Kapitujt

Esdra: 6. Pashkėt e vitit 515

6

1 Atėherė mbreti Dari dha urdhėr dhe u kėrkuan arkivat e Babilonisė, 2 kėshtu nė Ekbatanė, nė fortesėn e krahinės sė Medisė, u gjet njė vėllim, nė tė cilin ishte shkruar:

“Le tė dihet.

3 Nė vitin e parė tė mbretit Kir, mbreti Kir mori kėtė vendim lidhur me Shtėpinė e Hyjit qė ėshtė nė Jerusalem:

Le tė ndėrtohet Shenjtėrorja ku do tė kushtohen fli. Lartėsia e saj le tė jetė gjashtėdhjetė kute e gjerėsia gjashtėdhjetė kute. 4 Tre rreshta le tė jenė prej gurėsh tė mėdhenj katrorė e njė prej druri. Shpenzimet i heq Shtėpia e mbretit. 5 Pėr mė tepėr orenditė e Tempullit tė Hyjit tė arta e tė argjendta, qė Nabukodonozori i ka pasė marrė prej Tempullit tė Jerusalemit e i ka pasė sjellė nė Babilon, le tė kthehen e le tė ēohen nė Tempullin e Jerusalemit, nė vendin e vet, nė Tempullin e Hyjit”.

6 Tani, pra, ti Tatanaj, prijės i krahinės sė Pėrtejlumit, ti Starbuzanaj e ju kėshilltarėt e tij dhe tė gjithė ju prijės tė Pėrtejlumit, largohuni nga ai vend 7 e mos e pengoni rindėrtimin e atij Tempulli tė Hyjit. Prijėsi i judenjve dhe paria e tyre le ta ndėrtojnė Shtėpinė e Hyjit nė vendin e vet. 8 Dhe ja, urdhėrat e mi se si duhet ju tė silleni ndaj parisė sė judenjve qė po e rindėrtojnė atė Tempull tė Hyjit: atyre njerėzve me kujdes e pa ndėrprerje le t’u jepen shpenzimet nga arka e mbretit, d. t. th. nga tatimet qė mblidhen nė krahinėn e Pėrtejlumit. 9 Si dhe, gjithė ēka ėshtė e nevojshme, qoftė mėzetėr, desh e qengja pėr fli shkrumbimi nė nder tė Hyjit qiellor, qoftė grurė, kripė, verė, vaj, sipas urdhrit tė priftėrinjve qė janė nė Jerusalem, le t’u jepen ēdo ditė rregullisht. 10 Ata le t’i kushtojnė Hyjit qiellor fli tė kėndshme dhe le tė luten pėr jetėn e mbretit e tė bijve tė tij. 11 Jap edhe kėtė urdhėr: kushdo qė do ta shkelė kėtė urdhėr, le t’i hiqet prej shtėpisė sė tij njė tra, dhe le tė ngulet nė tė, kurse shtėpia e tij le tė kthehet nė vend plehėrash. 12 Ndėrsa Hyji, qė e ka vendosur Emrin e tij tė banojė aty, i shkatėrroftė tė gjitha mbretėritė dhe atė popull qė ta shtrijė dorėn e vet pėr ta pėrbuzur e pėr ta rrėnuar Shtėpinė e Hyjit nė Jerusalem.

Unė Dariu e dhashė kėtė urdhėresė. Dua qė tė zbatohet pikė pėr pikė”.

13 Kėshtu Tatanaji, qeveritari i krahinės sė Pėrtejlumit, prijėsit dhe kėshilltarėt e tij, i zbatuan me kujdes gjithēka kishte urdhėruar mbreti Dari. 14 Pleqtė e judenjve vazhduan ndėrtimin e Tempullit tė pėrkrahur me guxim nga profeti Agjé dhe nga Zakaria, biri i Ados. E kryen ndėrtimin me urdhrin e Hyjit tė Izraelit dhe me urdhėr tė Kirit, tė Dariut e tė Artakserksit, mbretėrve tė pėrsianėve. 15 E pėrfunduan ndėrtimin e Shtėpisė sė Hyjit, tė tetėn ditė tė muajit Adar, d. t. th. nė vitin e gjashtė tė mbretėrimit tė mbretit Dari.

16 Atėherė bijtė e Izraelit ‑ priftėrinj, levitė e tė tjerėt tė riatdhesuar nga mėrgimi me gėzim tė madh e bėnė kushtimin e kėsaj Shtėpie tė Hyjit. 17 Nė shugurimin e kėsaj Shtėpie tė Hyjit i kushtuan njėqind mėzetėr, dyqind desh, katėrqind qengja dhe, si fli shpėrblyese pėr mėkatet e mbarė Izraelit, dymbėdhjetė cjep, sipas numrit tė fiseve tė Izraelit. 18 Pastaj i caktuan priftėrinjtė sipas rendeve tė tyre dhe levitėt sipas veshjes sė tyre nė shėrbimin e Hyjit nė Jerusalem ashtu si shkruan nė Librin e Moisiut.

Pashkėt e vitit 515

19 Izraelitėt e riatdhesuar nga mėrgimi i kremtuan Pashkėt nė ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė parė. 20 Tė gjithė levitėt u pastruan. Tė pastruar tė gjithė, flijuan Pashkėt pėr tė gjithė tė riatdhesuarit, pėr vėllezėrit e vet priftėrinjtė dhe pėr vete. 21 E hėngrėn pashkėn tė gjithė bijtė e Izraelit qė u kthyen nga skllavėria si edhe tė gjithė ata qė kaluan nga ndyrėsitė e paganėve e u bashkuan me ta pėr ta kėrkuar Zotin, Hyjin e Izraelit. 22 Me gėzim tė madh e kremtuan festėn e tė Pabrumeve pėr shtatė ditė, sepse Zoti i kishte ngushėlluar ata duke e prirur zemrėn e mbretėrve tė Asirisė ndaj tyre pėr t’u ndihmuar atyre nė veprėn e rindėrtimit tė Shtėpisės sė Zotit, Hyjit tė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Pashkėt e vitit 515