Kapitujt

Nehemia: 9. Riti i shpėrblimit

9

1 Tė njėzetekatėrtėn ditė tė kėtij muaji, bijtė e Izraelit, tė veshur me thasė e me kokė tė pluhurosur, u bashkuan pėr tė agjėruar. 2 Fara e Izraelit u nda nga tė gjithė tė huajt, afroheshin, i rrėfenin mėkatet e veta dhe fajėsinė e etėrve tė vet. 3 Nė kėmbė dhe secili nė vendin e vet, e lexonin Librin e Ligjit tė Zotit, Hyjit tė vet, gjatė njė tė katėrtėn e ditės, kurse gjatė tė katėrtės tjetėr tė ditės, i rrėfenin mėkatet e veta dhe e adhuronin Zotin, Hyjin e vet.

4 Atėherė Jesuai, Baniu, Kadmiheli, Sebania, Buniu, Baniu e Kananiu duke u ngritur nė vendin e caktuar tė levitėve, e thirrėn me zė tė lartė ndihmėn e Zotit, Hyjit tė vet, 5 kurse levitėt Jesuai, Kadmiheli, Baniu, Hasabneja, Serebia, Hodia, Sebania dhe Fetahia thanė:

“Ngrituni, bekojeni Zotin Hyjin tuaj,

prej amshimit e nė jetė tė jetės!

Qoftė bekuar Emri yt i lavdishėm,

i lartėsuar mbi ēdo bekim e lavdi!

6 Ti, ti je Njė i vetėm, o Zot!

Ti e krijove qiellin dhe qiellin e qiejve

dhe mbarė ushtrinė e tyre!

E krijove tokėn dhe gjithēka ėshtė nė tė,

detet e gjithēka ėshtė nė to.

Kėtyre tė gjithave ti u dhe jetė,

edhe ushtritė qiellore ty tė adhurojnė!

7 Ti, o Zot Hyj, e zgjodhe Abramin,

ti e nxore nga Uri i Kaldenjve

dhe ia dhe emrin Abraham!

8 Besnike para teje ti zemrėn ia gjete

dhe me tė besėlidhje lidhe

se do t’ua jepje pasardhėsve tė tij

tokėn e Kananeut, tė Heteut e tė Amorreut,

tė Ferezeut, tė Jebuseut e tė Gergezeut:

dhe fjalėn e mbajte,

sepse je i drejtė!

9 Ti e pe mjerimin e etėrve tanė nė Egjipt

dhe e dėgjove britmėn e tyre pranė Detit tė Kuq!

10 Bėre shenja e mrekulli kundėr faraonit,

kundėr mbarė shėrbėtorėve tė tij e popullit tė atij vendi;

sepse pe me ē’krenari u sollėn kundėr tyre!

Fitove emėr tė mirė qė edhe sot pėrmendet!

11 Para tyre detin dysh e ndave:

pėrmes detit terikut kaluan!

Kurse armiqtė e tyre nė fund i plandose

porsi gurin nė ujėrat e rrėmbyeshme!

12 Me shtyllė reje gjatė ditės u prije,

ndėrsa natėn me shtyllėn e zjarrit

u bėje dritė kah ata udhėtonin!

13 Ti vetė zbrite nė malin Sinai

e prej qiellit me ta fole:

urdhra tė drejta ti u dhe,

Ligj tė sigurt,

porosi dhe urdhra tė shquar.

14 Ua shpalle tė shtunėn tėnde tė shenjtė,

porositė, urdhrat dhe Ligjin ua dhe

me anė tė shėrbėtorit tėnd Moisiut.

15 Nė zinė e tyre bukė nga qielli u dhe,

tė shuajnė etjen ujė nga shkėmbi u nxore.

u urdhėrove ta pronėsojnė tokėn

qė me be ti ua premtove.

16 Por tė parėt tanė krenarisht vepruan,

ngurrėn zverkun, Ligjin nuk ta mbajtėn.

17 Tė dėgjojnė s’deshėn,

i harruan tė mirat qė u bėre,

ngurrėn zverkun, u kėrceu nė kokė

prapė nė skllavėri tė kthehen nė Egjipt.

Por ti je Hyj zemėrdhimbshėm,

shpirtbujar, plot me butėsi,

zemėrgjerė e plot mėshirė

prandaj dorė prej tyre s’hoqe.

18 Madje viēin kur metali e derdhėn

dhe i thanė: “Ja, Hyji yt,

qė tė nxori prej Egjiptit!”

dhe blasfemi bėnė shumė e tė mėdha,

19 e ti pėrsėri me mėshirė tė madhe,

s’i braktise nė shkretėtirė:

shtylla e resė s’u zhduk prej tyre

t’u printe ditėn kah tė udhėtonin,

po as natėn shtylla e zjarrit

dritė t’u bėnte duke ecur.

