Kapitujt

Zanafilla: 39. Fillimi i sukseseve tė Jozefit nė Egjipt

39

1 Kėshtu, pra, Jozefi qe sjellė nė Egjipt e bleu Putifari, oborrtari i faraonit, kryetari i rojeve, njė egjiptian. Putifari e bleu prej ismaelitėve qė e kishin sjellė. 2 Zoti ishte me tė. Ishte njeri qė ēkado qė vepronte i shkonte mbarė. Banonte nė shtėpinė e zotėrisė sė vet. 3 Zotėria e diktoi krejt mirė se Zoti ishte me tė dhe e shihte se ēkado qė bėnte, Zoti e drejtonte nė dorėn e tij. 4 Jozefi i pėlqeu zotėrisė sė vet dhe ky e bėri kujdestar tė familjes sė vet. Dhe, pasi e vuri kujdestar tė shtėpisė sė vet e, pasi i lėshoi nė dorė tė tij gjithēka kishte, 5 Zoti e bekoi shtėpinė e egjiptianit nė saje tė Jozefit. Bekimi i Zotit ishte nė gjithēka qė kishte, qoftė nė shtėpi, qoftė nė ara. 6 I lėshoi gjithēka nė dorė Jozefit dhe, sa e kishte atė, s’donte tė dijė pėr kurrgjė, pėrveē pėr bukėn qė hante.

Jozefi ishte i bukur dhe shumė i pashėm.

Jozefi dhe ngashėnjyesja

7 Pas kėtyre ngjarjeve, gruaja e zotėrisė sė tij, ia vuri syrin dhe i tha: “Fli me mua”! 8 Ky nuk dėgjoi assesi dhe i tha: “Ti po sheh se imzot mė lėshoi gjithēka nė dorė, nuk kujdeset pėr asgjė nė shtėpinė e vet, 9 askush nė kėtė shtėpi nuk ėshtė mė i madh se unė dhe nuk mė mohon asgjė pėrveē teje, qė je gruaja e tij. Si mund ta bėj atėherė kėtė tė keqe tė madhe dhe tė mėkatoj kundėr Hyjit”? 10 Gruaja pėr ēdo ditė i vihej me fjalė tė tilla djaloshit, por ai nuk pranoi tė mėkatonte.

11 Por, njė ditė, kur Jozefi hyri nė shtėpi pėr tė kryer punėt e veta e askush nuk ishte aty prej shtėpiakėve, 12 ajo ia kapi kindin e petkut tė tij e i tha: “Bjer me mua”! Por, ky, ia la petkun nė dorėn e saj dhe doli jashtė. 13 Kur gruaja pa se e la petkun nė dorėn e saj dhe doli jashtė, 14 i thirri njerėzit e shtėpisė sė vet dhe u tha: “A po shihni! Na solli nė shtėpi njė hebre qė tė luajė me ne! Hyri tek unė pėr tė rėnė mė mua. Por, kur dėgjoi se unė po bėrtas, 15 e lėshoi petkun qė ia kapa, e iku jashtė”. 16 Petkun qė kishte kapur ia tregoi burrit, kur ai u kthye nė shtėpi 17 dhe i tha po ato fjalė: “Tek unė hyri ai shėrbėtori hebre qė e solle tė luajė me mua, 18 por, kur dėgjoi se bėrtita, e la petkun qė ia kapa, e iku jashtė”.

19 Kur zotėria i dėgjoi kėto fjalė tė gruas, “Ja, kėshtu po sillet shėrbėtori yt ndaj meje” u hidhėrua pėr sė tepėrmi 20 dhe e futi Jozefin nė burg, aty, ku mbahen tė burgosurit e mbretit.

Jozefi nė burg

Jozefi ishte nė burg, 21 por edhe aty Zoti ishte me tė. Pati mėshirė pėr tė e bėri qė kryetarit tė burgut t’i pėlqejė. 22 Ky ia lėshoi Jozefit nė dorė tė gjithė tė burgosurit qė gjendeshin nė burg, dhe, ēkado qė duhej tė bėhej aty, ai e bėnte. 23 Kryetari i burgut nuk kujdesej mė pėr asgjė, pėr ato qė Jozefi kishte nė dorė: vėrtet Zoti ishte me tė dhe ai i drejtonte tė gjitha veprat e tija.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Fillimi i sukseseve tė Jozefit nė Egjipt