Kapitujt

Jobi: 14. Oh, sikur ju tė dinit tė heshtni

14

1 Tė gjitha kėto qė i pa syri im,

m’i ndjeu veshi, tė gjitha i kuptova.

2 Sa ju dini edhe vet aq di,

nė asnjė gjė s’jam mė i keq se ju.

3 Prapėseprapė me tė Lumin dua tė flas,

dėshiroj me Hyjin tė bėj rragatje,

4 kurse juve do t’jua vėrtetoj,

rrenacakė se jeni e mjekė tė kotė.

5 Oh, sikur ju tė dinit tė heshtni,

kjo do tė ishte pėr ju urtėsi!

6 Pra dėgjojini arsyet e mia,

vėruni vesh arsyeve tė buzėve tė mia.

7 Hyj’n pėr ta mbrojtur a thua gėnjeshtėr do tė thoni?

Nė mbrojtje tė Tij do tė pėrdorni dredhi?

8 Me anėsi do tė silleni ju pėr tė?

Krah mendoni Hyjit nė gjyq t’i mbani?

9 Si do tė ndaheni nėse Ai ju shqyrton?

Si njeriun doni ta mashtroni?

10 Rėndė Ai ju do t’ju ndėshkojė

pėr pajė tė fshehtė qė i mbani Atij.

11 Po a s’ju tremb Madhėria e tij?

S’keni frikė se do t’ju sulet?

12 Pluhur nė erė janė tė gjitha thėniet tuaja,

pancirė balte janė pancirėt tuaj!

13 Heshtni pak! Dua tė flas vetė,

tė dalė ku tė dalė, ėshtė punė pėr mua!

14 Me dhėmbė tė mi pse mishin tim ta ha?

Jetėn time ta shqyej me duar tė mia?

15 Nė dashtė le tė mė vrasė, tjetėr s’dėsh’roj:

sjelljen time para Tij ta mbroj.

16 Ky guxim shpėtimin tim kumton:

sepse i mbrapshti para Tij s’mund tė dalė!

17 Dėgjojeni ju bisedėn time,

vėni vesh shtjellimit tim!

18 Ja: jam gati pėr gjykim!

Mirė e di se i pafaj dal.

19 Kush me mua do tė gjykohet?

Do tė hesht dhe do tė vdes.

20 Por dy gjėra mos m’i bėj

para Teje s’do tė tėrhiqem:

21 flake tej prej meje dorėn,

me tmerr tėndin mos mė tremb!

22 Atėherė mė pyet e do tė tė pėrgjigjem,

o po tė pyes e ti mė pėrgjigj!

23 Sa faje e mėkate bėra?

Kundėrvajtjet m’i trego dhe krimet!

24 Pėrse faqen kėshtu ma fsheh?

Dhe mė merr pėr armik tėndin!

25 Je i ashpėr me gjethe qė merr era,

po e pėrndjek njė kashtėrrojė tė thatė!

26 Sepse mė shkruan tė hidhura ndėshkime,

tė rinisė mėkatet m’i ngarkon,

27 kėmbėt ndėr pranga m’i mbėrthen,

tė gjithė hapat m’i vrojton,

tė gjitha gjurmėt m’i shqyrton.

28 Porsi rrėshiq mė duhet tė mbaroj,

porsi petku qė e bren tenja.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Oh, sikur ju tė dinit tė heshtni