Kapitujt

Zanafilla: 33. Takimi me Ezaun

33

1 Jakobi i ēoi sytė dhe pa se po vinte Ezau me katėrqind vetė. I ndau bijtė e Lisė, tė Rakelės e tė dy shėrbėtoreve.

2 Dy shėrbėtoret dhe bijtė e tyre i qiti tė para, Linė dhe bijtė e saj tė dytė, kurse Rakelėn e Jozefin nė fund. 3 Ai doli para tyre dhe me fytyrė pėr dhe e nderoi shtatė herė, derisa u afrua tek i vėllai. 4 Ezau u lėshua vrap nė takim me tė vėllanė dhe e pėrqafoi. Duke e shtrėnguar ngryka‑ngrykas e puthte dhe qanin tė dy.

5 Kur i ēoi sytė, i pa gratė dhe fėmijėt e tyre e tha: “Ēka i ke ti kėta”? Jakobi u pėrgjigj: “Janė fėmijėt e mi qė m`i dhuroi Perėndia, mua shėrbėtorit tėnd”. 6 U afruan shėrbėtoret dhe fėmijėt e tyre, u pėrkulėn nė nderim. 7 U afrua edhe Lia me fėmijėt e saj dhe u pėrkulėn nė nderim. Tė fundit e pėrshėndetėn duke u pėrulur Jozefi dhe Rakela.

8 “Ēka janė ato turma ‑ i tha ‑ qė i pashė udhės”? iu pėrgjigj: “Qė tė gjej mirėkuptim para teje, imzot”. 9 Ai i tha: “Kam mjaft, or vėlla! Lėri pėr vete”! 10 Jakobi foli: “Mos ma prish, po tė lutem, por, nėse kam gjetur hir para syve tė tu, merri si dhuratėz prej dorės sime! M’u bė, kur e pashė fytyrėn tėnde, si ta kisha parė fytyrėn e Perėndisė, pasi dėftove mirėkuptim pėr mua! 11 Merre, po tė lutem, bekimin qė ta solla, sepse Hyji ka pasur dhimbje pėr mua e kam gjithēka”.

Dhe, pasi u pėrpoq ta bindė me ngulm, ai pranoi 12 e tha: “Po shkojmė sė bashku dhe do tė jem shok udhėtimi me ty”. 13 Jakobi iu pėrgjigj: “Ti po sheh, imzot, se i kam fėmijėt e njomė me vete edhe delet e lopėt pėlleja! Po i mundova tepėr nė tė ecur vetėm edhe njė ditė, do tė mė cofin tė gjitha grigjat. 14 Le tė shkojė para meje imzoti, e unė do tė vij pas ngadalė, sipas mundėsisė tė ecjes sė gjėsė sė gjallė dhe sipas ecjes tė tė vegjėlve deri tė arrij tek imzoti nė Seir”. 15 Ezau iu pėrgjigj: “Po tė lutem qė sė paku ndokush prej njerėzve qė janė me mua tė shoqėrojnė nė udhėtim”. “Po nuk ėshtė nevoja ‑ iu pėrgjigj Jakobi ‑ kam nevojė vetėm pėr njė gjė: qė tė jem i pajtuar me imzotin”!

16 Po atė ditė Ezau u kthye rrugės sė vet nė Seir.

17 Jakobi erdhi nė Sukot, ku pėr vete ndėrtoi shtėpinė dhe per bagėti ndėrtoi kasolla. Atė vend e quajti Sukot (d. m. th. Tėbanet).

Arritja nė Sikem

18 Jakobi, pasi erdhi prej Padanaramit arriti shėndosh e mirė nė qytetin e Sikemit, qė ėshtė nė Kanaan. Nguli, banesėn pėrballė qytetit. 19 Prej bijve tė Hemorit, tė atit tė Sikemit, e bleu pėr njėqind para argjendi atė copė tokė ku nguli ēadrėn e vet. 20 Aty e ndėrtoi njė lter dhe e quajti: “Hyji ėshtė Hyj i Izraelit”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Takimi me Ezaun