Kapitujt

Jobi: 18. Hidhėrimi s’ndihmon asgjė kundėr drejtėsisė

18

1 Mori fjalėn Baldad Suhiti edhe tha:

2 “Deri kur me fjalė do tė gjuani?

Mė parė pleqėroni e atėherė do tė flasim!

3 Pėrse mbahemi pėr bagėti?

Dhe na mban pėr kafshė tė ndyra?

4 Ti, or djalė, qė vetes ia bren jetėn

a pėr shkak tėnd do tė shembet bota

dhe qetat vendit do tė luajnė?

5 Po se drita do t’i shqimet tė mbrapshtit,

s’do tė flakojė mė flaka nė vatėr tė tij.

6 Nėn tendė tė tij do tė errėsohet drita,

pėrmbi tė dritėza do tė fiket.

7 Hapi i shpejtė i ngadalėsohet,

nė shestime tė veta do tė pėrplaset.

8 Kėmbėt e tija i ranė nė rrjetė,

ja po ecėn nė lugje i penguar!

9 Laku i fshehur kėmbėt ia zuri,

vjega nyjė rreptė e shtrėngon.

10 Pėr kėmbė gracka nė tokė i ėshtė fshehur,

nė shteg t’kalimit kurthi e pret.

11 Nga ēdo anė e frikėson droja,

gjurmė pas gjurme e pėrcjell.

12 Nga uria i humb fuqia,

murtaja i rri pėrbri

13 e ia bren pjesėt e lėkurės,

i ha gjymtyrėt djali i parė i vdekjes.

14 E nxjerrin nga ēadra e tij,

pėr ta shpėnė te Mbreti i Tmerrit.

15 Banon nė tendėn qė s’ėshtė mė e tija,

banesa me sulfur i stėrpiket.

16 Poshtė kalben rrėnjėt e tija,

e pėrsipėr gemat e tij thahen.

17 Kujtimi i tij zhduket nga toka,

nė logje emri s’i pėrmendet.

18 Nga drita nė errėsirė e dėbojnė,

e tresin nga rrethi i tokės.

19 Bir as bijė nė popull s’do tė ketė,

dera e tij me ferrė do tė mbyllet.

20 Emnesė fundi i tij pėr tė sprapmit,

lemeri do tė jetė pėr tė parėt.

21 Ja, i tillė ėshtė fati i mėkatarit,

e tillė dera qė Hyjin s’e njeh”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Hidhėrimi s’ndihmon asgjė kundėr drejtės...