikėqyrnin barrėmbartėsit dhe i drejtonin tė gjithė ata qė bėnin punė tė ndryshme. Prej levitėve ishin shkruesit, mbikėqyrėsit dhe derėtarėt.

Zbulimi i Ligjit

14 Kur po i dorėzonin paratė qė kishin qenė sjellė nė Tempullin e Zotit, prifti Helci e gjeti Librin e Ligjit tė Zotit dėrguar me anė tė Moisiut. 15 Helcia i tha shkruesit Safan: “E kam gjetur Librin e Ligjit nė Shtėpinė e Zotit”. Dhe ia dha. 16 Ky e ēoi vėllimin te mbreti dhe i lajmėroi: “Gjithēka ke urdhėruar tė bėhet, shėrbėtorėt e tu po e zbatojnė. 17 Paratė qė ishin nė Shtėpinė e Zotit i zbrazėn dhe ua dhanė kryepunėtorėve dhe punėtorėve”.

18 Pastaj shkruesi Safan e njoftoi mbretin e i tha: “Prifti Helci ma dha njė libėr”. Dhe Safani ia lexoi mbretit librin. 19 Kur mbreti i dėgjoi fjalėt, i shqeu petkat e veta 20 dhe i urdhėroi Helcisė, Ahikamit, birit tė Safanit, Abdonit, birit tė Mikės, si dhe shkruesit Safan dhe shėrbėtorit tė mbretit Asajė: 21 ”Shkoni e kėshillohuni me Zotin nė vendin tim e tė mbarė Tepricės tė mbetur tė Izraelit e tė Judės lidhur me fjalėt e librit qė ėshtė gjetur. I madh duhet tė jetė zemėrimi i Zotit qė ėshtė zbrazur mbi ne pėr shkak se etėrit tanė nuk i kanė zbatuar fjalėt pikėrisht ashtu siē janė tė shkruara nė kėtė vėllim”.

Pėrgjigjja e profeteshės

22 Helcia, bashkė me kėta qė kishin qenė dėrguar prej mbretit, shkoi te profetesha Holdė, qė ishte gruaja e Selum Tekue Haraasit, rojėtarit tė petkave qė banonte nė Jerusalem nė qytetin e ri. Ia thanė fjalėt qė i kishin 23 e ajo u pėrgjigj: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Thuajini njeriut qė ju ka dėrguar tek unė: 24 Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do t’i ēoj tė gjitha tė zezat mbi kėtė vend e mbi banorėt e tij, tė gjitha mallkimet qė janė tė shkruara nė kėtė libėr, tė cilin e lexuan para mbretit tė Judės, 25 sepse mė lanė mua e u flijuan zotave tė huaj pėr tė mė ngacmuar mua me hidhėrim me tė gjitha veprat e duarve tė veta: prandaj do tė zbrazet zemėrimi im mbi kėtė vend e kurrė nuk do tė shuhet. 26 Kurse mbretit tė Judės, qė ju dėrgoi pėr tė marrė kėshillė prej Zotit, thuajini kėshtu: Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Pasi i dėgjove fjalėt e vėllimit 27 dhe pasi t’u pėrmallua zemra dhe u pėrvujtėrove para Hyjit kur i dėgjove fjalėt qė janė thėnė kundėr kėtij vendi dhe kundėr banorėve tė Jerusalemit, e, i pėrvujtėruar para meje, i shqeve petkat e tua e qave para meje, edhe unė gjithashtu tė dėgjova ‑ ėshtė fjala e Zotit. 28 Ja, do tė bashkoj me etėrit e tu e nė paqe do tė vendosesh nė varrin tėnd; sytė e tu nuk do ta shohin tė keqen qė unė do ta ēoj mbi kėtė vend e mbi banorėt e tij”.

Ata i treguan mbretit gjithēka kishte thėnė ajo.

Pėrtėritja e besėlidhjes

29 Atėherė mbreti i bashkoi tė gjithė krerėt e Judės e tė Jerusalemit, 30 shkoi nė Shtėpinė e Zotit bashkė me tė gjithė burrat e Judės e me banorėt e Jerusalemit: priftėrinj, levitė, mbarė populli, prej mė tė voglit e deri te mė i madhi. Mbreti nė Shtėpinė e Zotit i lexoi para tyre tė gjitha fjalėt e vėllimit tė Besėlidhjes sė gjetur nė Shtėpinė e Zotit. 31 Mbreti, nė kėmbė nė mėkėmbėzėn e vet, bėri besėlidhje para Zotit se do tė ecė pas tij, do t’i ruajė urdhėrimet e tija, dėshmitė dhe rregulloret e tija me gjithė zemrėn e vet e me gjithė shpirtin e vet dhe se do t’i zbatojė fjalėt e besėlidhjes qė janė tė shkruara nė kėtė libėr. 32 Kėrkoi gjithashtu tė betohen pėr kėtė gjė tė gjithė ata qė u gjetėn nė Jerusalem e nė Beniamin. Banorėt e Jerusa‑ lemit vepruan siē kėrkon besėlidhja e Zotit, Hyjit tė etėrve tė tyre. 33 Prandaj Jozia i mėnjanoi tė gjitha fėlliqėsitė nga tė gjitha krahinat e bijve tė Izraelit. Bėri qė tė gjithė ata qė jetonin nė Izrael t’i shėrbejnė Zotit, Hyjit tė vet. Gjatė tėrė jetės sė tyre nuk u larguan nga Zoti, Hyji i etėrve tė tyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Shikim i pėrgjithshėm mbi mbretėrinė