Kapitujt

Jobi: 5. Cilit shenjt do t’i drejtohesh?

5

1 Thirr, pra, e shih a tė pėrgjigj kush!

Cilit shenjt do t’i drejtohesh?

2 Vėrtet tė marrin e mbyt hidhėrimi,

marroqin smira e vret.

3 Pashė se i marri thellė lėshon rrėnjė,

e mallkova dhe iu shua shtėpia!

4 Bijtė e tij s’do tė pėrparojnė,

nė kuvend tė burrave kush s’i mbron.

5 Tė uriturit ua hanė tė korrat,

vetė Hyji ua heq nga goja,

pasurinė ua pėrpijnė tė etshmit.

6 Pra prej pluhurit s’del fajėsia,

as prej dheut nuk lindin dhimbjet.

7 Por njeriu e pjell tė keqen,

si shpiponja qė kap lartėsinė.

8 Sa pėr mua Zotit do t’iu lutja,

lutjen vet do t’ia drejtoja Hyjit,

9 qė punė tė mėdha e tė pashqyrtueshme,

mrekulli bėn tė pakufi,

10 qė me shi tokės ia lag fytyrėn,

qė i ujit fshatrat me ujė,

11 qė nė lartėsi i ngreh tė pėrvuajturit,

qė i ngrit tė mjerėt nga fatkeqėsia,

12 qė tė paudhėve ua zhduk synimet,

hi i bėn fitmat e tyre,

13 nė dredhi tė vet dinakėt i zė,

ua hedh nė ajėr tė mbrapshtėve shestimet.

14 Ditėn natė ua bėn tė errėt,

dielli pishė ata nuk shohin,

15 Kurse tė mjerin e shpėton,

nga shpata e gojės sė tyre;

skamnorin nga dhunėtari.

16 Ai ėshtė shpresa e tė vobekėtit,

mbrapshtia do ta qepė gojėn!

17 Lum njeriu qė e qorton Hyji!

Qortimin pranoja tė Lumit!

18 Plagos po, por dhe shėron,

godet po, por edhe shėron!

19 Nga gjashtė tė kėqija do tė shpėtojė,

kurse e shtata nuk do tė prekė!

20 Nė uri do tė tė shpėtojė nga vdekja,

edhe nė luftė nga tehu i shpatės.

21 Do tė tė fshehė nga e keqja e gjuhės

e prej cubash s’do tė kesh frikė.

22 Nė shkretim dhe uri do tė qeshėsh,

egėrsirat s’do t’i druash.

23 Me gurėt e arės do tė gjejsh marrėveshje,

me egėrsira do tė jesh nė paqe.

24 Do tė jetė nė paqe tenda jote

kur nė banesėn tėnde tė kthehesh,

nuk do tė ndodhė asnjė e papritur.

25 Do tė shikosh si fara tė shtohet,

djemtė e tu si bari i tokės!

26 Nė varr do tė hysh pas jetės fatlume

porsi gruri kur mirė piqet.

27 Ėshtė e vėrtetė qė s’e lot topi:

dėgjo pra, pėr tė mirėn tėnde”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Cilit shenjt do t’i drejtohesh?