Kapitujt

Zanafilla: 35. Jakobi nė Betel

35

1 Atėherė Hyji i tha Jakobit: “Ēohu dhe ngjitu nė Betel e bano atje! Ndėrtoje nje lter nė nder tė Hyjit qė t’u dėftua kur ikje prej Ezaut, vėllait tėnd”.

2 Jakobi e bashkoi tėrė familjen e tha: “Flakni hyjnitė e huaja qė i keni me vete dhe pastrohuni! Ndėrroni petkat tuaja! 3 Tė ēohemi e tė ngjitemi nė Betel pėr t’ia ndėrtuar atje njė lter Hyjit qė mė vėshtroi nė ditėt e vėshtirėsisė sime dhe mė shoqėroi nė udhėn time”. 4 Ia dhanė tė gjithė idhujt e huaj qė i kishin dhe vathėt qė i kishin nė veshė tė tyre. Jakobi i futi nė dhe rrėzė Qarrit qė ėshtė afėr qytetit Sikem.

5 Ata u nisėn dhe tmerri i Hyjit i kapi tė gjitha qytetet pėrreth dhe nuk patėn guxim t’i pėrndjekin bijtė e Jakobit. 6 Atėherė Jakobi mbėrriti nė Luzė, qė ėshtė nė dheun e Kanaanit, d. m. th. nė Betel, ai dhe i tėrė populli me tė. 7 Aty e ndėrtoi lterin dhe atė vend e quajti Hyji i Betelit. Sepse kėtu iu duk Hyji, kur ikte nga vėllai i vet. 8 Po nė kėtė kohė vdiq Debora, nanshorja e Rebekės dhe qe varrosur nė rrėzė tė Betelit pranė njė lisi. Ai vend u quajt Qarri i Vajtimit.

9 Hyji iu dėftua edhe njė herė Jakobit pasi u kthye prej Padanaramit, i dha bekimin 10 me kėto fjalė: “Nuk do tė quhesh mė Jakob, por emri yt do tė jetė Izrael”, dhe e quajti Izrael. 11 I tha edhe:

“Unė jam Hyji i gjithėpushtetshėm!

Shumohu dhe shtohu!

Prej teje do tė dalė        

njė popull, njė shumicė popujsh;

mbretėr do tė rrjedhin prej ijėve tė tua!

12 Po edhe tokėn qė ia dhashė

Abrahamit dhe Izakut,

do ta jap ty

dhe farės sate pas teje”.

13 Dhe Hyji prej tij u ngrit lart.

14 Jakobi ndreqi gurngulurin nė vend, ku i pati folur Hyji. Atėherė e njomi me fli njomjeje duke i qitur vaj 15 dhe atė vend e quajti Betel.

Lindja e Beniaminit e vdekja e Rakelės

16 Atėherė ēuan zemėrimiėn nga Beteli. Kishte edhe pak udhė deri tek Efrata, kur Rakela lindi. 17 Pėr shkak tė vėshtirėsisė nė tė lindur filloi tė jetė nė rrezik. Mamia i tha: “Mos ki frikė se edhe kėsaj here ke djalė”! 18 Ndėrsa po i dilte shpirti sepse ishte nė fill tė vdekjes, e quajti djalin e vet Benoni (d. m. th. Djali i dhimbjes sime); kurse i ati e quajti Beniamin (d. m. th. Djali i tė djathtės).

19 Vdiq, pra, Rakela dhe qe varrosur nė udhė qė shpinte nė Efratė, d. m. th. nė Betlehem. 20 Jakobi ngriti njė gurngulur mbi varrin e Rakelės; ky gurngulur i varrit tė Rakelės qėndron deri nė ditėn e sotme.

Zvetėnimi i Rubenit

21 Izraeli u ēua prej andej dhe shkoi e nguli zemėrimiėn pėrtej Magdalederit (d. m. th. Kulla e grigjės). 22 Ndėrkohė qė Izraeli po qėndronte atje, shkoi Rubeni dhe fjeti me Bilhėn, konkubinėn e tė atit. Izraeli e mori vesh.

Dymbėdhjetė bijtė e Jakobit

Jakobi pati dymbėdhjetė djem.

23 Bijtė e Lisė: i parėlinduri Rubeni, pastaj Simoni, Levi, Juda, Isahari dhe Zabuloni.

24 Bijtė e Rakelės: Jozefi e Beniamini.

25 Bijtė e Bilhės, shėrbėtores sė Rakelės: Dani e Neftaliu.

26 Bijtė e Zelfės, shėrbėtores sė Lisė: Gadi e Aseri.

Kėta janė bijtė e Jakobit qė i lindėn nė Padanaram.

Vdekja e Izakut

27 Jakobi shkoi tek i ati, Izaku, qė ishte nė Mambre tė Kariatarbeesė, d. m. th. nė Hebron. Kėtu kishin zemėrimiuar Abrahami dhe Izaku.

28 Izaku i kishte mbushur njėqind e tetėdhjetė vjet. 29 Vdiq dhe iu bashkua tė parėve tė vet, i moshuar dhe i ngarkuar me shėngjergja. E varrosėn tė bijtė Ezau e Jakobi.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jakobi nė Betel