Kapitujt

Jobi: 17. Po ku mė pėr mua ka shpresė?

17

1 Fryma ime u pakua,

ditėt e mia morėn fund,

nuk mė pret tjetėr veēse varri.

2 A s’mė rrethuan kudo pėrqeshjet?

Ē’tė mė shohė syri veē mjerim?

3 Vėr pranė Teje i peng pėr mua!

S’kam kė tjetėr qė t’mė marrė n’dorė.

4 Sepse atyre mendtė ua more,

s’do tė lejosh qė ata tė ngadhnjejnė.

5 Si ai qė shokėve u premton prenė

e fėmijėve tė tij u meken sytė.

6 Mė ke bėrė porsi pėrrallė pėr popull,

si njeri qė mund t’i pėshtyhet nė faqe.

7 Prej trishtimit sytė mė janė errėsuar

e gjymtyrėve s’m’u mbeti veē hija.

8 Pėr kėtė gjė do tė ēuditen tė drejtėt,

kundėr tė mbrapshtit do tė nxehet i miri.

9 I patėmeti tė pastėr do tė ruajė udhėn,

dorėmiri i gjithi do tė forcohet.

10 Mblidhuni tė gjithė e kėtu ejani,

asnjė tė urtė ndėr ju s’do tė gjej!

11 Shkuan ditėt, mė mbaruan synimet,

gjė s’dėsh’ron mė zemra ime.

12 Natėn duan ta kthejnė nė ditė,

dhe pėrsėri pas territ nxiton drita.

13 S’kam shpresė tjetėr veē tė banoj nė Sheol,

nė errėsirė shtratin e kam shtruar.

14 Kalbėsirės unė i thashė: ‘Babė!’

‘Nėnė e motėr’ i thirra krimbat.

15 Po ku mė pėr mua ka shpresė?

Fatin tim kush do ta vėrejė?

16 Gjithēka kam, nė fund tė dheut do tė zbresė,

nė pluhur sė bashku tė gjejmė qetėsi.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Po ku mė pėr mua ka shpresė?