Kapitujt

Esdra: 9. Ndėrprerja e martesave me tė huaj

9

1 Pasi u kryen kėto gjėra, u paraqitėn tek unė prijėsit e mė thanė: “Populli i Izraelit, priftėrinjtė e levitėt nuk janė ndarė nga popujt e vendit dhe prej turpėsive tė tyre, d. t. th. nuk janė ndarė nga kananenjtė, hetenjtė, ferezenjtė, jebusenjtė, amonitėt, moabitėt, egjiptianėt e amorenjtė, 2 por i kanė marrė bijat e tyre gra pėr vete dhe pėr bijtė e vet, dhe kėshtu e kanė pėrzier farėn e shenjtė me popullsitė vendase. Krerėt dhe kėshilltarėt kanė qenė tė parėt qė u dhanė pas kėsaj pabesnikėrie”. 3 Me tė dėgjuar tė kėtij lajmi, unė e shqeva petkun tim dhe mantelin, i shkula flokėt e kokės dhe qimet e mjekrrės sime dhe u ula ndenjur i pikėlluar. 4 Tė gjithė ata qė kishin frikė nga fjala e Hyjit tė Izraelit pėr shkak tė kėsaj pabesnikėrie tė atyre qė ishin riatdhesuar, u bashkuan rreth meje. Unė nuk luajta vendit ashtu i trishtuar deri nė flijimin e mbrėmjes. 5 Nė kohėn e flisė sė mbrėmjes, u ngrita nga ajo gjendje mjerimi dhe me petkat e shqyera, rashė nė gjunjė, i shtriva duart drejt Zotit, Hyjit tim, 6 dhe thashė: “Hyji im! Mė vjen turp dhe kam frikė ta sjell fytyrėn time drejt teje, sepse fajėsitė tona dhe veprimet tona tė kėqija janė shumuar pėrmbi kokė dhe mėkatet tona janė grumbulluar e kanė arritur deri nė qiell. 7 Qė nga ditėt e etėrve tanė, mėkatuam rėndė, deri nė ditėn e sotme, dhe pėr shkak tė mėkateve tona qemė tė dorėzuar nė duar tė mbretėrve tokėsorė: ne, mbretėrit, dhe priftėrinjtė tanė ‑ nėn shpatė, nė robėri, tė rrėmbyer, tė poshtėruar dhe tė turpėruar ashtu si ėshtė edhe sot!

8 Por tani, vetėm brenda pak kohe, Zoti, Hyji i ynė u bė i mėshirshėm dhe na e la njė Tepricė dhe na dha strehim nė vendin e vet tė shenjtė, dhe kėshtu Zoti, Hyji ynė, u dha dritė syve tanė dhe pak freskim pas mjerimit dhe robėrisė sonė. 9 Ne jemi skllevėr, por Hyji ynė nuk na la nė skllavėri. Ai ua preku zemrėn mbretėrve tė Persisė pėr tė na dhėnė neve pak fuqi qė tė ndėrtohet Shtėpia e Hyjit, tė rindėrtohen rrėnojat e saja dhe na dha strehim nė Judė dhe nė Jerusalem.

10 Por tani, o Zot, Hyji ynė, ēka mund tė themi, pas tė gjitha kėtyre, hireve? Ne i kemi lėnė urdhėrat e tua, 11 qė na i dhe me anė tė profetėve tė tu, kur the: “Toka tė cilėn ju do ta pronėsoni, ėshtė tokė e papastėr nga papastėrtia e popujve vendas, nga fėlliqėsitė e tyre me tė cilat e kanė mbushur fund e krye. 12 Prandaj mos i jepni bijat tuaja pėr djemtė e tyre as bijat e tyre mos i merrni pėr djemtė tuaj. Mos e dėshironi assesi paqen e tyre as fatin e tyre kurrė e pėr kėtė jetė. Kėshtu do tė bėheni tė fortė e do t’i hani mė tė mirat fryte tė tokės, tė cilėn do ta trashėgojnė pėrgjithmonė djemtė tuaj.’

13 Tani, pas tė gjitha kėtyre vėshtirėsive qė na takuan t’i heqim pėr shkak tė veprave tona tė mbrapshta e pėr shkak tė fajit tonė tė madh ‑ megjithėse ti, o Hyji ynė, na ke ndėshkuar mė pak se sa meritonin fajet tona dhe na shpėtove siē po shohim sot, 14 a thua edhe mė tutje do t’i prishim urdhėrimet e tua dhe do tė lidhim martesa me popujt e kėtyre turpėsive? Vallė, a mos je zemėruar deri nė fund me ne pėr tė na shfarosur qė tė mos ketė shpėtim as pėr kėtė Tepricė tė mbetur? 15 O Zot, Hyji ynė, pėr hir tė butėsisė sate ka shpėtuar kjo Tepricė siē shihet sot: ja, para teje jemi bashkė me fajin tonė! Vėrtet, pėr shkak tė tij s’do tė guxonim tė qėndronim para teje”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Ndėrprerja e martesave me tė huaj