Kapitujt

Esdra: 4. Samaritanėt kundėrshtojnė dhe pengesat e tyre nė kohėn e Kirit

4

1 Kur armiqtė e Judės e tė Beniaminit e morėn vesh se tė humburit e riatdhesuar po e ndėrtonin Tempullin e Zotit, Hyjit tė Izraelit, 2 iu paraqitėn Zorobabelit dhe krerėve tė familjeve e u thanė: “Bashkė me ju dėshirojmė ta ndėrtojmė Shtėpinė e Zotit, sepse edhe ne si ju e kėrkojmė Hyjin tuaj, dhe i kemi kushtuar fli qė prejkohės sė Asorhadanit, mbretit tė Asirisė, i cili na solli kėtu”.

3 Zorobabeli, Jezuai dhe krerėt e tjerė tė familjeve tė Izraelit u pėrgjigjėn: “Nuk bėn qė ju e ne sė bashku ta ndėrtojmė Shtėpinė e Hyjit tonė, por do ta ndėrtojmė ne vetėm Shtėpinė e Hyjit tė Izraelit si na ka urdhėruar Kiri, mbreti i Persisė”.

4 Atėherė popullsia e vendit filloi ta trembė popullin e Judės e ta pengojė nė ndėrtim. 5 Paguan disa nga kėshilltarėt kundėr tyre pėr t’ua ēuar kot synimet. Kėshtu ndodhi gjatė krejt kohės sė Kirit, mbretit tė Persisė, deri nė mbretėrimin e Dariut, mbretit tė Persisė.

Pengesat e samarianėve nė kohėn e Asuerit dhe tė Artakserksit

6 Nė kohėn e mbretėrimit tė Asuerit, nė fillim tė mbretėrimit tė tij, e shkruan padinė kundėr banorėve tė Judės dhe tė Jerusalemit. 7 Edhe nė kohėn e Artakserksit, Beselami, Mitridati, Tabeli, dhe shokėt e tjerė qė ishin nė kėshillin e tyre, i shkruan Artakserksit, mbretit tė Persisė. Padia ishte e shkruar me shkronja siriane e nė gjuhė siriane.

8 Pastaj qeveritari Reum dhe sekretari Samsaj i shkruan mbretit Artakserks njė letėr kundėr Jerusalemit me kėtė pėrmbajtje:

9 “Qeveritari Reum, sekretari Samsaj dhe shokėt e tjerė tė tyre, gjykatės e zyrtarė e delegatė persianė, erkuenj, babilonas, suzanekenj ‑ d. m. th. elamitė 10 dhe tė tjerė nga popujt qė i madhi e i lavdishmi Asenafar i solli dhe i vendosi tė banojnė nė paqe nė qytetet e Samarisė dhe nė krahinat e tjera tė Pėrtejlumit”.

11 Kjo ėshtė dysheritja e letrės qė i dėrguan:

“Mbretit Artakserks, shėrbėtorėt e tij, njerėzit nga Pėrtejlumi:

Tani, pra, 12 po njoftohet mbreti se judenjtė, qė u nisėn prej teje tek ne, arritėn nė Jerusalem, qytet kryengritės e tejet i mbrapshtė qė po e ndėrtojnė. Tashmė i kanė hedhur themelet dhe po i ndreqin muret. 13 Tani le ta dijė mbreti: nėse ky qytet ndėrtohet dhe nėse i pėrtėrihen muret, nuk do tė kėtė tatime, nozullime, as doganė dhe nė fund do tė jetė nė dėm tė thesarit mbretėror. 14 Pasi ne hamė kripėn e pallatit mbretėror, e vlerėsojmė si punė tė pandershme tė shikojmė se si i bėhet fyerje mbretit, prandaj edhe ia dėrgojmė mbretit kėto njoftime 15 qė t’i shikosh librat e historive tė etėrve tė tu dhe nė ato histori do tė gjesh e do tė kuptosh se ky qytet ėshtė qytet kryengritės dhe shkak dėmesh pėr mbretėrit e pėr krahinat dhe se nė tė qė moti janė bėrė kryengritje; kėndej edhe qyteti ka qenė rrėnuar. 16 Ne ia bėjmė tė ditur mbretit se, nė qoftė se ky qytet do tė rindėrtohet e nėse do t’i ripėrtėrihen muret, nuk do tė kesh mė prona Pėrtejlumit.”

17 Mbreti ia dėrgoi kėtė pėrgjigje qeveritarit Reum, sekretarit Samsaj dhe tjerėve qė ishin nė kėshillin e tyre dhe banonin nė Samari dhe nė krahinėn e Pėrtejlumit:

“Paqe!

Dokumenti 18 qė e dėrguat tek ne, u lexua me kujdes para meje. 19 Unė dhashė urdhėr qe tė kėrkohet dhe u gjet se ai qytet qė prejkohėve tė lashta ka bėrė kryengritje kundėr mbretėrve dhe se janė bėrė gėrgyle e trazira nė tė. 20 Madje nė Jerusalem ka pasur edhe mbretėr tė fuqishėm se kanė mbretėruar me mbarė krahinėn qė ėshtė Pėrtejlumit dhe se kanė marrė tatime, taksa e dogana. 21 Tani jepni urdhėr qė ata njerėz ta ndėrpresin punėn dhe tė mos ndėrtohet ai qytet deri sa unė tė jap tjetėr urdhėr. 22 Ia vini mirė mendjen tė mos jini nė kėtė gjė tė pakujdesshėm qė tė mos rritet e keqja nė dėm tė mbretėrve”.

23 Pasi u lexua dysheritja e urdhėresės sė mbretit Artakserks, para qeveritarit Reum, sekretarit Samsaj dhe kėshilltarėve tė tyre, ata me nxitim shkuan nė Jerusalem te judenjtė dhe ua ndaluan punimet me forcė e me armė. 24 Kėshtu u ndėrpre puna nė ndėrtimin e Shtėpisė sė Zotit nė Jerusalem dhe nuk u punua gjė deri nė vitin e dytė tė mbretėrimit tė Dariut, mbretit tė Persisė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Samaritanėt kundėrshtojnė dhe pengesat e...