Kapitujt

Jobi: 13. Dėgjojeni ju bisedėn time

13

1 E mori fjalėn Jobi edhe tha:

2 “Njerėz tė tjerė s’paska pėrveē jush,

bashkė me ju do tė mbarojė Urtėsia!

3 Por edhe unė mendtė i kam si ju

e nė asgjė mė i dobėt se ju nuk jam!

Kėto qė i dini, cili nuk i di?

4 Kush pėrqeshet prej mikut si unė,

ta thėrrasė Hyjin ai do ta vėshtrojė,

nė lojė pse vihet patmetėsia e tė drejtit!

5 ‘Mposht fatkeqin ‑ mendon kush ėshtė mirė,

Tė shtyme jepi atij qė kėmbėt i merren!’

6 Qetėsi gėzojnė banesat e cubave,

jeton qetė kush Hyjin po e ngacmon,

sikur Hyjin nė grusht tė vet ta mbante.

7 Egėrsirat pyeti e do tė tė mėsojnė,

shpendėt e qiellit e ata do tė tė tregojnė,

8 fol me tokėn e ajo do tė tė mėsojė,

peshq’t e deti ty do tė kallėzojnė.

9 Ndėr kėta tė gjithė cili s’e di

se tė gjitha i bėri dora e Zotit?

10 Nė dorė tė Zotit jeta e ēdo gjallese,

nė dorė tė tij ėshtė fryma e ēdo njeriu.

11 A thua veshi s’i dalluaka fjalėt

sikur qellza qė shujtėn shijon?

12 A thua dija s’u takuaka pleqve

e urtia njerėzve me moshė tė gjatė?

13 Por nė Tė ėshtė urtia e fuqia,

nė Tė kėshilli edhe mbarė kuptimi.

14 Ēka shkatėrron Ai, kush mund ta ndėrtojė?

Kė Ai kyē, askush s’mund ta lirojė!

15 Nėse e ndal ujin, gjithēka thahet,

nėse e lėshon, gjithēka rroposet.

16 Nė Tė ėshtė forca edhe dija,

njeh gėnjyesin edhe tė gėnjyerin.

17 Ai kėshilluesit lehtė i bėn tė marrė

e gjykatėsve mend ua merr sa ndorja.

18 Mbretėrve ua zhduk ijen

e me teje lehtė ua ngjesh.

19 Zdath priftėrinjtė i vė pėrpara,

nga pushteti poshtė i rrėzon bujarėt.

20 Nė gojė fjalėn gojėmbarėve ua lidh

edhe pleqtė pa urtėsi i lė.

21 Mbi princėr e sjell pėrbuzjen,

brezin trimave ua zhgjesh.

22 Humnerave ua ndrit errėsirėn,

hijen vdekjes nė dritė tė ditės e qet.

23 I rrit popujt e i asgjėson mejėherė,

tė rrėzuarit Ai prapė nė kėmbė i ēon.

24 U merr mendtė princave vendas,

i bėn tė enden shkretėtirės sė paudhė

25 duke prekur si nė terr edhe nė dritė,

i bėn tė enden sikur tė ishin tė dehur!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Dėgjojeni ju bisedėn time