Kapitujt

Ester: 10. Ka vdekur biri im!

10

1 Ndėrkaq Tobiti vazhdimisht i numėronte ditėt qė lypeshin pėr tė shkuar e pėr t’u kthyer djali i tij. E pasi u kryen ditėt e i biri nuk erdhi, 2 mendoi me vete: “Vallė, a do tė jetė ndalur atje mė gjatė? A mos do tė ketė vdekur Gabaeli dhe s’ka kush t’ia kthejė paratė?” 3 E filloi tė bjerė nė mendime. 4 Po edhe gruaja e tij Ana thoshte: “Ka mbaruar im bir e mė nuk ėshtė ndėr tė gjallėt! Pse, pra, po vonon?” Dhe qante dhe e vajtonte tė birin. Thoshte: 5 “E mjera unė, biri im, qė tė lashė tė shkosh, drita e syve tė mi!” 6 Tobiti i jepte zemėr: “Mos, mos ndill zi, motėr! Shėndosh e mirė ėshtė djali ynė, por patjetėr do t’i jetė dashur tė ndalet atje. Po pastaj edhe njeriu qė ėshtė me tė, ėshtė njeri besnik dhe prej vėllezėrve tanė! Mos u dėshpro pėr kėtė punė, o motėr, s’do tė vonojė e do tė vijė!” 7 Por ajo i tha: “Mos mė fol mė! Pse don tė mė gėnjesh? Ka vdekur biri im!” Dhe ēdo ditė dilte e kundronte rrugėn kah kishte shkuar i biri dhe s’shtinte gjė nė gojė. Kur perėndonte dielli, hynte brenda e vajtonte gjithė natėn dhe nuk flinte.

Kur u kryen katėrmbėdhjetė ditėt e dasmės qė Ragueli ishte pėrbetuar t’i bėnte pėr nder tė vajzės sė vet, Tobia u ēua e i tha Raguelit: “Tani mė lejo tė nisem, sepse e di mirė se im atė e ime nėnė nuk besojnė se do tė mė shohin mė. Tani, pra, po tė lutem, o atė, mė lejo tė nisem e tė shkoj tek im atė, se tashmė ta kam shpjeguar gjendjen nė tė cilėn e kam lėnė.” 8 Ragueli i tha Tobisė: “Rri, biri im, rri ende me mua e unė po dėrgoj lajmėtarė tek yt atė Tobiti qė t’i tregojė pėr ty.” 9 Por Tobia ia preu: “Assesi! Por po tė lutem, mė lejo tė nisem qė tani pėr tek im atė.”

10 Ragueli u ngrit dhe ia dorėzoi Tobisė Sarėn, gjysmėn e pasurisė sė vet, shėrbėtorė e shėrbėtore, dele e lopė, gomarė e deve, petka, para e orendi. 11 E la tė shkonte, i uroi udhė tė mbarė e i tha: “Shėndet tė mirė e udhė tė mbarė, biri im! Zoti i qiellit ju priftė pėr sė mbari nė jetė, e mos e thėntė Zoti tė vdes pa i parė fėmijėt tuaj!” 12 Atėherė e pėrqafoi bijėn e vet Sarėn. Asaj i tha: “Bija ime, nderoje vjehrrin tėnd e vjehrrėn tėnde, sepse ata qė tani janė prindėrit e tu, pikėrisht sikurse ne qė tė kemi lindur! Shko nė paqe, bija ime! Ndjesha mirė pėr ty gjatė jetės sime!” E pėrqafoi dhe i la tė nisen.

Kurse Edna i tha Tobisė: “Zoti i qiellit tė ēoftė shėndosh e mirė, bir e vėlla i dashur! Mos e thėntė Zoti tė vdes pa i parė bijtė e tu e tė sime bijė Sarės qė tė gėzohem nė praninė e Zotit. Po ta dorėzoj bijėn time nė roje e mos i sill kurrė gjatė jetės sate hidhėrim! Shko, o bir, nė paqe! Qė tani unė jam nėna jote e Sara motra jote. E bėftė Zoti e tė gjithė e kalofshim krejt jetėn nė lumturi!” I pėrqafoi tė dy e i la tė nisen tė kėnaqur.

13 Tobia u nis nga Ragueli shėndosh e mirė duke e bekuar Zotin e qiellit e tė dheut, Mbretin e gjithėsisė, qė ia kishte drejtuar pėr sė mbari udhėtimin. Atėherė e bekoi Raguelin dhe gruan e tij Ednėn e u tha: “E paēa fatin e mirė t’ju nderoj si prindėrit e mi gjatė krejt jetės suaj!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Ka vdekur biri im!