Kapitujt

Esdra: 5. Ndėrtimi i Tempullit /520 515/

5

1 Atėherė profetėt Agjeu dhe Zaharia, biri i Ados, zunė t’u profetizonin judenjve qė ishin nė Jude dhe nė Jerusalem, nė emėr tė Hyjit tė Izraelit qė i frymėzonte. 2 Atėherė u ngritėn Zorobabeli, biri i Salatielit, e Jezuai, biri i Jozedekut, dhe filluan ta ndėrtojnė Tempullin e Hyjit nė Jerusalem. Me ta ishin profetėt e Hyjit qė u jepnin zemėr. 3 Po nė atė kohė erdhi tek ata Tatanaji qė ishte qeveritar i krahinės sė Pėrtejlumit, edhe Starbuzanaji si dhe kėshilltarėt e tyre, dhe u thanė kėshtu: “Kush ju ka dhėnė leje ta ndėrtoni kėtė Shtėpi dhe ta pėrgatitni kėtė material? 4 Cilėt janė emrat e njerėzve qė e ndėrtojnė kėtė godinė”? 5 Por sytė e Hyjit tė tyre ishin mbi pleqtė e Judės dhe nuk ua ndaluan punėn deri sa lajmi tė shkonte te Dariu e tė vinte pėrgjigjja lidhur me kėtė ēėshtje.

6 Kjo ėshtė dysheritja e letrės tė cilėn mbretit Dari ia dėrguan Tatanaji, satrap i krahinės sė Pėrtejlumit, Starbuzanaji dhe kėshilltarėt dhe prijėsit e tyre nga krahina e Pėrtejlumit. 7 Lajmi qė ia dėrguan ishte i shkruar kėshtu:

“Mbretit Dari, paqe tė vazhdueshme! 8 Le ta dijė mbreti se kemi shkuar nė krahinėn e Judesė, nė Shtėpinė e Hyjit tė Madh qė po ndėrtohet me gurė tė mėdhenj katrorė; muret po i mveshin me dru. Punimet po zhvillohen me kujdes dhe po pėrparojnė nė duart e tyre. 9 Ne i pyetėm pleqtė e tyre dhe u thamė: ‘Kush ju dha leje ta ndėrtoni kėtė Shtėpi dhe ta pėrgatitni kėtė material?’ 10 Ne i pyetėm edhe pėr emrat e tyre pėr tė tė lajmėruar. Kėshtu edhe i shkruam emrat e prijėsve tė tyre.

11 Ata na u pėrgjigjėn kėshtu: ‘Ne jemi shėrbėtorėt e Hyjit tė qiellit e tė tokės dhe po e ndėrtojmė Tempullin qė ishte i ndėrtuar para shumė vitesh, dhe tė cilin e kishte ndėrtuar dhe stolisur mbreti i madh i Izraelit. 12 Por, pasi etėrit tanė e hidhėruan Hyjin e qiellit, ai i lėshoi nė dorė tė Nabukodonozorit tė kaldenjve, mbretit tė Babilonisė. Ky e rrėnoi Tempullin dhe popullin e treti me dhunė nė Babilon.

13 Por nė vitin e parė tė sundimit tė Kirit, mbretit tė Babilonit, mbreti Kir dha leje tė ndėrtohet Tempulli i Hyjit. 14 Madje edhe enėt e Tempullit tė Hyjit tė arta e tė argjendta, tė cilat Nabukodonozori i kishte rrėmbyer nga Tempulli qė ishte nė Jerusalem dhe i kishte mbartur nė tempullin e Babilonit, vetė mbreti Kir i nxori nga tempulli i Babilonit dhe ia dha njėrit qė quhej Sasabasar, tė cilin edhe e bėri prijės 15 dhe i urdhėroi: ‘Merri kėto enė, shko e ēoji nė Tempullin e Jerusalemit dhe po nė atė vend, ku kanė qenė mė parė le tė ndėrtohet Shtėpia e Hyjit. 16 Atėherė ky, Sasabasari, erdhi dhe i vuri themelet e Tempullit tė Hyjit nė Jerusalem. Prej aso kohe e deri tani po ndėrtohet dhe ende nuk ėshtė kryer’.

17 Tani, nėse mbretit i pėlqen, le tė bėhen hetime nė arkivin mbretėror qė ėshtė nė Babilon, dhe le tė vėrtetohet se mbreti Kir e ka dhėnė kėtė leje pėr ta ndėrtuar Shtėpinė e Hyjit nė Jerusalem. Pastaj ju na njoftoni lidhur me vendimin e mbretit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Ndėrtimi i Tempullit /520 515/