Kapitujt

Ester: 1. Libri i veprave tė Tobitit

1

1 Libri i veprave tė Tobitit, tė birit tė Tobielit, tė birit tė Ananielit, tė birit tė Aduelit, tė birit tė Gabaelit, tė birit tė Rafaelit, tė birit tė Raguelit, nga barku i Asielit, nga fisi i Neftaliut. 2 Nė kohėn e Salmanasarit, mbretit tė Asirisė, qe humbur nė mėrgim nga Tisbja, qė ėshtė nė pjesėn e djathtė tė Kadesit tė Neftaliut, nė Galilenė e Epėrme, pėrmbi Asor, ku pėrendon dielli, nė anėn e majtė tė Fogorit.

I. I HUMBURI

3 Unė Tobiti i kaloja ditėt e mia duke ecur udhėve tė sė vėrtetės dhe tė drejtėsisė. U kam dhėnė shumė lėmoshė vėllezėrve tė mi dhe bashkatdhetarėve tė mi qė kanė qenė tė humbur bashkė me mua nė robėri nė Ninivė, nė dheun e asirėve. 4 Kur ende isha nė dheun tim, nė tokėn e Izraelit, e isha ende i ri, mbarė fisi i Neftaliut, i tė parėve tė mi, u nda nga shtėpia e Davidit, atit tim, e nga Jerusalemi, qyteti i vetėm i zgjedhur nga tė gjitha fiset e Izraelit. Atje ishte vendi i caktuar pėr fli, ishte ndėrtuar Tempulli ku banon Hyji. Atje ishte ndėrtuar dhe i ishte kushtuar flijimit tė tė gjitha fiseve tė Izraelit pėr sa tė jetė jeta e jetės. 5 Tė gjithė vėllezėrit e mi e shtėpia e Neftaliut, babait tim, i flijonte viēit, qė e ndėrtoi Jeroboami, mbreti i Izraelit, nė Dan, nė malėsitė e Galilesė.

6 Shpesh herė unė shkoja vetėm pėr festa nė Jerusalem pėr ta zbatuar ligjin e pėrjetshėm tė shkruar pėr mbarė Izraelin. Me vete merrja frytet e para, tė parėlindurit dhe tė dhjetat e bagėtive tė trasha e tė imėta dhe qethjen e parė tė deleve e i ēoja nė Jerusalem, 7 ua jepja priftėrinjve, bijve tė Aronit, pėr lter. Levitėve qė ishin pėr shėrbesė nė Jerusalem ua jepja tė dhjetėn e grurit, tė verės, tė vajit, tė shegave e tė pemėve tė tjera. Pėr gjashtė vjet e shndėrroja tė dhjetėn e dytė nė para dhe shkoja e i shpenzoja nė Jerusalem ēdo vit. 8 E dhjeta e tretė, pastaj, ishte pėr bonjakė, pėr vejusha dhe pėr ardhacakė qė jetonin bashkė me izraelitėt, ua sillja si dhuratė ēdo tė tretin vit. I hanim ato sipas Ligjit pėrkatės pėr to nė Ligjin e Moisiut dhe sipas porosisė qė ma kishte dhėnė Debora, nėna e tim ati, nėna e Ananielit, babait tonė, sepse baba mė pat vdekur e mė pat lėnė bonjak.

9 Kur u rrita e u bėra burrė, mora pėr grua Anėn, vajzė nga fisi ynė, dhe nga ajo mė lindi djali, tė cilit ia ngjita emrin Tobi.

10 E pasi qeshė humbur nė robėri e erdha ndėr asiras, si rob arrita nė Ninivė. Tė gjithė vėllezėrit e mi si edhe bashkėkombėsit e mi, hanin ushqime paganėsh, 11 kurse unė u ruajta e nuk hėngra. 12 E pasi isha me gjithė zemėr besnik i Hyjit tim, 13 i Tejetlarti bėri qė tė gjej hir e pėlqim para Salmanasarit dhe tė bleja pėr tė gjithēka kishte nevojė. 14 Shkoja tė tregoja nė Medi pėr tė deri sa vdiq. Kėshtu i lashė thasėt me dhjetė talenta argjendi, tė m’i ruante Gabaeli, vėllai i Gabrisė, nė Rages, nė krahinėn e Medisė.

15 Kur vdiq Salmanasari e zėvendėsoi i biri, Senakeribi. Rrugėt e Medisė u mbyllėn dhe unė nuk munda tė shkoja mė atje. 16 Nė kohėn e Salmanasarit u dhashė shumė lėmoshė vėllezėrve tė mi qė ishin tė fisit tim. 17 Bukėn time e ndaja me tė uriturit, petka u jepja tė zhveshurve dhe, kur shihja ndokėnd tė vdekur, tė hedhur pas mureve tė Ninives qė ishte bashkėkombės i im, e varrosja. 18 E, kur mbreti Senakerib e vriste ndokėnd, pasi u kthye duke ikur nga Judeja, nė ditėt e ndėshkimit qė e bėri Mbreti i qiellit pasi kishte bėrė blasfemi ‑ vrau shumė izraelitė me zemėrimin e vet ‑ unė kuformat e tyre i mbėshtillja e i varrosja. Senakeribi i kėrkoi kufomat e nuk i gjeti. 19 Atėherė shkoi dikush nga ninivasit dhe i tregoi mbretit se unė i varrosja. Unė atėherė u fsheha e, kur e mora vesh se mbreti e dinte pėr mua dhe se mė kėrkonin pėr tė mė vrarė, u tremba dhe ika. 20 Atėherė ma morėn tė gjithė pasurinė dhe nuk mė shpėtoi asgjė qė nuk m’u mor pėr thesarin e mbretit, pėrveē Ana, gruaja ime dhe Tobia, djali im. 21 Por nuk patėn kaluar dyzet ditė, edhe atė e vranė dy bijtė e tij dhe ikėn nė malet Ararat. Nė vend tė tij u bė mbret i biri Asarhadoni. Ky e vuri Ahiaharin, djalin e vėllait tim Anaelit, nė krye tė thesarit tė mbretėrisė sė tij dhe ishte drejtor i pėrgjithshėm nė mbarė krahinėn. 22 Atėherė Ahihari ndėr‑ mjetėsoi pėr mua dhe unė munda tė zbres nė Ninivė. Ahihari kishte qenė kuptar i madh, rojės i vulės, qeveritar dhe llogaritar i Sena‑ keribit, mbretit tė Asirisė, edhe Asarhadoni ia la po ato funksione. Ishte prej vėllazėrisė sime, nipi im.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Libri i veprave tė Tobitit