Kapitujt

Ester: 3. Ti je Gjykatėsi i botės

3

1 Me zemėr tė plasur qaja, dėnesja e fillova ta them kėtė lutje duke vajtuar:

2 I drejtė je, o Zot,

e gjitha veprat e tua janė tė drejta.

Tė gjitha udhėt e tua janė hire dhe tė vėrteta,

Ti je Gjykatėsi i botės!

3 Por tani, o Zot,

le tė tė bie ndėr mend pėr mua, mė shiko.

Mos u hakmerr pėr mėkatet e mia

e pėr moskujdesjet e mia,

as pėr ato tė tė parėve tė mi,

me tė cilat mėkatuan para teje!

4 Pse nuk i mbajtėm urdhėrimet e tua,

ti na le nė dorė tė cubave,

nė skllavėri e nė vdekje;

ti na bėre lojė e pėrrallė e pėrbuzje

pėr tė gjitha kombet

ku na shpėrndave!

5 E tani tė drejta janė gjyqet e tua

qė mė ndėshkon pėr fajet e mia

e pėr ato tė tė parėve tė mi,

sepse s’i mbajtėm urdhėrimet e tua,

as s’jetuam besnikėrisht para teje.

6 Edhe tani bėj me mua si tė pėlqen ty,

por denjohu e ma merr jetėn;

mė zhduk nga faqja e dheut

e, dhe mė bėj:

pėr mua ėshtė mė mirė tė vdes se tė rroj.

Qė kur dėgjova prozhmime tė rreme

dhimbė e madhe mė rėndon nė shpirt.

Jep urdhėr, o Zot i lum,

tė ēlirohem nga kjo vėshtirėsi,

mos e kthe faqen prej meje:

mė dėrgo nė banesė tė pėrhershme!

Ėshtė mė mirė pėr mua, o Zot,

tė vdes e tė shkoj

se tė jetoj nė gjithė kėtė mjerim

e t’i dėgjoj tė gjitha kėto fyerje.

III. SARA

7 Po atė ditė ndodhi qė edhe Sara, bija e Raguelit, qė banonte nė Ekbatanė, nė Medi, tė dėgjonte fyerje nga njė shėrbėtore e t’et. 8 Sara kishte qenė martuar pėr shtatė burra me rend tė cilės Asmodeu, njė djall tejet i keq, ia vriste burrat para se ata tė bashkėjetonin me tė si burrė e grua. Shėrbėtorja i tha: “Ti je ajo qė i mbyt burrat e tu! Ja, u martove me shtatė burra dhe asnjėrin prej tyre nuk e gėzove. 9 Pse po na rreh pėr shkak tė burrave tė tu qė kanė vdekur? Shko tek ata dhe kurrė mos pafshim bir as bijė prej teje!” 10 Atė ditė vajza sprovoi dhimbje tė madhe nė shpirt, ia plasi vajit, u ngjit nė dhomėn e sipėrme tė babait tė vet e deshi ta varte veten nė litar. Por zuri vend e mendoi mė thellė: “A mos po bėj ndoshta tė shahet im atė e t’i thonė: ‘S’ke pasur veē njė vajzė tė vetme, pėr dėshirė, edhe ajo t’u var nė litar pse ishte e pafat.’ Kėshtu do ta ēoj nė dhe babain tim plak me zemėr tė plasur. Ėshtė mė mirė pėr mua tė mos varem, por t’i lutem Zotit tė vdes e tė mos dėgjoj mė nė jetėn time kėso fyerjesh.” 11 Aty pėr aty ajo i drejtoi duart kah dritarja, u lut e tha:

“I bekuar je, o Zot, Hyji i mėshirės,

i bekuar ėshtė Emri yt i shenjtė pėr jetė!

Tė gjitha veprat e tua tė bekofshin pėr amshim!

12 E tani unė po e lartėsoj fytyrėn time

e sytė e mi po i drejtoj te ti:

13 Urdhėro tė zhdukem nga toka

e mė tė mos dėgjoj fyerje.

14 Ti e di, o Zot, se jam e pastėr:

kurrnjė mashkull nuk mė ka prekur!

15 S’e ēnderova emrin tim

as atė tė babait tim

nė dheun e mėrgimit tim!

Jam e vetmja bijė e babait,

trashėgues tjetėr ai nuk ka.

Nuk ka vėlla as tjetėr tė afėrm,

pėr tė cilin unė tė ruhem si grua!

Deri Tani shtatė burra humba,

pėr se mė duhet tė jetoj?

Nėse s’tė pėlqen jetėn tė ma marrėsh,

deh, o Zot, kthehu kah unė:

tė mos dėgjoj mė fyerje tė tilla!”

16 Po nė tė njėjtėn kohė lutja e tė dyve qe vėshtruar nė praninė e Lavdisė sė Hyjit 17 dhe qe dėrguar engjėlli Rafael pėr t’i shėruar qė tė dy: pėr t’ia hequr Tobitit tė bardhėt nga sytė qė ta shohė dritėn e Hyjit, e pėr t’ia dhėnė pėr grua Sarėn, bijėn e Raguelit, Tobisė birit tė Tobitit, e pėr ta lidhur djallin tejet tė mbrapshtė, Asmodeun, pasi Tobisė ajo i takonte para tė gjithėve qė deshėn ta marrin pėr grua. Nė atė moment u kthye Tobiti nga oborri nė shtėpinė e vet, edhe Sara zbriti nga dhoma e sipėrme.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Ti je Gjykatėsi i botės