Kapitujt

Jobi: 9. Drejtėsia hyjnore ėshtė mbi tė drejtėn

9

1 Jobi mori fjalėn e tha:

2 “Vėrtet e di se ashtu ėshtė:

para Hyjit kush mund tė ketė tė drejtė?

3 Nėse me Tė do tė bėjė rragatje

njė nė njė mijė s’mund t’i pėrgjigjė!

4 Nė mend i kthjellėt e nė fuqi i fortė,

e luftoi kush e fitues doli?

5 I shkul malet e ato s’e dinė,

kėndej‑andej me furi i sjell!

6 ērregull tokėn nga vendi e luan,

tranden tė gjithė shtyllakėt e saj.

7 I urdhėron diellit e ai nuk lind,

nėn vulė tė vet yjet i ndryen.

8 Pa ndihmė tė kujt ai e shtrin qiellin,

lirisht ecėn mbi valė tė detit!

9 Ai krijoi Arushė e Orion,

Shenjėzat dhe Yjet e Jugut.

10 Bėn punė tė mėdha e tė pashqyertueshme,

mrekulli qė s’mund tė numėrohen!

11 Vjen tek unė e nuk e shoh,

Mė bie pėrbri e s’e hetoj.

12 Nėse rrėmben, kush e pengon?

Kush t’i thotė: ‘Ē’po bėn?’ guxon?

13 Hyji dalė s’tėrheq zemėrimin:

struken ndihmėsit e Rahabit!

14 Kush jam unė qė t’i pėrgjigjem

e me ē’fjalė t’i kundėrshtoj?

15 Edhe nė tė drejtėn sikur tė isha,

s’do tė pėrgjigjja...

do ta lutja Gjykatėsin tim.

16 Po edhe lutjen tė ma dėgjonte,

s’do tė besoja se mė ka vėshtruar!

17 Me stuhi Ai mė thėrmon,

pa arsye plagėt m’i shumėzon.

18 Paqe shpirtit Ai s’ m’i jep

dhe mė mbulon me athtėsi.

19 Nė kėrkon fuqi Ai ėshtė mė i forti.

Nėse kėrkon drejtėsi ‑ kush nė gjyq e thėrret?

20 Pafajėsinė nėse dua tė kėrkoj,

goja ime do tė mė dėnojė.

Nėse tė pafajshėm veten e qes,

mė vėrteton se jam i keq.

21 I patėmetė sikur unė tė isha,

shpirti im kėtė s’do ta dija,

gjithnjė jetėn do tė pėrbuzja!

22 Gjithnjė unė kėndej pohoj:

e tė pafajshmin edhe tė mbrapshtin

Ai i zhduk...

23 Nėse ndonjė shuplakė papritmas vret,

pėr dėshp’rim tė pafajshmit qeshet.

24 Toka u la nė duar tė mėkatarėve,

gjykatarėve sytė iu mbyllėn!

nėse s’ėshtė Ai, kush atėherė ėshtė?

25 Ditėt e mia mė shpėjt se kasneci

ikėn, shkuan pa parė asnjė tė mirė,

26 kaluan si lundra zunkthi,

si shqiponja fluturim pėr gjah.

27 Nėse them: ‘Do ta harroj ankimin,

nė f’tyrė do tė kthillem, i gėzueshėm do tė bėhem’,

28 tmerri mė kap nga mendimet e mia,

pse e di prapė se s’do tė mė shfajėsosh!

29 Nėse edhe kėshtu fajtor do tė jem,

pse atėherė mė kot unė hoqa keq?

30 Po edhe nėse me ujė bore do tė lahem,

nė qoftė se duart i pastroj me fķ,

31 nė papastėrti edhe mė tė madhe do tė mė zhytėsh,

petku im i qelbėt do tė mė duket!

32 Sepse Ai njeri nuk ėshtė si unė

tė cilit mė duhet t’i jap pėrgjegje,

s’ėshtė njeri me tė cilin dal nė gjyq!

33 S’ka njė tjetėr qė tė na gjykojė tė dyve,

mbi tė dy ta ēojė dorėn e vet,

34 qė prej meje thuprėn e vet tė heqė,

droja e tij mė tė mos mė trembė.

35 Por do tė flas pa kurrfarė frike,

sepse i tillė unė nuk jam nė sytė e mi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Drejtėsia hyjnore ėshtė mbi tė drejtėn