Kapitujt

Ester: 11. Po shpejtojmė ne tė dy tė shkojmė para gruas sate pėr ta rregulluar shtėpinė

11

1 U nisėn rrugės e arritėn nė Karran qė ėshtė pėrballė Ninivės. 2 Atėherė Rafaeli tha: “Ti e di se nė ē’gjendje e kemi lėnė tėt atė. 3 Po shpejtojmė ne tė dy tė shkojmė para gruas sate pėr ta rregulluar shtėpinė.” 4 Tė dy sė bashku kaluan pėrpara. Rafaeli i tha: “Merre me vete tėmblin e peshkut!” Qeni u nda nga turma dhe e ndiqte Tobinė. 5 Ana kishte dalė jashtė e kundronte udhėn nga do t’i vinte i biri. 6 Dhe ja, e pa se po vinte e i tha atit tė tij: “Ja, po vjen yt bir dhe njeriu qė ishte me tė!”

7 Rafaeli i tha Tobisė para se t’i afrohej t’et: “E di se sytė e tij do tė shėrohen. 8 Zbraze tėmblin e peshkut nė sytė e tij dhe bari do ta heqė lėkurėzėn e tė bardhėtit nga sytė e tij. Yt atė do tė shikojė e do ta shohė dritėn.”

9 Ana vrapoi pėrpara tij, e pėrqafoi tė birin e i tha: “Tė pashė edhe njė herė, o bir! Tani mund edhe tė vdes!” Dhe s’i pushonin lotėt. 10 U ngrit edhe Tobiti e, bjer e ēou, ia doli disi tė dalė nė trinė tė oborrit. Vrik iu afrua Tobia. 11 Nė dorė mbante tėmblin e peshkut, i fryu nė sy, e mori pėr krahut dhe i tha: “Ki besim, babė!” Atėherė ia qiti barin dhe ia mbajti ashtu pėr pak kohė. 12 Pastaj me tė dy duart ia hoqi lėkurėzėn e bardhė nga skajet e syve tė tij. 13 Tobiti e pa djalin e vet, e pėrqafoi, 14 e me lot pėr faqe i tha: “Po tė shoh, biri im, drita e syve tė mi!” Atėherė tha:

“Qoftė bekuar Hyji!

Qoftė bekuar Emri i tij i madh!

Qofshin bekuar tė gjithė engjėjt e tij tė shenjtė

nė shekuj tė shekujve!

15 Njėmend ai mė kishte frushkulluar,

por ja, e shoh tim bir Tobinė!”

Atėherė Tobiti e gruaja e tij hynė nė shtėpi dhe e bekuan plot gėzim e me zė tė lartė Hyjin pėr gjithēka u kishte ndodhur. Atėherė Tobia e njoftoi t’anė se si Zoti Hyj ia kishte pėrfunduar mirė udhėtimin e tij: se i kishte marrė paratė, se e kishte marrė pėr grua tė bijėn e Raguelit, Sarėn, qė s’do tė vononte tė arrinte dhe se duhet tė jetė afėr derės sė Ninivės. U mbushėn gėzim Tobiti e Ana, 16 dhe dolėn ta ndeshin tė renė e vet te dera e Ninivės. Gjindja e Ninivės qė e shihnin Tobitin duke ecur e duke shpejtuar plot fuqi si dikur e pa e marrė askush pėr dore, mbetėn tė habitur. 17 Tobiti e pranonte haptas se Hyji kishte pasur mėshirė pėr tė dhe e bekonte Hyjin me zė tė lartė qė ia kishte shėruar sytė. Pastaj Tobiti e takoi Sarėn, nusen e djalit tė vet, Tobisė, e bekoi e i tha: “Mirė se erdhe, bija ime! Qoftė bekuar Hyji yt qė tė pruri te ne, o bijė! Qoftė bekuar yt atė, qoftė bekuar im bir Tobia! Qofsh bekuar ti, o bijė! Hyr me hije tė mirė nė shtėpinė tėnde nė bekim e nė gėzim, hyr, bija ime!” Gėzim i madh qe atė ditė pėr tė gjithė judenjtė qė ishin nė Ninivė. 18 Erdhėn te Tobia pėr t’u gėzuar sė bashku me tė, erdhėn edhe kushėrinjtė e tij Ahihari e Nadabi. U bė dasmė pėr shtatė ditė me gėzim tė madh dhe u ndanė dhurata tė shumta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Po shpejtojmė ne tė dy tė shkojmė para g...