20 Tė mirin Shpirt qė vjen prej teje

ua dhurove qė t’i mėsojė,

manėn tėnde s’ua mohove,

u dhe ujė etjen ta shuanin.

21 Dyzet vjet nė shkretirė i ushqeve

dhe asgjė nuk u mungoi:

s’u shqyen petkash, kėmbėsh s’u enjtėn!

22 U dorėzove mbretėri e popuj

dhe me short ti ua ndave;

pronė e bėnė tokėn Sehon

edhe tė mbretit Hesebon,

dhe tė Ogut, mbretit tė Basanit.

23 Fėmijėt ua shtove si yjet e qiellit.

Ti i shpure nė atė vend

qė ua premtove etėrve tė tyre

se do tė hyjnė pėr ta pronėsuar.

24 Erdhėn djemtė dhe e pronėsuan tokėn,

ua nėnshtrove kananenjtė, banorėt e vendit,

nė dorė tė tyre i lėshove

mbretėr e popuj paganė,

tė bėjnė me ta sipas dėshirės.

25 Pushtuan qyteza e tokė prodhuese,

pronėsuan shtėpi me tė gjitha tė mirat,

pusa tė ēelur, vreshta, ullishta,

pemė frutore tė panumėrta.

Hėngrėn, u nginė dhe u trashėn

dhe u kėnaqėn nė mirėsinė tėnde tė madhe.

26 Por s’tė dėgjuan, kundėr t’u ēuan,

Ligjin tėnd pas shpinės e hodhėn;

i vrisnin profetėt e tu

qė i mėsonin tė ktheheshin kah ti:

kėshtu ata bėnė blasfemi tė mėdha.

27 Kėndej ti i lėshove nė duar tė armiqve

qė i poshtėruan e i shtypėn.

Por kur ranė ngushtė, klithėn drejt teje,

ti prej qiellit i dėgjove.

Me mirėsinė tėnde tė pakufi

u dėrgove shpėtimtarė,

t’i shpėtojnė prej dorės sė armikut.

28 Tė rėnė nė qetėsi, prapė ia fillonin

tė bėnin tė keqen para teje.

Nė duar tė armiqve ti i lėshoje,

qė i pushtonin e i mundonin.

Kah ti u kthenin e tė lypnin ndihmė,

ti prej qiellit i dėgjoje:

shumė herė me mėshirė tėnde i shpėtove!

29 I qortoje tė kthehen nė Ligjin tėnd:

por krenarė s’ t’i dėgjuan urdhėrimet,

dhe i prishėn pikėrisht ata urdhra

tė cilėt njeriut jetėn ia mbajnė.

Ēuan grushtin kryengritės,

e ngurruan zverkun dhe s’dėgjuan!

30 I durove pėr shumė vjet,

i qortoje me Shpirtin tėnd

nėpėr gojė tė profetėve tė tu,

por ata s’deshėn tė tė dėgjojnė!

Kėndej i lėshove nė duar tė popujve paganė.

31 Me mėshirėn tėnde qė s’ka kufi

nuk i shove as s’i braktise,

sepse je Hyj i mėshirshėm,

e butėsi s’tė ka kufi.

32 E tani, o Hyji ynė,

Zot i madh, i fortė e i tmerrshėm,

qė e mban fjalėn dhe ke mėshirė,

mos e bėj nė asgjė tėrė kėtė mjerim

qė na gjeti ne, mbretėrit dhe prijėsit tanė,

priftėrinjtė e profetėt tanė,

etėrit tanė e mbarė popullin tėnd

nga koha e mbretėrve tė Asirisė e deri mė sot!

33 Ti je i drejtė nė gjithēka qė na ka ndodhur,

sepse veprove me drejtėsi,

kurse ne bėmė padrejtėsi.

34 Mbretėrit tanė as prijėsit tanė,

priftėrinjtė tanė as etėrit tanė,

s’e zbatuan Ligjin tėnd,

kokė nuk ēanė pėr urdhrat tu

pėr qortime qė u bėre.

35 Megjithėse nė mbretėrinė e vet,

nė tė gjitha tė mirat qė u dhe,

nė tokėn e gjerė edhe pjellore

qė ua kishe shtruar pėrpara,

ata ty aspak s’tė shėrbyen,

s’u shmangėn veprave tė kėqija.

36 Ja, edhe ne sot skllevėr jemi,

mu nė atė tokė,

qė ua dhe etėrve tanė

t’i hanė frutat, t’i gėzojnė tė mirat,

pikėrisht nė tė ne jemi skllevėr!

37 Ēka qet toka e marrin mbretėrit

qė na i vure pėr fajin tonė:

bėjnė me ne e me gjėnė tonė

ēka atyre u kėcen nė kokė!

Vaj pėr ne nė ē’mjerim kem’ rėnė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Riti i shpėrblimit