Kapitujt

Esdra: 7. Detyra dhe personaliteti i Esdrės

7

1 Pas kėtyre ngjarjeve, nėn sundimin e Artakserksit, mbretit tė persianėve, Esdra, biri i Sarajės, tė birit tė Azarisė, tė birit tė Helcisė, 2 tė birit tė Selumit, tė birit tė Sadokut, tė birit tė Akitobit, 3 tė birit tė Amarisė, tė birit tė Azarisė, tė birit tė Marajotit, 4 tė birit tė Zarahisė, tė birit tė Oziut, tė birit tė Bokcit, 5 tė birit tė Abisuehit, tė birit tė Fineesit, tė birit tė Eleazarit, tė birit tė Aronit kryeprift: 6 ky, Esdra, u kthye nga Babiloni. Ishte skrib i aftė nė Ligjin e Moisiut qė e ka dhėnė Zoti, Hyji i Izraelit, dhe, pasi dora e Zotit, Hyjit tė tij, ishte mbi tė, mbreti ia plotėsoi tė gjitha kėrkesat e tija. 7 Nė vitin e shtatė tė sundimit tė mbretit Artakserks, erdhi njė grup izraelitėsh, priftėrinjsh, levitėsh, kėngėtarėsh, derėtarėsh e tė dhuruarish nė Jerusalem. 8 Erdhi nė Jerusalem nė tė pestin muaj tė tė shtatit vit tė mbretit. 9 U nis prej Babilonit tė parėn ditė tė muajit tė parė dhe arriti nė Jerusalem nė ditėn e parė tė muajit tė pestė: dora bamirėse e Hyjit tė tij ishte mbi tė. 10 E njėmend Esdra ishte dhėnė mend e zemėr pėr ta shqyrtuar Ligjin e Zotit e pėr ta vėnė nė zbatim, pėr t’ua mėsuar izraelitėve ligjet dhe rregulloret.

Dokumenti i Artakserksit

11 Kjo ėshtė dysheritja e dokumentit qė mbreti Artakserks ia dha Esdrės prift, skribit tė ditur nė tekstin e urdhėrimeve tė Zotit e nė ligjet e tija lidhur me Izraelin.

12 “Artakserksi, mbreti i mbretėrve,

Esdrės prift, skribit tė Ligjit tė Hyjit tė qiellit, shėndet!

13 Unė e kam dhėnė kėtė urdhėr: Kushdo nė mbretėrinė time qė ėshtė i popullit tė Izraelit, priftėrinj e levitė nėse dėshirojnė tė shkojnė nė Jerusalem, le tė vijnė me ty. 14 Pėrveē kėsaj ty tė dėrgon mbreti dhe shtatė kėshilltarėt e tij qė ta mbikėqyrėsh Judenė dhe Jerusalemin sipas Ligjit tė Hyjit tėnd, qė e ke nė dorė 15 dhe tė ēosh argjendin dhe arin qė mbreti dhe kėshilltarėt e tij vullnetarisht ia kushtojnė Hyjit tė Izraelit, qė e ka selinė nė Jerusalem, 16 si edhe krejt argjendin e arin qė do ta mbledhėsh nė krahinėn e Babilonit bashkė me kushtet e dhuruara vullnetarisht nga populli dhe priftėrinjtė, pėr Shtėpinė e Hyjit tėnd qė ėshtė nė Jerusalem.

17 Kėshtu, pra, me kujdes bli me kėto para mėzetėr, desh, qengja, fli kushtimore dhe njomje tė nevojshme, dhe vendosi mbi lterin e Tempullit tė Hyjit tėnd, qė ėshtė nė Jerusalem. 18 Lidhur me argjendin dhe arin qė do tė teprojė, pėrdorojeni si tė duket mirė ty dhe vėllezėrve tė tu, sipas vullnetit tė Hyjit tuaj. 19 Po edhe enėt qė po tė jepen pėr shėrbesat e Shtėpisė sė Hyjit tėnd, vėri para Hyjit nė Jerusalem. 20 Po edhe gjėra tė tjera qė duhen pėr Shtėpinė e Hyjit tėnd dhe qė ty tė takon t’i blesh, tė gjitha shpenzimet le tė jepen prej thesarit tė mbretit. 21 Jam unė vetė, mbreti Artakserks, qė ua jap kėtė urdhėr tė gjithė arkėtarėve tė Pėrtejlumit: ēfarėdo qė tė kėrkojė prifti Esdra, skribi i Ligjit tė Hyjit tė qiellit, t’ia jepni pa vonesė, mė saktėsisht 22 deri nė njėqind talenta argjend, njėqind kora grurė, deri njėqind bata verė dhe deri njėqind bata vaj, ndėrsa kripė sipas dėshirės. 23 Gjithēka tė urdhėrojė Hyji i qiellit le tė zbatohet menjėherė nė Shtėpinė e Hyjit tė qiellit, qė hidhėrimi i tij tė mos vijė rastėsisht nė mbretėrinė tonė dhe kundėr fėmijėve tė tij. 24 Jua bėjmė po ashtu, tė ditur, se askush s’ka tė drejtė t’u kėrkojė tatime, taksa e dogana priftėrinjve, levitėve, kėngėtarėve, derėtarėve, tė dhuruarve dhe shėrbėtorėve tė kėsaj Shtėpie tė Hyjit.

25 Kurse ti, Esdra, me menēurinė qė ta ka dhėnė Hyji i yt, caktoji zyrtarėt dhe gjykatėsit qė ta udhėheqin mbarė popullin qė ka mbetur Pėrtej lumin, d. t. th. tė gjithė ata qė e njohin Ligjin e Hyjit tėnd. Atyre qė nuk e njohin, e keni pėr detyrė t’ua mėsoni. 26 Secilit qė nuk do ta mbajė Ligjin e Hyjit tėnd, pra pikėrisht edhe ligjin e mbretit, le tė dėnohet ose me vdekje, ose me mėrgim, ose me gjobė ose me burgim”.

Udhėtimi i Esdrės nga Babilonia nė Palestinė

27 Qoftė bekuar Zoti, Hyji i etėrve tė mi, qė e frymėzoi zemrėn e mbretit pėr ta nderuar Shtėpinė e Zotit qė ėshtė nė Jerusalem, 28 i cili e ktheu kah unė pėrkrahjen e mbretit, tė kėshilltarėve tė tij dhe tė mbarė prijėsve tė tij tė fuqishėm! Atėherė unė fitova forcė e guxim, sepse dora e Zotit, e Hyjit tim, ishte mbi mua dhe i bashkova disa krerė, prej Izraelit, tė cilėt erdhėn me mua.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Detyra dhe personaliteti i Esdrės