Kapitujt

Jobi: 6. Njeriu i ndrydhur nga vėshtirėsia njeh vetėm mjerimin e vet

6

1 Jobi e mori fjalėn e tha:

2 “Po tė peshohej sėmundja ime,

mjerimi im tė vihej nė peshore!

3 Mė i rėndė do tė ishte se rėra e detit...

prandaj me fjalė edhe e teproj.

4 Shigjetat e tė Gjithėpushtetshmit,

thellė nė mua, nė trup mė janė ngulur,

shpirti im helmin ua thith:

tmerri i Hyjit lufton kundėr meje.

5 A garrit gomari me grazhd plot?

Pėllet, thua, lopa me grazhd plot?

6 Hahet shujta e amėsht, e pakripur

e barishtet e pashije?

7 Ēka oreksi im pėrbuzte

tani ėshtė ushqimi im.

8 Po, tė shkonte nė vend kėrkesa ime,

ēfarė kėrkoj tė ma jepte Hyji!

9 Tė donte Hyji tė mė asgjėsonte,

tė shtrinte dorėn e tė mė copėtonte!

10 Do tė kisha sė paku ngushėllimin,

do tė galdoja nė dhimbje tė mia

qė Shenjtit mohit s’i rashė!

11 Ku e kam forcėn qė tė qėndroj?

Ē’e ardhme mė pret qė i durueshėm tė jem?

12 Forcė shkėmbore ėshtė forca ime?

A thua i bronztė ėshtė mishi im?

13 Nė ēka vetveten mund tė mbėshtes?

Pse a fuqia s’mė ka lėshuar?

14 T’i mohosh mikut ngushėllimin

tė Gjithpushtetshmit frikėn flake.

15 Vėllezėrit mua nė gėnjeshtėr mė lanė

porsi shtratin pėrroi qė shterr:

16 Ia fryn akulli ujėt e turbullt,

shkrihet bora e ai vėrshon;

17 mbaron bora pėrroi shterret,

nga vapa shtrati i thahet!

18 Pėr shkak tė tij lanė turmat rrugėn,

shkretinė marrin, humbin jetėn.

19 Turma e Temės nė tė i ngul sytė,

tė Sabės udhėtarėt nė tė e vunė shpresėn!

20 Sharruan sepse shpresuan,

mbėrrinė tek ai e i mbuloi mjerimi.

21 Tė tillė pėr mua edhe ju sot jeni,

mė patė mjerimin e u kapi frika!

22 A thua ju thashė: Mė ejani nė ndihmė,

mė jepni lėmoshė prej kamjes suaj?

23 Ose: Mė shpėtoni prej dorės sė armikut,

prej dorės sė tė fortit mė nxirrni mua?

24 Mė mėsoni e do tė hesht:

mė tregoni nėse kam gabuar!

25 Pse fshiheni nėn fjalėt tė sė vėrtetės

e asnjėri s’mund tė mė qortojė?

26 Fjalė ujdisni vetėm pėr tė mposhtur,

i merr era fjalėt e tė dėshpėruarit.

27 Suleni mbi bonjakun e varfėr,

mikun tuaj mundoheni ta shkatėrroni.

28 Atėherė ju lutem, kthehuni nga unė,

para jush vet rrena s’do tė pėrdor.

29 Prapa fjalėn! Nė mua faj nuk ka!

Prapa fjalėn: Drejtėsia ėshtė me mua!

30 Nė buzėt e mia a mos ka marrėzirė?

Ēdo mjerim, vallė, s’shijoi qellza ime?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Njeriu i ndrydhur nga vėshtirėsia njeh v...