Kapitujt

Nehemia: 1. Thirrja e Nehemisė: misioni i tij nė Judejė

1

1 Fjalėt e Nehemisė, tė birit tė Helkisė. Nė muajin Kasleu tė vitit njėzet, kur unė isha nė qytezėn Suzė, 2 erdhi Hananiu, njė nga vėllezėrit e mi, me disa burra nga Juda. I pyeta pėr judenjtė ‑ pėr Tepricėn e shpėtuar nga shpėrngulja ‑ dhe pėr Jerusalemin. 3 Ata mė thanė “Teprica qė shpėtoi nga shpėrngulja dhe gjenden nė krahinė, janė si ėshtė mė zi nė mjerim e tė poshtėruar. Muret e Jerusalemit janė tė rrėnuara e dyert e tija tė djegura nga zjarri.”

4 Kur i dėgjova kėto fjalė, u ula e qava. Mbajta zi pėr disa ditė: agjėrova e u lutja nė praninė e Hyjit tė qiellit. 5 E thashė:

“Po tė lutem, o Zot, Hyji qiellor, Hyji i fuqishėm, i madhėrueshėm e i tmerrshėm, ti qė e mban bėsėlidhjen dhe s’ua mungon dashurinė atyre qė tė duan e i mbajnė urdhėrimet e tua!

6 Deh, le tė jenė veshėt e tu tė gatshėm e sytė e tu tė hapur pėr ta dėgjuar lutjen e shėrbėtorit tėnd! Po ta drejtoj tani, ditė e natė, pėr bijtė e Izraelit, shėrbėtorėt e tu e po i pranoj mėkatet e bijve tė Izraelit, me tė cilat mėkatuan kundėr teje. Kam mėkatuar edhe unė dhe shtėpia e tim eti. 7 Bėmė si ėshtė mė zi kundėr teje e nuk i mbajtėm urdhėrimet, ligjet e zakonet, qė ia dhe Moisiut, shėrbėtorit tėnd.

8 Tė bie ndėr mend fjala qė si urdhėr ia dhe Moisiut, shėrbėtorit tėnd: ‘Nėse do tė ma shkelni besėn, unė do t’ju tres ndėr popuj paganė; 9 por prapė, nėse do tė ktheheni kah unė, do t’i mbani urdhėrimet e mia e do t’i zbatoni ato, edhe nėse do tė keni pėr tė qenė tė humbur nė skajin e qiellit, edhe prej andej do t’ju bashkoj e do t’ju kthej nė vendin qė e kam zgjedhur pėr tė banuar Emri im.’ 10 Ja, pra, kėta janė shėrbėtorėt e tu e populli yt qė ti i shpėrbleve me fuqinė tėnde tė madhe e me dorėn tėnde tė pushtetshme.

11 Deh, po tė lutem, o Zot, le tė jetė veshi yt i gatshėm ta dėgjojė lutjen e shėrbėtorit tėnd dhe lutjen e shėrbėtorėve tė tu qė dėshirojnė ta kenė frikėn e Emrit tėnd. Deh prija sot tė mbarėn shėrbėtorit tėnd e bėj qė tė gjejė hir para syve tė kėtij njeriu.”

Unė aso kohe isha kuptar i mbretit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Thirrja e Nehemisė: misioni i tij nė Jud...